Kulturë\Letërsi

Arben Duka: Protesta e ujkut SALI

PROTESTA E UJKUT ….
SALI
Doli ujku nëpër sheshe,
Doli ulëriu,
Jo mor jo, nuk ishte ujku,
Ishte xha Saliu!
Doli ujku nëpër sheshe,
Prapë qenka tërbuar,
As zakonin, as lëkurën,
Nuk e ka ndërruar!
Ka ndryshuar pakëz lukun,
Po sqimën s’e humbi,
Ka ngjitur mbi trup të tij,
Lëkurë antiplumbi!
Eh kjo shtojcë në garderobë,
e ka një kuptim,
Sepse plumbi i “belxhikut”,
Nuk të bën për trim!
Ta kuptoj o ujk i dashur,
Përkujdesjen tënde,
Thonë zullumin e ke trashur,
Dhe ke bërë shumë dëme!
Po ti kurrë s’e lë në mes,
Rrugën që ke nisur,
Mos u tremb se s’ka mes nesh,
Asnjë kokë krisur!
Doli ujku nëpër sheshe,
Domethënë në ring,
Ulërimat nuk i rresht ,
Sikur merr doping
Doli ujku nëpër sheshe,
Det e kijamet,
Me të njëjtën ulërimë,
Njëzet e dy vjet!
Për një gjë ti vlen vërtet,
O xhaxha Sali,
I thotë nëna kalamanit:
“Hesht se vjen Ai!”
Te kjo pikë nuk do shumë mënd,
Që ti na vlen shumë,
Me ty trembim kalamaqtë,
Dhe i vëmë në gjumë!
Doli ujku nëpër sheshet,
E Atdheut tim,
Me gogolin që tremb njerzit,
U bë sinonim!
Se ai nuk do t’ja dijë,
Prej lodhjes dhe mundit,
Kjo dalje me ulërimë,
Le të jetë e fundit!
Dashtë zoti sa më shpejt,
Të na vij ky fat,
Dhe nga sytë, dhe nga veshët,
Të biem rehat!
Arben Duka