Kulturë\Letërsi

Arben Duka: poezi për ENVERIN

 

Bëri debat me qytetarin për Enverin, poeti i shkruan Ramës: “Sot e shani, po Ti me Saliun, Metën e Lulzimin jeni nga dyert e fukarenjve që ai i bëri njerëz”

Botuar në DITA

 

Shqipja është mësuar,

veç me një Lider,

kjo mbeti nga koha,

e shokut Enver!

 

Që nga ajo kohë,

kjo gjë ne na mbeti,

por ai Enveri,

ishte Burrë Shteti!

 

Vend analfabet,

Enver, këtu gjete,

Akademi ngrite,

dhe Universitete!

 

Njerëzit i verbonte,

Kandili në male,

kur ike, le pas

plot hidrocentrale!

 

Kënetë e malarje,

na zuri çlirimi,

po u bë rekord,

gjithë bonifikimi!

 

Thoni sot ç’të doni,

ju për atë burrë,

Por sa ish ai,

s’u përmbytëm kurrë!

 

Ti që ke jetuar

atë kohë si unë,

Kishe garantuar,

shtëpi edhe punë!

 

Me dhjetra miniera,

vetëm për pak vjet,

ku kish një minierë,

ngrihej një qytet!

 

Ti që nuk ke qenë,

nuk ke si ta dish,

popullsi e shqipes,

u rrit me pesë fish!

 

Shifrat janë kokëforta,

Nuk kam ç’të shtoj më,

ca të marrë po thonë:

“Gjenocid u bë!”

 

Ka akoma vemje,

që përpjetë vërviten,

ku ka gjenocid,

popullsitë nuk rriten

 

Ai shtet ka qenë,

Shtet për fukarenjtë,

Dhe nga ajo shtresë,

janë sot të “mëdhenjtë”!

 

Nga vjen Berish, Basha

Rama edhe Meta?

nga shtëpitë e varfra,

që u ndriti jeta!

 

Në gen mosmirënjohjen,

sot burrecat kanë,

Po Salën nga malet

e prunë në Tiranë

 

Të mitur e mori

shteti në dorëzim,

i dha socializmi,

strehë dhe edukim!

 

Flasim për arsimin?

Veç lavde do kemi,

falas more falas

qe i gjithë sistemi!

 

Kështu mjekësia,

që të gjithë e dinë,

falas more falas,

në gjithë Shqipërinë!

 

Gjuha le t’i thahet,

kujt gënjen, o Zot,

Shihni si shkollohen,

bijtë tanë sot !!

 

Domosdo nuk kishim,

para nëpër duar,

sepse në shumë fusha,

ishin investuar!

 

U ngritën fabrika,

edhe kombinate,

dhe duhej valutë,

jo presh e domate!

 

Metër hekurudhë,

nuk kishte ky shtet,

Me rrugë të çelikta,

u lidh çdo qytet!

 

Siguri e jetës,

absolute ishte,

rrënjët policia,

në popull i kishte!

 

Drogë dhe prostituta,

s’njihte Shqipëria,

i kemi peshqeshe,

nga “demokracia”!

 

Bëri shtet Enveri,

doni-apo s’doni,

as si emër s’njihej,

Këtu korrupsioni!

 

Shteti mbante mprehur,

Edhe jataganin,

ushtria shqiptare,

tromakste Ballkanin!

 

Veç me Enver Hoxhën,

u bë Shqipëria!

s’lejohej me ligj

borxhi dhe kredia!

 

Sot ka shkuar puna,

medet e medet,

në borxhe, kredira,

është mbytur ky shtet!

 

Shitjen e Atdheut,

asgjë s’e pengon,

strategjikë-sektorët,

gjithë me koncesion!

 

Më thoni si bëhet,

Nëna Shqipëri,

kur me kohë është kthyer,

në një Koloni?!

Postimet e fundit !