Kulturë\Letërsi

Albert Z. Zholi: Refugjatët, befasia e radhës e gazetarit Shyti

Refugjatët, befasia e rradhës e gazetarit Shyti

Albert Z. ZHOLI

Xhovan Andrea Shyti, gazetari “veteran” i medias shqiptare të tranzicionit dhe nga të paktët që edhe pas tre dekadave vijon ta ushtrojë “misionin”, siç e vlerëson gazetarinë, me të njejtin pasion, me të njejtin përkushtim e rreshtim në anën e duhur, këtë herë sjell librin e tij të gjashtë. “Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit-Në kërkim të parajsës”, është befasia e radhës, jo vetëm për trajtimin e temës pa cak kohor të refugjatizmit, por edhe për mënyrën e kompozimit, për stilin dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe, me të cilin e përcjell subjektin.
I përbërë nga dy pjesë të largëta në aspektin kohor, por që i përbashkon tematika dhe ideja e arratisjes nga Lindja drejt Perëndimit në kërkim të parajsës, libri vjen si një risi në botën e krijimtarisë letrare shqiptare, duke e pasuruar denjësisht atë. Aq më tepër vjen si një vlerë e dëshirueshme dhe e mirëpritur po të kihet parasysh invazioni deziluzionues i shkarashkruesve që e ka përmbytur këtë botë. Tematika e “Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit -në kërkim të parajsës” është trendi jo vetëm i shqiptarëve, të cilët, edhe sot pas tre dekadave, – në mosguxim të qëndrimit dhe kontributit për ta sjellë këtu magjinë parajsore të Perëndimit, vijojnë ta kenë alternativë braktisjen e dheut amë, por është dukuri edhe i popujve të tjerë të Lindjes. Jo vetëm të Lindjes ish komuniste, murin e të cilës Perëndimi e shëmbi tridhjetë vite më parë, duke i’a lenë mbeturinat papastruar, por dhe të lindjeve të tjera. Atyre aziatike, afrikane, orientale etj. lindjeve të vëna përfund prej satrapëve të pushteteve. Kohezioni i refugjatizmit, si një alternativë shpëtimi nga skëterra lindore në parajsën perëndimore, e bën edhe më të ndjeshme sipërmarrjen e autorit Shyti, i cili, në prononcim konfident, pohon se nuk e përzgjodhi rastësisht kohën e tashme të publikimit të librit. “Unë kam kohë që e kam përfunduar pjesën dërmuese të tekstit libror. E mbaja në arkivën time të veprave të përfunduara duke mos planifikuar ekzaktësisht botimin e tij. Ngjarjet, veçanërisht ato të dhjetëvjeçarit të fundit, që rezultojnë të jenë me shpërthyeset e fenomenit të arratisjes drejt perëndimit, më nxitën t’ia heq dorëshkrimit statusin “vepër e përfunduar” dhe ta riklasifikoj si “vepër në përpunim”. Nisa të ndjek me vëmendje e të mbaj shënim gjithë sa ndodhte me arratisjen e shqiptarëve, por jo vetëm. Sepse duhet pranuar që zbrazja e vendit nuk është fenomen vetëm shqiptar. As vetëm ballkanik.
Harta e refugjatizmit klandestin përfshin gjithë botën e prapambetur, ku, fatkeqësisht, administrimi i pushtetit vijon tu lihet në dorë aventurierëve e gangsterëve politik, të cilët, ndërsa për vete shijojnë parajsën, hedhin në skëterrë pjesën dërmuese të popullsisë, e cila për ti shpëtuar kësaj skëterre zgjedh si shpëtim arratisjen drejt parajsës me emrin Perëndim. Pse pikërisht tani vendosa ta publikoj këtë libër, ndërkohë që pjesën më të madhe të tij, atë që këtu e klasifikoj si “libri i parë” e që përbën përvojën time personale të refugjatizmit, e kisha përfunduar vite më parë, më pyesni ju. Së pari sepse grumbullimi i materialit të freskët mori kohën e tij, së dyti sepse fenomeni refugjatizëm, kundër parashikimit tim të ardhjes drejt reduktimit, mori përmasë alarmante, sikurse vijon të ketë të njejtin alert edhe tash që flasim, madje duke shënuar numër rekord arratisjesh, tragjedish e jetësh njerëzore të humbura në thellësitë e detrave. Dhe së fundi sepse në zbutjen e përmasës së kësaj fatkeqësie globale, barrën e të cilës Perëndimi ia ka lenë mbi shpinë Lindjes së satrapëve, gjithkush e ka detyrim të jap kontribut për aq saka në dorë. E unë kam në dorëta shkruaj e stampoj në memorien e historisë dhimbjen e të arratisurve lindorë dhe vendosa ta jap ketë kontribut, duke ja lenë publikut ta vlerësoj, me besimin se nuk ka për tu zhgënjyer”, vlerëson Z. Shyti.
Pjesa e parë e librit (apo “Libri i parë”, siç e emërton autori), trajton ngjarje të përjetuara, që vijnë të servirura në formën e ditarit të refugjatit, pas të cilit fshihet vetë autori që ka përjetuar gjithsa sjell. “Me dëshirën e synimit për ta parë e përjetuar realitetin që dhuron refugjatizmi vendosa të jem pjesë e një arratie personale, që nisi si mision profesional zyrtar për të vijuare përfunduar me statusin “refugjat klandestinë”, vijon të shpjegoj Z.Shyti, i pyetur rreth rrethanave që e shpunë në trajtimin e një teme të tillë të nxehtë e të paoksidueshme.
Është koha kur, pas më shumë se 40 viteve izolimnga bota kapitaliste e Perëndimit dhe ajo revizioniste e Lindjes, Shqipëria komuniste sapo ish hapur ndaj këtyre vëndeve. Ishte koha e shpërthimit të kufijve shtetëror dhe e arratisjes masive të shqiptarëve, të cilët, me papërmbajtjen e tyre për t’ja mbathur jashtë vendit, u bën lajm i parë në mediat ndërkombëtare, që publikonin lloj-lloj ngjarjesh e ndodhish, sa dramatike, aq edhe tragjike…Ishte koha kur refugjatizmi ishte rruga masive e arratisjes nga Shqipëria e tejvarfër e Lindjes komuniste drejt Perëndimit kapitalist, në kërkim të parajsës së shumëendërruar. Ishte koha kur megjithse refugjatizmi klandestin kishte riskun tragjik të humbjes së jetës të gjithë e mernin ndër sy këtë risk, pasi rrugët ligjore të emigracionit ende qenë të mbyllura për masën e gjerë të shqiptarëve, kurse funksiononin me pikatore, kryesisht për shërbimet e zyrtarëve dhe atë pakicë vizitorësh që kishin njerëzit e tyre të arratisur jashtë vendit.
Pasi pajiseshin me pasaporta ndërkombëtare, këtyre të fundit, u duhej të prisnin rradhën para selive të ambasadave të huaja për tu pajisur me vizat përkatëse që i siguronin rregullsinë ligjore të ditëqëndrimit në vëndet ku synonin të mbrinin. Ambasadat, arratisjet me gomone, skafe e mjete të tjera lundruese qenë kanalet “zyrtare” të tregut qëtë bënte realitet ëndrrën e mbritjes në “parajsën” kapitaliste, ndër ato vitet kur kontrabanda e vizave dhe “gangsterizmi” i skafistëve të lidhur me politik-qeverisjen ishin refreni i ditës. Ky është sfondi dekorativ i ngjarjeve të librit të parë, që përshkruan më hollësisht atë çka fshihej pas perdes rozë të“parajsës” kapitaliste, ndërkohë që në të dytën pjesë të librit tragjizmi e shton  përmasën e tij duke e ngritur dhimbjen njerëzore në kreshendo. Histori, ngjarje, statistika, analiza, komente, personazh që rrëfejnë dhimbjen e përjetuar, kronika të zeza dhe…A shpresohet të ketë një fund të lumtur fenomeni, që me ëndrrën e prekjes së  “parajsës” perëndimore, po zbraz territoret e popullsive lindore, duke u kthyer në një virus gjithëbotëror?

Postimet e fundit !