Mërgata shqiptare është në gjendje t’i ofrojë Repubikës së Shqipërisë, Repubikës së Kosovës dhe Repubikës së Maqedonisë ambasador e konzuj shumë të vyer, që do ta kryenin punën, shumë më mirë se sa këta të tanishmit, të emruar e ardhur nga Atdheu. Pse? Mërgata ka njerëz të shkolluar, ngritur dhe maksimalisht të integruar në secilin shtet të botës, ku ka nevojë për ambasada e konzullata shqiptare. Pranimi dhe zbatimi i kësaj ideje do ta kursente dukshëm buxhetin e Atdheut sepse nuk do të kishte nevojë fare ta paguante banimin e këtyre njerëzve të mërgatës. Edhe shumë shpenzime tjera do të kurseheshin në favor të buxhetit të Atdheut. Jam i sigurtë që shumë mërgimtarë janë në gjendje edhe falas t’i ofrojnë shërbime të tilla Shqipërisë Etnike. Mjafton shpresa dhe furnizimi shpirtëror se punët do të shkojnë mirë në Atdhe tani e tutje. Objektet zyrtare të ambasadave e konzullatave të Shqipërisë (R. e Shqipërisë, R. e Kosovës dhe R. e Maqedonisë) do të duhej të kishin adresë të përbashkët kudo, në funksion të integrimit gjithëkombëtar dhe kursimit.
add a comment