Aksion policor në Kosovë… Arrestohen dhjetë zyrtarë, mes tyre edhe ish kryetari i Shtërpces
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliç, dhe nëntë zyrtarë tjerë, gjatë aksionit për ndërtime pa leje.
Në njoftim thuhet se aksioni është duke vazhduar në Komunën e Shtërpcës.
Nikoliç që nga viti 2009 ishte kryetar i Komunës së Shtërpcës, ai është anëtar i Listës Serbe.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës.
Më tej, Prokuroria njofton se pas përfundimit të operacionit do të bëhen publike edhe detaje tjera.
add a comment