Shqipëria/Aktualitet

Ambasada gjermane lavdëron Republikën e Shqipërisë për drejtimin e suksesshëm të OSBE-së

TIRANË: Ambasada gjermane në Tiranë ka lavdëruar sot shtetin tonë për drejtimin me sukses të OSBE-së me stafin e saj në Tiranë dhe në Vjenë. “Shqipëria, në kohë jashtëzakonisht të vështira, ka bërë një punë shumë të mirë me stafin e saj në Tiranë dhe Vjenë”, ka deklaruar Ambasada e Gjermanisë në Tiranë . “Falënderimet dhe urimet tona të sinqerta për drejtimin dhe kryesimin e suksesshëm shqiptar të OSBE-së gjatë vitit 2020”, thuhet më tej në deklaratën e Ambasadës gjermane. Edhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Masi, falënderoi Presidencën shqiptare për punën e palodhshme dhe foli për rëndësinë që ka OSBE-ja për paqen dhe sigurinë në botë. “Ne duam një OSBE të fortë, e cila është në gjendje të veprojë. Unë i përgëzoj përzemërsisht kandidatët e suksesshëm, midis tyre edhe zonjën Helga Schmid, për emërimin e tyre! Ne, do t’ju mbështesim në punën tuaj kudo që të mundemi”, përfundoi ai.
Ermal Bislimi