Komenti

Arberie Demaci: Faqja e galme

(Projektit ultrashovinist per zhberjen e qenies shqiptare ne Kosoven e Shqiperise po i vjen ne ndihme edhe religjioni i instrumentalizuar nga qarqe, qeveri e vende me “pretendime” ndaj Kosoves shqiptare (me vise). Identiteti i popullit shqiptar ne Kosove eshte me themele qe kurre nuk i tundi shovinizmi serb e jugoserb dhe nuk do t’i tund as “feja” dhe kleri i saj mercenare dhe qendra qe i financon e drejton… Por, inteligjencia shqiptare, media, shkolla shqipe dhe, sidomos institucionet shteterore te Kosoves duhet te bejne punen e tyre per ruajtjen dhe mbrojtjen e identitetit gjuhesor, kulturor e kobetar shqiptar ne kete hapesire qe nder shekuj fliste dhe jetonte shqip… Edhe kleri qe nuk e ka humbur ndjenjen kombetare shqiptare dhe qe nuk eshte blere nga qendra e qeveri te huaja antishqiptare duhet te angazhohet hapur dhe pa frike per gjuhen, kulturen dhe traditen shqiptare. Nuk mund te jete besimtar i Zotit dhe fetar ai qe mohon gjuhen dhe kombin e tij. Xh. Gj.)

Koheve te fundit me ka rastis te shoh afishe mortore me mbishkrime arabe ose edhe ato me ylle e hane (simbole qe nuk jane fetare por jane simbole kombetare turke) dhe cka eshte me interesantja emrat i kane shqip. Pse duhet te indentifikohemi me fe apo me nje komb te huaj kur ne kemi identitetin tone kombetare! Asnje turk nuk kam has te thote se jam muslim, por thote jam turk dhe me shume krenari, asnje arab nuk thote se jam muslim por thote jam arab me mburrje. Jemi shqiptare dhe kemi qene shqiptare para ekzistimit te feve. Shume pushtuese u munduan te na asimilojne dhe asnjeri prej tyre nuk arriti ta bej, kurse sot me dije apo pa dije, me vetedije apo pa vetedije po shkrihemi ne turq e arabe!