Vështrim/Analizë

Arban Bislimi: Pjesëtar ushtrie nuk është vetëm ushtari i këmbsorisë

PJESËTAR USHTRIE NUK ËSHTË VETËM USHTARI I KËMBËSORISË!
Shpend Ahmeti na njofton të ketë kryer një regjistrim të veteranëve pas Luftës tonë Çlirimtare me IOM – in për të përgatitur çarmatosjen e UÇK-së a diçka ashtu (se qysh arrin te përfundimi i numrit të veteranëve, duke u nisur nga numri i të çarmatosurëve të këmbësorisë që ka ndodhur pasi krejt ushtarët të kenë shkuar nëpër shtëpia nuk e kuptoj?) … Edhe nuk i paskan dalur më shumë se 13000 nga hulumtimet e kryera në terren përkundër ekspertizës së tij në punët ushtarake dhe të operativës së luftërave nacionalçlirimtare dhe atyre konvencionale ndërshtetërore!
Sikur Shpend Ahmeti dhe ata tjerët, që dalin me të tilla deklarata amatoreske, të nisin të bëjnë një “regjistrim të policëve” apo ushtarëve të FSK-së sot po na e reduktojkan listën e pagave të tyre për mijëra veta dhe kursejkan miliona nga buxheti i Kosovës! Ekspertët tanë disa ushtrive të mëdha si ajo amerikane po ua kursejkan edhe me miliarda dollarë (sigurisht jo pa i nxjerr jashtë funksionit ato ushtri, mbase mbajtja e pushkës është vetëm maja e ajsbergut të një ushtrie)!
Pika nevralgjike e çdo ushtrie në çdo kohë dhe në çdo vend është logjistika dhe furnizimi (që aktualisht në Ukrainë janë shënjestra prioritare). Pa harruar edhe inxhinierin civile dhe ushtarake (ata që ndërtojnē kampet, urat, bunkerët, etj). Edhe Zjarrfiksit janë “ushtarë”nën ombrellen e Ministrisë së mbrojtjes në një pjesë të mirë të vendeve!
Një pikë tjetër, ndoshta edhe më kritike (për ne dikur) është financimi dhe mbledhja e fondeve (veçanërisht në luftërat guerile) mbase problemi i luftës éshtë se kërkon mobilizim të madh të fondeve dhe aty që ndron thembra ruse e Akilit në luftën Ukrainase, si shembull.
Tjetër pikë jo më pak kritike që nga fillimi i shekullit XX është “Mobilizimi dhe propagandimi”, ku çdo ushtri ka edhe kameraman për të gjiruar nga vijat e para të frontit filma e reportazhe propagandistike, shkruan shkrime, shpërndarë trakte, revista, ka njësitë për të gjetur, prodhuar, shpërndarë informacion, kundërinformacion, etj. Edhe kétë fushë lufta në Ukrainë e dëshmon si më të rëndësishme se kurrë mbase luftën duhet fituar edhe “moralisht”para opinionit Kombëtar dhe ndërkombëtar dhe duhet “bindur ” armikun” se e ka luftën e humbur para se ta kthesh fitoren në realitet. Për shembull, serbët në Kosovë në vitet 90-ta kishin njerëzit e vet nē politik, por edhe në çdo Odë; propagandues të tyre që trombetonin se “ndaj Serbisë nuk mund të qendrojmë as 24 orë”, etj. Edhe LPK/UÇK kishte njerëzit e vet që propagandonin për luftën e armatosur dhe fitoren e sigurt té saj dhe udhëheqnin punët e propagandës e mobilizimit, logjistikës, financimit, xhenios ushtarake e civile, etj, etj.
Prandaj, nëse atyre 13000 ua shtojmë ata 12000 që kishin ardhur vetëm nga diaspora gjatë bombardimeve, nëse ua shtojmë edhe ushtarët e FARKUT (që u vendosen në listat e veteranëve), edhe ushtarët e UÇPMB-së dhe UÇK (Kombëtare) por edhe ata që kontribuan në së paku ato departamentet e lartshënuar; dalin aq veteranë sa janë pranuar…
Tjetër është edhe ajo se veteranët e UÇK-së, meritat e tyre, etj, nuk u takon t’i diskutojnë ca kategori nga soji i atyre që nuk kanë kontribuar në atë drejtim; nga soji i atyre që kanë punuar deri në momentin e fundit me sistemin pushtues; e më në fund nga soji i atyre përfituesve të luftës që 1 litër vaj e kanë shit me dhjetra marka në kohën e luftës, duke u pasuruar mbi kurrizin e asaj tragjedie njerëzore të paparë…
Prandaj, kush nuk merr erë nga organizimi ushtarak dhe mbarëvajtja e një lufte qoftë klasike, qoftë asimetrike (guerile); është mirë mos me na prish humorin me opinione bajate e vlerësime se kush është veteran i mirë e kush veteran i keq. E dijnë veteranët e organizatave përkatëse kush është e kush nuk është veteran, kush ka kontribuar në fushat përkatëse të mobilizimit mbarëkombëtar, madje edhe kush e ka shit litrën e vajit dhjetëra marka e dijnë!
Këta tjerët duhet t’u thonë thjesht: “Respekt e puna e mbarë”!
Dhe mos harroni!
Në Amerikë mundet gjithsecili ta shaj shkencëtarin dhe intelektualin, por askush nuk lejohet të flas me përbuzje apo mungesë konsiderate demonstrative për veteranin. Shkencëtarin dhe të shkëlqyeshmin e cilësdo fushe Amerika e merr edhe nga India, nga Afrika, nga Kosova apo nga kudo që të vij ai që i hyn në punë dikujt në Amerikë apo vendit. Por, për Amerikë i gatshëm të vdesë është vetëm Amerikani i vërtetë pavarësisht ngjyrës, fejës, etj; Ai është veterani dhe familja e tij!
Nga ky këndvéshtrim mund të nisim një pastrim tjetër të listave, i cili nuk është bërë asnjëher pas lufte në Kosovë (Franca i kishte “pastruar” mbi 9000 në ditët që pasuan luftën e fundit nacionalçlirimtare). Ai pastrimi i “Qytetarëve të rrejshëm”, numri i të cilëve nuk është më i vogël se ai i të pretenduarëve “veteranë té rrejshëm”. A duhet lejuar Shtetësinë atij që ka bashkëpunuar me regjimin okupues kundër popullit të tij? A meriton të jetë në mesin e qytetarëve, ai që ka keqpérdorur periudhën e okupimit dhe luftën për të bërë fitime të pista tregtare, përvetésime, etj?