Fjalë të urta nga shkrimtari Albert Z. ZHOLI
-Nuk lejohet përdorimi i fjalëve të urta pa cituar emrin e autorit-
-Dituria është çelësi i çdo suksesi dhe suksesi i çdo nisme.
– Libri është dritarja më e bukur e jetës, pa të cilin dhe dhoma më e bukur dhe e ndriçuar do të dukej e errët.
– Babai është trungu i familjes, pa të cilin themelet e shtëpisë do rrënoheshin nga tërmeti më i vogël.
– Dituria është si drita në errësirë, pa të cilën edhe drita më e fuqishme do të venitej.
-Gjakftohtësia është virtyt i njerëzv të ditur, cilësi që arrin të kalojë çdo pengesë.
– Investimi më i madh i njeriut në jetë është miqësia e sinqertë, pa miq të tillë jeta do ishte si shtëpia pa çati.
-Libri është një thesar i artë, vlerat e tij dalin në pah në momentet më të vështira të jetës.
-Libri është miku që të orienton në çdo furtunë, dhe miku që të mban ndezur imagjinatën në çdo situatë.
-Pa miq të mirë dhe libra të mirë, jeta do të ishte një ferr i vërtetë
– Kur shkon në shtëpinë e një miku shikon si të pret tek dera, kur del shiko se çfarë librash dhe pikturash le pas.
– Ruaju nga njeriu që gënjeshtrën e kthen në art, dhe nga artisti që nuk kthen asgjë në art.
– Miku i vërtetë tregohet në ditë të vështirë, dhe pse në ditë të zakonshme tregohet indiferent.
– Pasuria më e madhe e njeriut është dituria, ndërsa pasuria më e madhe e diturisë është libri.
– Më mirë një shok të ndershëm dhe të sinqertë se një shok që të llustron pa asnjë meritë.
-Gazetaria e shkruar është vërtetësia më e madhe se sa i aftë je të shkruash dhe ta kthesh fjalën në art dhe besueshmëri.
– Gazetaria e shkruar është arti më i vështirë i lajmit (duhet larg politizimit) dhe përgjegjësia më e madhe e së vërtetës.
– Kushdo që shkruan jep një ndihmë modeste në historinë e kulturës së kombit.
– Jo çdo gjë që shkruan është e vërtetë, por brenda një shkrimi sado modest ka një të vërtetë brenda.
– Mos e konsumo miqësinë për një kafe apo got raki, por për gjëra që kanë të bëjnë me dinjitetin, personalitetin dhe të ardhmen krenare.
-Shtëpia pa libra është si shtëpia pa dritë, ku errësira do buzëqeshte në çdo cep.
– Forca e njeriut nuk tregohet tek grushti, por tek dija, vizioni dhe atdhedashuria.
– Atdhedashuria është virtyti që të jep forcë dhe të orienton me fisnikëri drejt suksesit.
– Tradhëtari është si një lavjerrës që nuk njeh, besnikëri, korrektësi, besim dhe ngjyrë flamuri.
-Pa dëshmor historia e një kombi venitet, pa heronj historia e një kombi është destinuar të vdes.
– Heronjtë janë dëshmia e virtyteve më të larta patriotike dhe vetsakrifikuese në emër të lirisë
-: Heronjtë janë pjesa më e ndërgjegjshme e një kombi ku interesat e atdheut janë mbi gjithçka, edhe mbi jetën
– Pa nënën jeta duket e verbër, pa babanë jeta të duket pa krahë
– Atdheu është passporta më e bukur në botë, pa të cilin njeriu do endej pa motiv dhe indetitet
– Veteranët e një vendi janë historia e gjallë e pavdekësisë së një kombi
– Historia e vërtetë e një kombi nuk mund të shkruhet as me emocion, as në situatë lufte, as nga politikanët, as nga fituesit e një lufte apo tradhëtarët, ajo shkruhet nga historianët gjakftohtë dhe të ditur pa asnjë ndikim politik dhe në kohë paqeje.
– Dashuria është ndjenja më e fuqishme njerëzore që i ngjan një luleje të bukur në mes të shkretëtirës e cila pa përkujdesje eshtë e destinuat të vyshket në kulmin e lulëzimit.
– Pa dashuri jeta e njeriut është si një tunel i gjatë i errët që nuk mund t’i shijojë kurrë ngjyrat e ylberit.
– Fjala e mir që i shpreh dikujt është dhurata më e bukur që barazohet me tingujt hyjnorë