Vështrim/Analizë

Ali Jaupi: Degjenerimi i lirisë, flamurit, luftës për pavarësi e bashkim kombëtar

DEGJENERIMI…..
I LIRISË, FLAMURIT, LUFTËS PËR PAVARËSI,ÇLIRIM.
Egoizmi patriotik i kohës sonë. Ku po shkojmë?
Gjuha, Liria,Traditat ,Zakonet,Simbolet kombëtare në rrezik.
E vëzhgoj atdheun tim nga larg…
Nuk ka asgjë më të ëmbël se atdheu, tha Odiseu. -Nisë kështu lavdërimi për atdheun siç thoshte Lukiani… Atdheu është vendlindja dhe vendi ku është kombi. Atdhe janë: prindërit sëpari, vëllazër e motra në familje, pastaj të afërmit e miqt, e fqinjët, e shokët e dashamirët, e tutje gjithë kombi, që ka një gjuhë të përbashkët dhe një mbijetesë gjithmonë. Atdheu merr kuptimin me vegjëlinë dhe koha e fillimit të jetës dhe rinia e hershme janë vendimtare për dashurinë e gjithmonshme për të. Atdheu është gjuha e nënës dhe të dashurve tjerë të familjes e kombit. Rrugët që ecë njeriu në vendlindje që nga vegjëlia janë rrugë të kuptueshme, që mësohen dhe që nuk harrohen dhe se kudo e kahdo nëpër botë poqese shkon, do të mësojë të gjej rrugët, sepse këtë mësim e merr që në vegjëli në vendlindje brenda atdheut. Dielli e hëna e yjet sëpari shihen e shikohen në vendlindje brenda atdheut. Gjithçka që bën jetën që nga lindja është pjesë e atdheut. Edhe fëmija i posalindur me vajin dhe buzëqeshjen, kur s’ia ndan sytë syve të nënës dhe që me këtë mbushet jetë të re, të gjitha këto i ka të atdheut.
Atdhe ka vetëm një dhe nuk mund të bëhet një i dytë. Romakët thonin “Ubi bene –ibi patria” -ku e ke mirë, aty është atdheu, sipas Ciceronit. Nuk tha siç e la ose nuk e la siç tha, por me rrotull kuptimi des të përjetësojë atdheun, sepse “mirë e ke vetëm në atdhe”, mendoi ai. Folja për të qenë në gjuhën romake binte në fund të fjalisë dhe për këtë konstrukti i fjalisë për kuptimin ishte paksa ndryshe nga të folmet e tanishme.
Atdheu kështu pastaj ka vendlindjen dhe vendlindja është në atdhe. Janë njësoj por vendlindja ia kalon atdheut. Kështu një i mërguar kur hyn në kufi të atdheut gëzohet sa gëzohet, porse kur arrin në vendlindje, gëzimi i tij arrin tek kulmin. Mund të jetojmë edhe brenda atdheut në ndonjë vend tjetër dhe krejt është në rregull për të gjitha, porse nuk mund të jetë njësoj sikur në vendlindje. Vendlindja kështu është sikur atdheu nga larg, por nga brenda dallon sepse është vendi ynë i jetesës, strehës dhe gjallërimit, -që do të thotë se atdheu është shtëpia jonë. Vendlindja është çmimi i atdheut dhe atdheu pa vendlindje nuk mundet. Pastaj atdheu është vendi i vendlindjeve të të gjithëve njerëzve të një kombi. Edhe armiku ynë nëse lindet nëmes nesh, vendlindjen nuk do ta ndërrojë me asgjë në botë, por edhe vendi ynë i atdheut do të jetë atdhe edhe për të, mirëpo armiqësia vjen nga lakmia e punët tjera të liga.
Çdo njeri me lindje mbrumet me kënaqësinë e jetës në atdhe dhe gjithçka që mëson, e bën në atdhe, nga vendlindja e tutje. Shpirti i njeriut mësohet me fizikun e vendlindjes dhe jetës së përbashkët dhe qenia njerëzore ka kuptim jete përmes jetës kësaj në vendlindje, që është një kënd i atdheut. Jetën tjetër, në se ka sigurisht, siç thotë Shkrimi i Shenjtë, nuk di si ta përshkruaj, pasise jeta ka kuptim vetëm kështu, në tërësinë e natyrshme?!
Atdheu është i mjaftueshëm dhe njësoj për të gjithë njerëzit. Nuk ka atdhe të vogël a të madh dhe kurrë kush nuk e mendon këtë për atdheun sepse dashuria për atdhe është kënaqësi e mjaftueshme e njeriut. Kur është në atdhe e në vendlindje njeriu nuk ia kujton çmimin dhe nuk mendon dhe kjo është e kuptueshme. Ata që shkuan nëpër botë dhe mbetën andej për kohë të gjatë a për tërë jetën, e kuptuan çka është atdheu e vendlindja. Gjenerata e parë e mërgimtarëve që nuk mund të kthehen, zakonisht vdesin para kohe nga malli për atdheun. Pasardhësit e tyre nuk e kanë më në zemër atdheun sikur prindërit e tyre dhe pasi linden në vend të huaj, ai vend i huaj bëhet vendlindje e tyre. Mërgimtarët edhe krejt botën po ta bënin të veten vuajnë gjithmonë për atdheun e vendlindjen dhe kurrë nuk mund ta shuajnë dhëmbjen për atdhe. Edhe kur fitojnë shtetësinë në vend të huaj kurrë nuk rrafshohen në zemër, sepse vendin e atdheut e vendlindjes në zemër nuk e zen asnjë vend tjetër në botë. Kjo do të thotë se atdheu është në zemër të atyre që u lindën në të. Kur një i tillë shkon jashtë atdheut në botë dhe atje i lindin fëmijë, ata fëmijë do të kenë vendlindje atë vend dhe me këtë tregimi për atdheun vlen vetëm për mërgimtarin, por jo edhe për fëmijtë e tij të lindur në dhe të huaj dhe anise dheu e vendi i huaj edhe fëmijtë e tij nuk i pranon, ata –fëmijtë këtë nuk do ta kuptojnë, sepse tutje për ta vendlindje do të jetë vendi ku linden dhe zemra e tyre do të lidhet për atë vend. Tani është lehtë të shkohet e vihet dhe mërgimtarët i sjellin fëmijtë në vendlindje të veten dhe i mësojnë me të, mirëpo ata fëmijë të tyre të lindur në dhe të huaj nuk kanë dashuri më sikur të prindërve të tyre dhe se atdheu i prindërve të tyre nuk është më edhe i tyre! Eh, kjo është!
Atdheu është ai që është -dhe dashuria për atdheun nuk lejon që të krahasohet me vende tjera të botës. Bota ka çka s’ka, por atdheu është atdhe. Qytetet metropola dhe malli e pasuria përrallore nuk kanë peshë në dashurinë për atdheun. Një mërgimtar që jeton larg atdheut, nëmes rrokaqiejve e gjigantëve, struket dhe në strukje me dhëmbje mendtë i mban tek atdheu e vendlindja, dhe vuan, qoftë edhe nëmes pasurisë përrallore! Dhe mund të merr shpërblime nga të huajtë, tituj e grada, e lëvdata, e të jetë i adhuruar prej njerëzve me të cilët jeton, porse të gjitha janë të kota në krahasim me atdheun. Dhe të mirat pa kufi mund t’ia bëjnë njerëzit e huaj atje me të cilët jeton, dhe të bëhet hero dikush për jetën e tij, por prapë se prapë, gjithë këto nuk arrijnë dot dashurinë e atdheut dhe nuk ia heqin mallin e vendlindjes. Dhe gjitha këto bëhen në gjuhë të huaj që nuk e pranon dot zemra, sepse zemra e kërkon gjuhën e nënës dhe të vendlindjes.
Nuk u tha kot se nderi e respekti janë nëmes njerëzve tu. Gjergj Kastrioti kur arriti në Krujë, qau nga gëzimi, sepse Kruja ishte vendlindja e tij dhe kurrë nuk tutje përmendi të mirat pakufi të Stambollit!…Pas luftës së fundit gjithë populli i dalur jashtë kosovës, u kthy pëpr tri ditë me furi marramendëse, sepse ishte dashuria për atdheun ajo që i tërhiqte zemrat e tyre dhe i mbushte me gëzim lirie!…
Ka edhe do gjëra që bëjnë atdheun. Kështu vendlindja me atdheun për të qenë në dritën e vërtetë kanë për kusht edhe një gjuhë të përbashkët të njerëzve brenda atdheut. Njerëz me gjuhë të përbashkët të njëjtë bëjnë një popull e më tutje një komb. Gjuha është kombi vetë dhe se me ndërrimin e gjuhës, ndërron edhe kombi. Ne kemi miliona shqiptarë nëpër botë, por që kot është më kjo punë, sepse ata në të vërtetë nuk janë më, sepse “ara e huaj nuk mbillet”. Atdheu ka për kusht një komb me një gjuhë dhe një kulturë të përbashkët të njerëzve që qëndrojnë brenda atdheut. Atdheu ka mandej kufinjtë, po ka edhe pronat publike e private dhe njerëzit lidhen në marëdhënie pronësore në të drejta e detyrime. Për të qenë puna në rregull me atdheun duhet që, që nga vendlindja për secilin brenda atdheun të ketë mbrojtje të pronave dhe të interesave. Kështu këto marrëdhënie krijojnë një Zonë Interesi të përbashkët mes njerëzve që bëjnë një komb. Nëse nuk është kështu brenda një kombi, atëherë ndodhë për fat të keq, siç edhe po na ndodhë, që një pjesë e kombit është e ndarë dhe shkon me një komb tjetër, qoftë edhe armik. Kështu për këtë bashkëkombasit tanë në Shqipërinë Londineze si të them kanë një ekonomi të përbashkët të mbrojtur dhe kanë Zonë Interesi sado –kudo të mbrojtur dhe të përkrahur nëmes vete në konkurencat e fqinjëve, për më tepër kur qëllojnë armiq.
Tutje atdheu është në dritë të vërtetë kur në të ka liri për njerëzit e atdheut të tillë. Ne kur flasim për atdheun mendojmë për atdheun tonë dhe nuk përfshijmë atdhetë e të tjerëve. Në atdhe duhet të ketë liri që të mund të jetohet e punohet, që njerëzit të jenë të siguruar për tu marrë me gjithë mundin që sjell jeta për secilin. Në robëri nuk ka liri për këto dhe një komb në sundim të huaj është i ndalur, i shterrur dhe në agoni deri në zhdukje. Për këtë luftëtarët për lirinë e atdheut ishin dhe janë e do të jenë gjithnjë njerëzit më të lartë. Një luftëtar lirie për atdhe, që bën kombin dhe tokën brenda, është më i lartë se edhe profetët dhe njerëzit që Perëndia ndau vetë për mision. I tillë është një luftëtar për lirinë e atdheut dhe kjo është ndjenja më e fuqishme njerëzore që mund të përjetohet në këtë jetë. I vetmi nga gjithë njerëzit që nuk i frikohet vdekjes dhe që përballon të gjitha mundimet veçse për liri të atdheut është luftëtari i lirisë! Po edhe këta fuqinë për këtë e marrin nga atdheu!…
“Unë mendoj se të gjitha shprehitë, të gjitha dijet njerëzit i fitojnë për ti shërbyer sa më shumë atdheut; edhe pasuritë ata i shtojnë nga dëshira që ti shpenzojnë për të mirën e atdheut. Dhe, sipas mendimit tim, kjo është një gjë e natyrshme: duhet të jesh mirënjohës kur përfiton të mira kaq të mëdha. Sepse nëqoftëse i jemi mirënjohës një njeriu që na ka bërë ndonjë nder ( kështu e kërkon drejtësia), aq më shumë duhet t’ia shpërblejmë atdheut me një dashuri që ky e meriton plotësisht.” (Lukiani, Vepra të Zgjedhura, faqe 11.)
Adheu qenka me shumë mrekulli e çudira që bashkë qëprej lindjes e për kohë të gjatë lartojnë jetën tonë. Atdheu paska vendlindjen, ku qenka shtëpia e dashur e lindjes dhe ku qenkan prindërit e familja. Këta dhe njerëzit e afërm e të tjerë të kombit, gjuha e përbashkët e njejtë, kultura dhe konstruksioni i përgjithshëm i saj i përbashkët, zona e interesit ekonomik dhe mbrojtja e siguria e përbashkët qenkan kusht për jetë të kombit në atdhe.
Është keq kur atdheu nuk është i lirë, sepse me të këqijat e sundimit të huaj edhe atdheu bëhet i “keq”, sepse këtë e bën armiku, mirëpo nuk ka kush që don ta lë atdheun dhe ta ndërrojë me një tjetër të huaj, sepse nuk ka mundësi tjetër për të pasur atdhe, përpos se me lindje, e me vetitë tjera që bëjnë një komb. Për këtë lufta për lirinë e atdheut lindë në zemër të secilit njeri për atdhe të vet dhe kjo është për hir të dashurisë dhe jetës për atdheun dhe me këtë përnjëherë ata që nuk luftojnë për atdheun shpallen tradhtarë, që është thirrja më e keqe për njeriun. Edhe kjo është llogari në çmimin e atdheut. Atdheu në të vërtetë nuk ka çmim për shitje a ndërrim, por ka çmim jete, që është një për gjithsecilin. Është interesant në këtë se edhe një tradhtar a armik i kombit të vet, nëse është jashtë atdheut, kur mplaket e i afrohet vdekjes, kërkon ta varrosin në atdhe dhe në vendlindje!…
Atdheu pra është jeta vetë dhe siç kemi një jetë të vetme kështu kemi edhe një atdhe dhe se po humbëm atdheun, a e tradhtojmë, a nuk e duam, do të mbetemi pa atdhe. Askush nuk mund ta blej as ta shes atdheun dhe edhe në këtë doli thënia se askush nuk ka të drejtë të pranojë a nënshkruajë dorëzimin e atdheut të tjerëve dhe se nëse dikush e bën këtë shpallet tradhtar dhe për këtë punë të ligë ka në gjithë njerëzimin një ndëshkim më të rëndin.
Gjithsecili, sado të jetojë mirë e me të gjitha të mirat në dhe të huaj, kah pleqëria mendon pra prore si të kthehet në atdhe. Por kur sheh se nuk mund të kthehet, len porosinë për të vetët që “eshtrat t’ia çojnë në atdhe, që ti pushojnë e prehen siç duhet”. Në të vërtetë toka është e njëjtë kudo për gjithë njerëzit pas vdekjes dhe se kjo dëshirë përvëluese e atyre që lënë porosinë është zjarr i zemrës për së gjalli të tyre. Ka në të vërtetë njerëz tanë perëndim që paguajnë tatimin e komunës për varrezat aty ku jetojnë e punojnë gjithë jetën, kanë edhe vendin e ndarë për varr të vet e të familjarëve,…porse kanë treguar vetë me intimë se kjo është veçse për të mos rënë ndesh me ligjin e vendit të huaj, se përndryshe vendin për varr e kanë në vendlindje, qoftë edhe në majë të malit të shkretë. Kështu ndodhi tek ne një rast, që njeriu solli të atin nga Perëndimi dhe e çoi dhe e varrosi në malësi, në vendlindje, anise në lagje të tyre me kohë më nuk ka asnjë banor. Kthimi edhe për së vdekuri në vendlindje, edhe çoftë pa asnjë banor, ka kuptim dhe arsye për atë që lë porosinë e fundit. Në mos pastë njerëz lagjja a fshati, ka tutje rrethina dhe më tutje anash e rrotull gjithë atdheu. Kështu ngrohtësia e gjirit të atdheut me tokën e vendlindjes janë ngrohtësi jete që në shpirtin e të gjallit vazhdon edhe pas vdekjes, tutje!…
Ata që janë larg atdheut kanë provuar se edhe ëndrrat i shohin në vendlindje dhe në shtëpi ku janë lindur dhe ku kanë prindët e njerëzit e vetë. Po kur nuk ka më as prindë me kohë dhe as të afërm, ose kur ka dikush gjithë familjen me vete në vend të huaj, sërish ëndrrën vetë o me njerëz të vet e sheh në vendlindje!…
Për fund,…përpara betejës, thirrja më e fuqishme që u bëhet ushtarëve është se këta duhet të luftojnë për atdhe, sepse pa atdhe dhe të lirë s’ka jetë njerëzore dhe sepse në atdhe është gjithë shpirti , zemra dhe mendja -dhe të trija këto të lidhura me dashurinë më të madhen dhe me kushtin për jetë…Për këtë na mësuan që nga vegjëlia në shtëpi, na mësuan në shkollë, po më së shumti na mësuan Rilindasit dhe atdhetarët -dhe ky është mësimi të cilin duhet ta dij secili.
Dhe kështu, e si kështu pa fund edhe të tjera, dhe ligjërimi për atdheun nuk soset kurrë.
E shikoj atdheun këto ditë të festave të tij dhe gëzohem kur shikoj popullin tim së e ndjen dashurinë, që loton për sakrificën sublime që bijtë ja falën atdheun.Ndjej nderin e luleve në duart e fëmijëve së çojnë pranë monumenteve( edhe pse të prishura nga egoizmi ” patriotëve” që i kthyen pushkën popullit të vet), ndjej dhimbje kur shikoj ish pjestarët e luftës për liri kur pjella fashiste , neokolaboracionistët e rinj i ofendojnë fhe tallin. Ndjej urrejtje ndaj kësaj hordhie bythlakuriqësh që këndojnë dhe njollosin gjakun e kuq të fushës së flamurit.Ndjej erën dhe tronditjen e kohës ku Shqipëria e ëndrrave të Rilindësave tanë, heronjve dhe dëshmorëve të luftrave historike të cilët ëndërronin Shqipërinë.
Ndjej dhimbje kur shikoj sytë e fëmijëve shqiptarë të mërguar kur nisen për në Atdheun e prindërve, etërve të tyre, në të cilët shkruhet Dashuri e vërtetë ….. por çfarë të shikojnë , çfarë gjejnë atje ….???
këto lakuriqësi patriotike, të moshuar pa asnjë kujdes, pa parqe ku të lozin, pa lulishte ku të shëtisin me gjyshërit, pa teatër, pa kinema, vendi plot zhurmë politike e mediatike……
Ju vraftë zoti për këtë egoizmin tuaj patriotik.Harram shtetësinë shqiptare kjy stan këngëtarësh dhe autorët politikë të pusht-shtetit që ja u dhurojnë.

Postimet e fundit !