Histori

Akademik Hakif Bajrami: Me rastin e njëqind (100) vjetorit të mizorive serbe në tërë Shqipërinë Kontinentale, sidomos në krahinën e Llapit e të Gallapit në janar – shkurt 1921

“Mijëra e mijëra burra, femra, pleq e fëmijë të vrarë e të masakruar me të therrura, fshatra të djegura dhe shtëpi të plaçkitura, gratë dhe vajzat e dhunuara, një vend i shkretëruar, i plaçkitur, i larë me gjak e i turpëruar dëshmon se serbët në Shqipëri nuk hynë si çlirimtarë, por si vrasës të shqitarëve”.  

Të dhënat janë marrë nga gazeta “HAK” që botohej në Shkup, me grerma arabe, në gjuhën eskiturqe. Emrat e të masakruarëve të Llapit 1020 persona deri më 1951 ishin në Arkivin e një xhamie në Shkup. Por, kur u themelua Shtabi i A. Rankoviqit, më 1952 Imami i xhamisë ia dorëzoi emrat Krste Crvenkovskit. Ata emra i kam pas lexuar por nuk më janë lejuar që t`i fotokopjoj. Me këtë rast e FTOJ Bashkësinë Islame të Republikës Kosovës që ta botojë gazetën “HAK” si fototip. Me gazetën “HAK” (E DREJTA) kanë bashkëpunuar të gjithë imamët e xhamive në Shqipërinë Kontinetale. Adresën ku gjindet “HAK” ua siguroj unë. Adresën e mbaj sekret nga vitit 1977. Nuk është në Beograd.

Sa i takon mizorisë serbe në PRAPASHTICË, së bashku me shkrimtarin NEBIL DURAKUN e kemi pas bërë një dokumentar në pesë vazhdime, ku kanë folë edhe personat që e kanë përjetuar tragjedinë. Ai emsion nuk është transmetuar kurrë. Diku gjindet në Arkivin e televizionit!?

****

Kombi shqiptar gjatë shekullit XX nuk ka pushuar kurrë duke luftuar për Shqipëri Etnike. Një luftë e tillë ishin Kryengritjet në Vilajetin e Kosovës më 1910 dhe më 1912. Më 26 gusht 1912 në Shkupin e çliruar nga kryengritësit shqiptar (drejtuar nga Hasan Prishtina) vetëm dy ditë po ta shpallte Shtabi i Kryengritjës pavarësinë e Shqipërisë, sot çështja shqiptare do të ishte në pozitë më të volitëshme, për faktin se Shkupi jo vetëm që ishte Kryeqytet i Vilajetit Kosovës, por deri më 1962 ishte qyteti më i madh shqiptar. Lidhur me këtë, si duket deri me tash asnjë historian shqiptar nuk e ka parë dokumentin ku thuhet nga Përfaqësuesit e Austro- Hungarisë, Francës dhe Rusisë se: “Çfardo rezultati të ketë lufta juaj (shqiptare për pavarësi), NDRYSHIM të KUFIJVE TË PERANDORISË OSMANE NUK PRANOJMË (Folë: Francezi; shiko: K. Jezdiq. Populli dhe shtetasit e viseve të pushtuar, publikim për nevoja sekrete diplomatike, në TRE ekzamplarë, 1913).

Por, vendimi i Kuvendit Vlorës më 28 Nëntor 1912, është një fitore hsitorike e pavdekëshme për kombin shqiptar. Aty, një pjesë e kombit e fitoi pavarësinë, ndërsa pjesa (Shqipëria Kontintale që ishte e okupuar -18 tetor-26 nëntor 1912*) tjetër, mbeti me shpresë se një ditë do t`i bashkohet shtetit që e firmosën edhe delagatët nga Kosova, Manastiri dhe Janina, më 28 Nëntor 1912.

E vërteta, po atë minutë që Ismail Qemali e shpalli pavarësinë, po atë moment do të fillojë një luftë, jo vetëm për ta shfarosë popullsinë shqiptar në viset e okupuara, por edhe për zhbërjën e Shtetit shqiptar.

Projketi vijues që e forcoi shtetin shqiptar, ishte vendimi i Kongresit Kombëtar të Lushnjes… Po, shumë thonë se Italia e ngriti dhe e subvencionoi shtetin shqiptar. E vërtreta, është Italia, ajo që më 26 prill 1915 me Konferencën e Londrës arriti ta OKUPOJË Krahinën e Vlorës. Me këtë okupim, të gjithë shqiptarët që po shpërnguleshin nga dhuna shtetërore serbe 1912-1914, tani mbetën pa asnjë shpresë, se dikush do t`i përktrahte. Në dilemë patën rënë edhe ata shqiptarë që u kishin shpëtuar MIZORIVE SERBE, MALAZEZE DHE GREKE, deri sa filloi Lufta e Parë Botërore. Kjo luftë, sikur e solli një shpresë se okupatorët do të psojnë edhe më keq se shqiptarët. Por, më 1918 po ata okupatrë do të bëjnë pazare të reja, falë Evropës (Francës, Britanisë dhe Italisë, të cilave u ndihmnoi drejtë për drejti  SHBA –W.Vilsoni me 14 pikat historike, ku Çështja shqiptare fitoi një gjysmë trajtimi profillaktik, sa për mos me vdekë. Ishte Komiteti i Kosovës, ishin  plumbat e Avni RRUSTEMIT ata që shpëtuan çka mund të shpëtohet.

Në vijim, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare 1939-1944, po mos të organizohej e të çlirohej Shteti shqiptar si i vetmi në Evropë me armët e veta, Shqiptaria në pakon e “cigarës” së CHERCHILLIT, nuk ekzistonte fare.Bile, pala serbe do të provojë me çdo mjet që ta shpallë se: Shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale kanë bashkëpunuar me fashizmin, për të patur të drejtë në bazë të vendimit: Vilson, Chderchill, Stalin t` i likuidojnë. Nuk do t’i thotë Tito, delegacionit shqiptar më 10 prill 1945 në Beograd rastësisht e pa prapavi, që e nëshkroi më 1953 me Fuat Kyprilin (Xhentelemi) për të na DEPORTUAR në Anadoll, duke u kërcnuar  se: “JU ARNAUTËT 90% keni qenë me fashizimin”!.

Projekt tjetër që është më i rëndsishmi përgjatë tërë shekullit XX, e që ia ka hapur KREDITË KOMBIT SHQIPTAR PËR BASHKIM, është dhe mbetët UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës). Flas në bazë të argumenteve të Superfuqive, dokumente ato që nuk janë publikuar fare. Shqiptarë, ardhmëria ju pret nën një ÇATI! Duhet të punojmë, bashkimi na thërret, sepse në Kosovë sidomos për mizoritë serbe flet toka, njerëzit dhe gjaku. Ja një pjesë e atij xhaku që nuk harrohet e që dokumentet i kanë sajuar të tjerët. U jemi mirënjohës.  

**

Në këtë ese të filozofi – historisë do të ndalem vetëm në një tragjedi që ishte vijuese për ta shfarosë në vijim pas Toplicës 1877, tërë SHQIPTARINË e sidomos Krahinën e Llapit (janar/shkurt 1921), pasi që Krahina e Rugovës, Plavës, Gucisë ishin krthyer në germadha në shkurt 1919. Këto mizori ndodhnin në pjesët më veriore shqiptare, për ta vazhduar shfarosjen që Serbia e kishte filluar në Toplicë më 1877.

Ja historia targjike shqiptare që është përshkruar nga korrespodentet okular në Luftën e Parë ballkanike.

Publikimin e LEOS e zbulova të cituar nga Prof Mehmet Vokshi, SHQIPËRA E TË GJITHË SHQIPTARËVE, botuar italisht më 1930 në Romë. Botimi në shqip ka ndodhë pas çlirimit të Kosovës. Por, publikimin e LEOS e pata siguruar nga Biblioteka e Wjenës më 1977, dhe atë e citojë në DOKTORANTURË që është botuar më 1981. Është ribotuar pa asnjë ndryshim, pas çlirimit Kosovës në qershor 1999.

Ja si e kishte parë pozitën e shqiptarëve një gazetar i pavarur e që kishte ardhur nga Wjena në frontin e Luftës Parë ballkanike më 1912 me shumë korespodentë nga Evropa.

Pasojnë agrumenetet. Përkthimin e publikimit LEOS, GOLGOTA SHQIPTARE, i pari e ka përkthyer Prof FAIK MEHMETI, nga gjermanishtja. Përkthimi është në Arkivin e Kosovës. Atë përkthim e shfryzoj edhe unë sepse në te është punuar për TRE muaj rresht më 1982.

LEO FREUNDCLICH, GOLGOTA SHQIPTARE WIENË 1913

Me Leo Freundlichun ka pasë korespodencë si i vetmi shqiptar Enver HOXHA. Letrat e Enver Hoxhës kanë kaluar nepër Beograd, drjetë Wjenës, më 1946-1948. Ato i janë autorit të njohura. Nga pëmabjta e atyre letrave, Enver Hoxha në shtator 1949, i shkruan Stalinit, për çështjen e Kosovës. Letrat, deshi dikush ose jo, janë një antologji për historinë kombëtare. Kësaj radhe po i shpalosi vetëm çka shkruan Enver Hoxha në dy letra: të TRETËN dhe të PESTËN. Tetë janë gjithësejt!). Në letrën e tretë Enver Hoxha e njofton LEON, për mizorinë që kanë bërë serbët në BIHOR. E jep shifrën se nga çetnikët e Drazhës dhe partizanët e Titos, janë masakruar 9500 shqiptarë të Bihorit (Sanxhak) në fund të vitit 1942 dhe fillim 1943. Në lertrën e PESTË, Enver Hoxha shkruan për mizoritë që i kishin kryer: Boshko Çakiqi, Spasoje Gjakoviq dhe Pera Brajeviqi, në Drenicë, ku Shaban Polluzha, sipas Enverit, po zhvillonte një luftë të DREJTË, ku komunistët jugosllavë nuk janë ndalë vetëm në tragjedinë e Drenicës (shkurt 1945), por kanë vazhduar me spastrimin e Kosovës, duke i bërë mish për topa (mobilizimi: “Çdo gjë për front, gjithëçka për liri”, në Srem dhe Adriatik ( prill 1945 në Tivar,Dubrovnik dhe Trogir). Dikush do të pyet pse e citoj Enver Hoxhën. Për faktin se i ka njohur mizoritë serbe ndaj shqiptarëve, përmes gazetës “L` YMANITE”. Pra, unë mirrem me shekncë, e jo me ideologji.

Pason teksti i Leos, GOLGOTA SHQIPTARE 1912-1914

(Serbët e ndryshojnë përbërjen etnike në Kosovë me mitralozë e bajoneta)

LEO FREUNDCLICH, korespodent austriak në Luftën e Parë Ballkanike në Kosovë 1912/13.

“Mijëra e mijëra burra, femra, pleq e fëmijë të vrarë e të masakruar me të therrura, fshatra të djegura dhe shtëpi të plaçkitura, gratë dhe vajzat e dhunuara, një vend i shkretëruar, i plaçkitur, i larë me gjak e i turpëruar dëshmon se serbët në Shqipëri nuk hynë si çlirimtarë, por si vrasës të shqitarëve”.

Në Mbledhjën e përfaqsuesëve diplomatik të Londrës (17 XII 1912), është propozuar që kufijtë e Shqpërisë të caktohen në bazë të statistikës kombëtare ose rreligjioze dhe se Komisioni Ndërkombëtar të shkojë prej vendit në vend për të vendosur kufijtë. Por, serbët shpejtojnë që ta ndryshojnë këtë statistikë me mitraloza, pushkë dhe bajoneta. Ata bëjnë krime që nuk mund të përshkruhen…Si është e mundur që veprimet e tilla të tmerrshme të ndodhin në Evropë, në afërsi të qendrave të mëdha kulturore, në shekullin XX. Turpi bëhet më i madh nga fakti se asgjë nuk është ndërmarrë për t` iu dhënë fund këtyre mizorive edhe pse korrespodentët e të gjitha kombeve njoftojnë për to. Për ato krime PIERRE LOTI, Ka hedhur në tërë botën akuza të flakta.

Një popull trim, popull me karakter para gjithë botës po gozhdohet dhe Evropa krishterë, Evropa e qytetëruar, po hesht për këtë kasaphane.

Dhjetra mijëra njerëz të pambrojtur masakrohen, femrat dhunohen, pleqtë dhe fëmijtë mbytën, qindra fshatra digjen, përfërinjët therren. Dhe Evropa heshtë.

Serbia dhe Mali i Zi shkuan për ta okupuar një vend të hauj.

Por në këtë vend jeton një popull liridashës, popull trim, të cilin edhe pse me shekuj e kanë nënshtruar, prap nuk është gjunjëzuar, sepse është mësuar t` i rrezistojë nëpër shekuj okupimit. Megjithë, thirrjen e Pjetrit II Karagjorgjeviq , orinetimi i serbëve ishte : ‘Shqiptarët duhet të shfarosen’.

Një ushtri jonerëzore dhe e lënë pasdore, e shndërroi në mizori reale vendimin mbretëror.

  Fshatra të panumërta u rrafshuan me tokë, u masakruan njerëz të panumërt në mënyrën më shtazarake. Vendi, ku gjeneratat e zellshme të shqiptarëve të varfër krijuan atdheun e tyre, u shndërrua në grumbuj gërmadhash. Një popull i tërë u kryqzua në gjak dhe Evropa heshtë.

Tash e tutje, çdo heshtje është e barabartë me krimin. Fuqitë e mëdha duhet që barbarëve të tërbuar t` u thonë kategorikisht e qartë HANDSOFF!-Pushoni duart, që këto mizori të tmerrshme në Shqipëri të marrin fund.

Ndërsa një komision ndërkombëtar i Kontrollit duhet t` i shqyrtojë seriozisht akuzat trishtuese kundër qeverisë serbe.

Para së gjithash, trupat serbe dhe malazeze duhet të largohen menjëherë nga territoret shqiptare dhe duhet të ndërpritet bllokada greke, e cila Shqipërisë ia ka ndërprerë impotimin e çfarëdo materiali ushqimor.

N` emër të njerëzimit, n` emër të qyrtërimit, n` emër të popullit shqiptar fatkeq, THËRRAS QEVERITË e Fuqive të mëdha dhe ftoj opinionin evropian,

I drejtohem opinionit të Anglisë, atij kombi, i cili në kohën e tmerrit të armëve kishte ngritur ZËRIN burrëror për të shtypurit;

 Ia drejtoj apelin tim publikut të Francës, Francës, e cila shumë shpesh ka dëshmuar se di të mbrojë HUMANITETIN dhe të drejtat njerëzore;

Një popull i mjerë, me fat të trishtueshëm, nga GOLGOTA e vet thrret në ndihmë.

A e dëgjon Evropa thirrjen e tij?

Wjneë, 1913, LEO FREUNDLICH d. v.

DËSHMI NË GAZETAT EVROPIANE PËR TRAGJEDINË SHQIPTARE NGA OKUPATORËT SERBO-MALAZEZË

1912-1914

1.Gzata “Frankufurter Zeitung” 1913: “Gjakderdhjen e ka shkaktuar ushtria e rregullt serbe. Por, si zakonisht (mendohet në krematoriumin mbi shqiptarë (1877/78) në Shqiënin e Moçme- Sanxhakun e Nishit dhe të Porotit kur u shfarosën 714 katunde dhe 6 qytete shqiptare-HB), krimet më të mëdha serbët ua hedhin trupave ndihmëse e jo trupave të rregullta, të cilat pa dyshim vepronin me durim të plotë, sipas dëshirës së pushtetit serb.

Nga autoritetet serbe, në fillim të luftës, është thënë: “Do t` i shfarosim shqiptarët”. Për këtë qëllim, vetëm në Prizren, janë likuduar 300 shqiptarë lumjanë, të paarmatosur dhe pa asnjë proces gjyqsor. Po çka ka ngja jashtë Prizrenit, askush nuk jep llogari. Aty po ndodhë krematoriumi”. (….).

2. Gazata “KREUZZEITUNG” –autor Prof. SCHIEMANN 1912. (…)- “ Përkundër cenzurës së rreptë dhe presionit që është bërë kundër korespoentëbve të luftës, nga ana e shteteve të Aleancës ballkanike, hap pas ahpi është dhënë një pasqyrë jashtëzakonisht piklluese. Nga letrat private që kanë arritur nga fushbetejat, në të cilat janë dalluar udhëheqsit luftarak serbë dhe grekë, dëshmohet se në viset shqiptare po bëhet luftë SHFAROSËSE kundër kombit shqiptar, të cilin duan ta zhdukin me rrçnjë” (…)

3. Gazeta “DAILY CRONICLE) më 12 XI 1912: “MIJËRA SHQIPTARË JANË MASAKRUAR NGA SERBËT. Në afëri të SHKUPIT janë masakruar 2000 shqiptarë muhamedanë dhe 5000 të tjerë jo lagr Prizrenit. Shumë fshatra janë djegur nga serbët, ndërsa banorët e tyre janë therrur.

Gjatë bastisjeve të shtëpive shqiptare nga serbët, shqiptarët janë vrarë pa asnjë shkas. Serbët haptazi deklarojnë se shqiptarët muhamedanë duhet SHFAROSEN dhe se ky është mjeti efikas për çlirimin e vendit’,

4.Gazta “MASSAGGERO” – “Janë shkatërruar plotësisht FERIZAJI, NEGOTINI, BABUSHI I LIPJANIT, e të tjerë. Pjesa më e madhe e banorëve të tyre janë GRIRË. Lidhur me këtë, një kryeprift KATOLIK tregon se gjatë tri ditëve në Ferizaj është bërë luftë mizore ndaj shqiptarëve.

Pas pushtimit të Ferizajit, komandanti serb i thirri të ikurit që të kthehen  dhe t` i dorëzpjnë armet. Prej 300 deri në 400 të kthyer u vranë për një natë. Mizoritë vazhdojnë. Në gjithë Ferizajin kanë shpëtuat PESË (5) familje shqiptare. Familjet serbe i marrin menjëherë shtëpitë e shqiptarëve të vrarë”. (….).

5. Gazeta “HUMANITE”:- “Serbët në Shqipëri, plaçkisin, shkatërrojnë e masakrojnë.

Numri i fshatrave të shkatrruara arrinë në njëqindë e tridhjetë (130 fshatra)- në botim cenzuara i ka munguar numrin 1-, e kam parë dorëshkrimin-HB).Në lokalitetin Kristo të Kumanovës , në Siro të Shkupit, në Aleksandro të Shtipit, të gjitha vendbanimet muslimane të Kratovës dhe Koçanës janë rrënuar dhe popullsia është therrur.

Në Shujavë dhe Meshli të gjithë muhamedanët janë therrur. Në Vetreni janë masakruar 200 veta. Në Bogdenicë , 60 muhamedanë janë mbylluar në xhami dhe pastaj janë vrarë një nga një.

Në rrethin e Kavadarit, prej 90 fshatrave, janë shkatërruar 34 fshatra. Disa shqiptarë bresonin se mund të shpëtonin duke i PAGUAR një bande, por ata pastaj i likuidonte banda tjetër. Në Drenovë askush nuk ka shpëtuar i gjallë. Në Paliurë janë gjetur një varg nekropolash, të cilat janë ZBULUAR pasi që kokat e të therrurve ishin shpëluar nga toka.

Në ato nekropola njerëzit janë varrosur për së GJALLI. Ato i takonin GEMARTERTENIT, ku njerëzit varrosen për së gjalli”. (…)

6. Gazeta Daneze “RIGET” (Franc MAGNU –korespodent lufte): “ Zhvillimi i luftës serbe në Maqedoni ka marrë karakter të MASAKRIT të tmerrshëm mbi popullsinë shqiptare. Atje ushria zhvillon luftë shfarosëse. Sipas dëshmisë së oficerëve dhe ushtarëve, në mes Kumanovës dhe Shkupit, janë vrarë 3000 shqiptarë, ndërsa në territorin e Prishtinës (Llapi, Prishtina, Lipjani) janë masakruar 5000 shqiptarë. 

Fshatrat shqiptare janë rrethuar dhe pastaj u është vënë zjarri. Në zjarr janë gjuajtur njerëzit. Atje njerëzit vritën si minjtë. Për këtë gjueti në njerëz, me plotë mburrje rrëfen ushtaraku serb.

Në Shkup janë gjykuar dje me vdekje 36 shqiptarë dhe janë EKZEKUTUAR menjëherë. Lumi (mendohet në Vrdarin-HB) edhe mëtej është i mbushur me kufoma. Ndërsa, për çdo ditë organizohen EKSPEDITA nepër fshatra me qëllim të SHFAROSJËS së shqiptarëve”.

7. Gazeta “REICHSPOST” : “ Në këtë dosje gjinden njoftime vijuese- Qyteti Shkup dhe rrethina e tij janë dëshmitarë të veprave MIZORE ndaj popullit shqiptar.

Me ditë të tëra kam parë ndjekjen e gjahut që përgatitej mbi shqiptarët nga bandat e armatosura serbe dhe ushtria e rregullt. Tri ditë e netë kam parë FLAKËN e fshatrave të djegura, të cilat e skuqnin qiellin; pas këtij terrori pesë fshatra në afërsi të Shkupit u shndërruan në gërmadha dhe banorët pa përjashtim u vranë. Pas Kalas së Shkupit, është gjetur një prrua i mbushur me më tepër se njëqind kufoma të viktimave.

Po ashtu, në grykën  equajtur Vistalla Voda, në afërsi të Shkupit, ishin therrur 80 shqiptarë.

Pak kohë pasi hyra në Shkup vizitova një njeri të sigurt dhe të besueshëm dhe bisedova personalisht. Ai më tregoi se në spitalin e Shkupit i kishte gjetur 132 shqiptarë të plagosur. Në ditën tjetër i kishte takuar vetëm 80, ndërsa katër ditë më vonë aty kishin mbetur vetëm 31 veta. Të plagosurit vdisnin urie, ndërsa kufomat e tyre hidhëshin në Vardar.

Autoritetet serbe në Shkup këdo që e gjejnë në rrugë dhe e konstatojnë se është shqiptar e vrasin aty për aty.

Në Kalkandele (Tetovë) 85 shqiptarë, pa bërë rrezistencë të aramtosur, janë torturuar para shtëpive që iu plaçkitën tërësisht. Në këtë qytet janë DHUNUAR gra dhe vajza, nga ushtria dhe bandat serbe. Madje, nuk janë kursyer as ato të moshës 12 vjeçare.

Kulminacioni i krimit arrinte atëherë kur ushtarët me revole në dorë i detyronin baballarët dhe bashkëshortët të ishin dëshmitarë dhe t` ua mbajnë fenerët, kur ushtarët fillonin me krime më të egra ndaj vajzave dhe grave të tyre”.

Në GOSTIVAR, banorët e shpëtuan qytetin e tyre, vetëm pasi i paguan komandantit serb 2000 funta turke. Në Gostivar u pushkatuan vetëm 6 veta sa për t` i FRIGËSUAR njerëzit (Kuptohet që të shpërngulën. E një dokument tjetër thekson se në Gstivar ploja do të pasojë në prill 1913, sepse ai batalon sernbian nuk kishte municion. Madje pushkët e tyre  nuk kishin bajoneta-HB).

Në FERIZAJ, ku kishte ardhur deri te organizmi i i rrezistencës së armatosur, masakrimi kishte zgjatur 24 orë. Një grua shqiptare, të cilës ia kishin vrarë burrin në shejnjë hakmarrje, i vrau pesë serb dhe pastaj bëri vdtvrasje. Por bandat serbe pastaj i THERREN 1200 shqiptarë. E qyteti i Ferizajit është sot pa banorë. Tani këtu jetojnë jo më shumë se TRE shqiptarë muhamedanë të moshës mbi 15 vjeç”.

Në GJILAN, ku shqiptarët nuk ishin të mbrojtur, gati të gjithë banorët janë vu në zjarr dhe nën shpatë.  Vetëm disa që kishin marrë arratinë shpëtuan gjallë. Për tmerrin dhe rrënimet në Gjilan flasin gërmadhat”.

Në Prishtinë, okupatori serb ka sunduar me gjakësi. Shqiptarët vlerësojnë se numri i të vrarëve këtu ka arritur në 5000 frymë”.

Në territorin e Llapit, nuk është lënë i gajllë asnjë fëmijë në djep. Vetëm në fshatin Lladofc janë masakruar 360 burra vetëm pse mbanin në kokë plisat e bardhë”.

Në LESKOFC të Ferizajit tetë shqiptarë të paarmatosur u THERRËN posa u takun me ushtrinë serbe”.

Qyteti i PRIZRENIT nuk iu kundërvu marrshimit të serbëve. Por këtu gjaku po rrjedh si lum. Sot Prizreni pas Prishtinës është qyteti më i bastusur. Popullsia vendase e quan mbretin serb Mbret të vdekjës. Këtu bandat serbe urrejnë me zemërim. Ato nxitojnë nepër shtëpia, vrasin këdo që hasin në rrugë pa marrë parasysh moshën dhe gjininë. Të vrarët, të pavarrosurit, qëndrojnë nepër rrugë me ditë të tëra. Për çdo natë, si në qytet, ashtu edhe në rrethinë, përseriten sulmet. Vetëm ditën e parë të hyrjës serbe, në qytet qenë vrarë 400 shqiptarë.

Megjithëkëtë, komandanti Jonakoviq, me revole në dorë, i detyron parinë dhe prijësit  e fiseve të Prizrenit të nënshkruajnë një shpallje falenderimi drejtuar mbretit Srbisë, Petrit “për çlirimin nga ana e ushtrisë serbe”.

Tani, kur trupat serbe marshojnë në drejtim të perendimit, barrën ushtrake nuk dëshirojnë ta ngarkojnë në kuaj, por i tubojnë 200 shqiptarë dhe ua ngarkojnë barrën në një peshë prej 50-60 kg., me të cilën udhtojnë 7 orë në viset e Lumës. Pastaj të gjithë i therrin.  Megjithëse turma e pafatë nga rraskapitja mbinjerëzore dhe durimi i të kqijave ishte thyer plotësisht dhe ra në një gjendje të tmerrshme komandani serb urdhëroi masakra të reja.”

Një grua fandeze (Katolike), me emrin DILA, vjen në Prizren me djalin e saj,me një të afërm dhe me dy njerëz të fshatit Gjugja për të blerë pajën e vajzës së saj.

Para se ta lëshonte Prizrenin, ajo kishte kërkuar lejen e kalim kthimit për vete dhe përcjellësit e saj nga komanda ushtarake e gjeneralit Jankoviq, se nuk do ta gjente gjë e keqe nga ana e serbëve. Ajo e mori paspaortën, por me të arritur në Sun, afërsisht katër orë para se të mbrrinin në Prizren, atyre njerëzve iu plaçkit pasuria, ndërsa të katër mashkujt u lidhën dhe u hodhën në një gropë, pasi u pushkatuan nga ushtarët serbë.

Nëna ishte dëshmitare e kësaj skene qante dhimshëm për djalin e  vet të vrarë. Ajo u hidhet ushtarëve para gjujve  dhe u lutet që ta vrasin edhe atë.

Atë e lidhën për trungun e një peme. Oficerët që kishin dëgjuar zhurmën e krismave arritën aty. Ushtarët ua treguan atyre bukën që e kishin marrë nga nëna, ku gjoja kishin gjetur dy fishekë që shërbyen së “dëshmi” se këta fatkëqinjë kishin tentuar të bëjnë kontrabandë  me fishekë të “fshehur” në bukë. Për këtë shkak oficerët e lanë edhe më tutje gruan fatkeqe. Nëna fatkeqe mbeti aty për një kohë të gjatë prej të hënës deri të mërkurën, përballë varrit të djalit të vet.

Të mërkurën, e dërmuar nga uria dhe të ftoftit e netëve të vjeshtës së vonë dhe plotësisht e dëshpruar, ajo u nis për t` u kthyer në Prizren, ku arriti natën vonë. Atje përseri e pengojnë. Të nesermëm shkon në komandaturë. Megjithëse gjenerali Jankoviq e dinte se pranë tij qëndronte një grua e pafajshme e aftkeqe, gruaja u mabjt e burgosur deri të nesermen në një shtëpi të një prifti serb. Ajo pastaj iu dorëzua katolikëve dhe u dërgua për të jetuar në kishë”.

Në Prizren jetonte bukëpjeksi Gjoni Prenk Palit, i cili i furnizonte me bukë edhe ushtarët serb. Një ditë në furrën e tij shkon një oficer dhe, pasi qëndroi për pak kohë, ai e vari pushkën në mur të furrës, me qëllim që të kthehej së shpejti. Mirëpo, ndërkohë, në fjurrë hynë rastësisht disa ushtarë. Për shkak të armës së oicerit serb, furrtarin e nxorrën para gjyqit dhe e pushkatuan.

Në LUMË 27 fshatra janë shkatërruar plotësisht dhe banorët e tyre, pa përjashtuar as fëmijët, janë vrarë.

Nja 400 burra lumjanë u dërguan në Prizren dhe u therrën që të gjithë në grupe. Në rrethin e Prizrenit janë të pavarrosur  qindra kufoma.

Në GJAKOVË gati plotësisht është dëmtuar afër 90 për qind e popullsisë.

Në Trstenik janë vrarë 60 shqiptarë. Në Smirë janë therrur 32, në Verban 20, në Lubizhdë 19, në Komogllavë janë therrë të gjithë mashkujt.

Në Vilajetin e Kosovës numri i shqiptarëve të vrarë arrinë në 25 000 veta”.

8. Gazata “ALBANISCHE KORESPONDENZ” (më 20 mars 1913): “Nga banorët e rrethinës Shkupit kemi

marrë lajme se po bëhen krime të papara ndaj banorëve të rrethinës Shkupit, në viset e pushtuara nga ushtria dhe bandat serbe.

Kah fundi i shkurtit, në fshatin Shoshare, arriti ushtria serbe. Pasi që të gjithë burrat dhe dejmtë ishin larguar, ushtarët i DHUNUAN gratë dhe vajzat.

Vepra të njejta ushtarët serbë kanë bërë edhe në Letnicë. Në njëzet e nëntë (29) fshatra të KRADAKUT, janë djegur 280 shtëpi të fshatarëve muslimanë, ndërsa të gjithë mashkujt, që nuk kishin ikur me kohë u therren me bajoneta.

Gjithëashtu në fshatrat Tërstenik, Senicë, Vërban, Lubizhdë dhe Gjylekerë janë bërë MIZORI të tmerrëshme. Këtu 238 burra janë therrë. Në Lubizhdë oficerët serbë shisnin gratë e fshatit si skllavëresha, madje edhe për 400 piestra.

Serbët dogjën për së gjalli në këtë fshat një burrë dhe një grua plakë. Në Gjylaj, një gruaje shtatzënë i është prerë barku me bajonetë dhe është nxjerrë fryti.

Në Portesë 90 ekonomive u është dhënë zjarri. Tërbimi i serbëve është i njjejtë si kundër muslimanëve ashtu edhe kundër katolikëve”-shqiptarë.

9.Gazeta “DEUTSCHEN VOLKSCHEN VOLKSBLATT” (19 shkurt 1913): “ Vetëm pak fshatra dhe vendbanime janë kursyer nga serbët. Shumë shqiptarëve serbët u janë hakmarrë me vrasje të grave dhe fëmijëve.  Kur u dha urdhëri në qytet për t` i dorëzuar armët, shqiptarët me veshtërsi janë ndarë prej tyre. Tani u dha urdhëri për bastisje, gjatë të cilave janë bërë dhunime të mëdha.

Pas pak kohe është fromuar gjyqi ushtrak dhe përmes atyre gjyqeve serbët po shfarosin deri në Tiranë. Në fshatin Zala, në veri të Krujës, në kasollën e tij, një serb po e dhunonte një femër dhe me që burri ishte gjetur aty pranë, pasi që e kishte vrarë ushtarin serb, ishte arratisur.  E për atë vrasje, serbët pastaj i therrën 100 veta dhe e dogjën fshatin në tërësi” (….)

10. Gazeta “DAILY TELEGRAPH”: Veprimet e tmerrshme të trupave të gjeneralit serb Jankoviq kanë trjkaluar të gjitha marrshimet e tyre nëpër Shqipëri,  jo vetëm që kanë gjykuar dhe vrarë tradhtisht njerëzit, por vrasjet e tyre  mizore ata i kanë bërë mbi njerëzit e pambrojtur siç janë pleqtë, fëmijët dhe foshnjet e gjirit e nënave të tyre.

Oficerët serb, të dehur  nga fitorja e tyre, kanë lëshuar parullën simetodë më efikase për nënshtrimin e Shqipërisë: shfarosjën në masë. Ndërmjet Kuamnovës dhe Shkupit ata kanë grirë afro 3000 njerëz. Në afërsi të Prishtinës, nga goditja e serbëve, kanë rënë viktima 5000 shqiptarë.Ata nuk kanë rënë në betjea, por në një mori vrasjësh mizore. Në shumë fshatra janë diegur shtëitë. Banorët e tyre janë vrarë si minjët, në përpiekje për të shpëtuar nga flaka e zjarrit.

Mashkujt janë vrarë para syve të grave dhe fëmijëve të tyre. Pastaj nënat fatzeza janë detyruar të asistojnë në skena të masakrimit të fëmijëve të tyre, të coptimit të tyre nga goditjet e rënda.

Ekzekutimet ishin ARGËTIME të përditëshme të ushtarëve serbë. Nepër shtpitë ku janë gjetur armët, të gjithë njerëzit e tyre janë vrarë ose varur. Për një ditë bëheshin deri në 36 ekzekutime. Është me rëndësi se në Hungrai nacionalitrti i atyshëm serb ka shprehur INDINJATË të thellë kundër masakrimit në Shqipëri.Një skenar i mëparëshëm i krueministrit Nikolla Pashiq, zotëri (Jovan)  Tomiqi, tregon se gjatë udhtimit të tij prej Prizrenit për në Pejë, në të du anët e rrugës ka parë vetëm fshatra të djegura, të cilat ishin bërë rrafsh me tokë.Rrugët ishin mbushur me trekëndsha, në të cilët ishin varur kokat e shqiptarëve. Rruga prej Gajkove i ngjante një bulevardi të trekëndshave.

 (Këto mizori i kanë bërë ushtarët e Malit Zi, sepse deri në Lumin Krena kishin arritur të okupojnë Serbët, kurse në pjesën tjtër Veriore ishin stacionuar si vrasës malazezët. Kështu qyteti i parë i ndarë në mes dy okupatorëve në Evropë në shekullin XX, është Gjakova më 1912-1914-HB). 

Gazetat e Beogradit shkruajnë se koloneli Osbiq afër Prizrenit i urdhëron ushtarët: VRANI!

Në Ferizaj, komandanti serb i fton të ikurit që të kthehen prapa dhe t` i dorëzojnë armër, por më tepër se 400 prej tyre u THERRËN pasi e përfillën thirrjën. Në tërë Ferizajin kanë mbatur gjallë vetëm 4 familje.

Në Prishtinë, oficerët lavdërohën se si me duart e tyre çdo ditë i mbysin nga dhjetra shqiptarë. Prandaj, një mjek i kryqit Kuq, sipas burimeve të veta, tregonte se serbët kanë vrarë në Shqipëri pa mëshirë. As gratë, as fëmijët as pleqët nuk janë kursyer.

Për çdo ditë kam parë fshatra të djegura. Në Kratovë, gjenrali Stefanoviq, qindra të burgosur i kishte radhitur në dy rende dhe ata me zjarrin e MITRALOZIT i  ka rrxuar për toke. Gjenrali Zhivkoviq në SJENICË i ka vrarë 280 burra që shquar shqiptarë, sespe ata kishin rrezistuar.

Në Strumicë, majori Gërbiq, komandant i batalonit të katërt të Rregjimentit serb të vijës parë, ka djegur vetë shtëpi dhe pastaj i ka dërguar për Serbi 80 qerre të mbushuara me mobile e çlilima. Të gjitha vajzat dhe gratë e reja të Strumicës janë dhunuar dhe kryqzuar me dhunë.”

11. Gazeta “ ALBANISCHE KORESPODENY” (Trieshtë më 18 mars 1913 shkruan): “ Mjerimi në Shqipëri ka arritur një shkallë të lartë të trishtimit. Trupat serbe, së pari e pushtuan Durrësin, duke mos pasur intendant dhe pa rezerva ushqimore, janë hedhë në tokat shqiptare. Ata u përcaktuan për mbledhjën e ushqimeve me masa tëjashtëzakonshme. Atje është rrënuar deri në themel çdo gjë që u ka rënë serbëve në dorë. Mallin e plaçkitur nepër qytetet e Shqipërisë e aknë dërguar për Selanik dhe atje po e shesin ose po e transportojnë për Beograd.

Fazli Toptan Pasha, në raportin e tij dëshmon për GRABITJET e mëdha që bënë ushtria serbe në Shqipëri. E për barbarizmat e serbëve në trojet shqiptare opmnionin e njoftonte edhe DRVISH HIMA. Ai potenconte plaçkitjën që po i bëhej popullit” (….).

12. Gazeta “ADEVERUL” (Bukuresht 6 janar 1913): “Mjeku rumun dr Leonte njoftonte se qindra mizori bëheshin mbi popullin shqiptar.Në viset shqiptare njerëzit vdesin nga uria dhe nga THERRJA me BAJONETA, sespe serbët i ruajnë plumabat. Fushat janë mbushur me kufoma të burrave, pleqëve dhe të rinjëve, të grave dhe fëmijëve të mitur. Kur ushtria serbe hynë MANASTIR për të gjetur vend ushtarëve të vet, aty i  vret të gjithë shqiptarët që gjendëshin të shtrirë në spital. Mjeku dr LEONE, jep të dhëna trishtuese mbi shqiptarët, sidomos në Kumanovë, Prizren e gjetiu.”

13. Korespodenti  HERMENEGILD WAGNER më 20 XI 1912 raporton nga SEMLINI (ZEMUNI): “GJATË qëndrimit tim tre ditor në Nish munda të konstatoja hollësitë e veprimeve trishtuese e jonjerëzore që janë bërë nga trupat serbe. Unë kam për këtë dëshmitarë shumë të ndershëm. Në kalan e Nishit ishet sjellë një femër shqiptare pesëdhejtëvjeçare. Ajo mbahej nën dyshimin se në Ferizaj kishte hedhë BOMBËN kundër sulmuesëve serbë. Në vend se e akuzuarja të vihej para gjyqit ushtrak, femra fatkeqe u ishte lënë ushtraëve serbë, të cilët e rrahnin me kundak derisa ia coptuan kokën.

Abdyl Kadriu është burgosur në burgun e Nishit. Aty ishte rrahur deri në vdekje. Në sëitalin e Nishit gjenden edhe ushtarë shqiptar të plagosur. Aty hyjnë ushtarët serb dhe në mënyrë mizore i malltretojnë dhe më në fund i mbysin. Një mjek i Kryqit Kuq njohton se shqiptarët, qoftë me armë apo pa to, vritën pa mëshirë. Kudo ndjeva duke klithur ushtarët serbë se kjo farë duhet SHFAROSUR: Më Betejën e Kumanovës, janë palgosur shumë pak serbë. Dhe kur në spitalin ushtrak të Nishit ata i vizitoi mBreti, një ushtar i tha atij se e kanë palgosur shqiptarët me armët e grabitura. Mbreti tekstualisht i tha: “ Këta derra do të denohen ashpër”.

Kështu, në Sjenicë janë THERRUR 950 burra të shquar shqiptarë. Kishte raste kur kUFOMAVE që ishin hudhur në varreza masive u zbuloheshin gjymtyrët pas shiut. Skenat ishin trishtuese, shiheshin kokat, duar e këmbë të masakruara mbi dhe.

Qindra dezertor serbë, pjesëmarrës në luftime, dëshmojnë për mizoritë e ushtarëve serbë në vset shqiptare. Prej tyre mund të dëgjohej edhe kjo: “ TURQIT I KEMI LËNË TË QETË, POR QENTË SHQIPTARË NE I KEMI THERRË KUDO QË I KEMI ZËNË”. (Pra është i vërtetë pohimi i MUSTAFË SYUBLLËS më 1967, se Lufta Ballkanike ka qenë luftë antishqiptare. Fakti: në tregjet e Vilajetit Kosovës më 10 deri në 20 tetor 1912 me NJË (1) LIRË ARI I KE BLERË 82 FESA. NJË MUAJ MË VONË (më 20 nëntor 1912) 82 lira ari ka KUSHTUAR NJË FES, SEPSE USHTRIA SERBE KEND E HASTE ME FES E KURSENTE, KEND E HASTE ME PLIS E THERRTE ME BAJONETË ATY PËR SATY. PRA URDHËRI KA QENË ME I SHFAROSË SHQIPTARËT SIKURSE MË 1877 në TOPLICË, kur nuk mbeti shqiptarë i gjallë në 714 katune dhe 6 qytete. Kjo politikë serbiane e SHPRINSIMIT, SHPËRNGULJËS DHE SHFAROSJËS KA QENË KONTANTE, në çdo kohë.-HB).

Dezertori Ivan Iavnoviq dëshmoi se pas okupimit të Manstirit oficerët i lidhinin nga dhejtë burra, gra e fëmijë dhe i DIGJNIN për së gjalli. Në SEFER, në rrethin e Gjilanit serbët ia vunë zjarrin një shtëie dhe i hodhën dy pleq në zjarr. Një tjetri ia lidhën duart dhe pastaj,pasi e vranë në mnyrë mizore ua prenë gjymtyrët. Fshatrat Limbishtë, Koliq, Terpezë dhe Gjylaj janë diegë për herë të tretë.

 Në Gjakovë, ushtarët serbë bënë dhunime, ndërsa në fshatin Babaj ushtarët torturuan dhe pastaj i dhunuan gratë. Pas një kohe e dogjën tërë fshatin. Në Nikaj, therrën 70 shqiptarë të konfesionit katolik.

Në Pejë, ushtarët serbë i grabitën TRI GRA, ndërsa ushtarët malazezë tri vajza.

Luma është djegur tërësisht.

Dibra është rrënuar për toke. Në rrethinën e saj janë djegë 24 fshatra.

Në Prizren, priftërit katolik nuk GUXOJNË t` i varrosin të vdekurit.

Në Durrës, më 8 II 1913, ushtarët serbë i dogjën këto fshatra: Zesin, Laruskin, Mniklen, Scajnë dhe Gromnin.

Në ZES 20 gra dhe vajza u hodhën të gjalla në zjrarr.

Në Kurbin të Krujës të gjithë banorët u arratisën. Në Tiranë janë dejgur në zjarr 70 burra. Para popullit janë ekzekutuar 10 burra dhe 2 femra”

14. Gazeta “REICH POST” më 20 III 1913 boton: “ Famullitari Dom TOOSO në Setnicë (Mali i ZI) ushtarët ia kishin plaçkitur tërë pasurinë.

Famullitarin në Gajkovë e kërcnojnë me vrasje, duke i thënë të heq dorë prej PROTEKTORATIT AUSTRIAK.

Famullitarin në Gajkovë, të quajtur ANGELIUS PALI, e likudojnë për shkak se nuk pranoi të konvrtonte  (ta ndrronte fenë prej katolikut në sllavo ortodoks).

Në prani të Palit, prej nja 300 burrash, grashë dhe fëmijësh të LIDHUR me litar kërkohej që ta ndrrojnë fenë. Fushatën e ndrrimit të fesë e udhëhiqinin disa ushtarë me nga një prift ortodoks.

Është i tmerrshëm akti i vrasjës së AT PALIT, shkruan më 20 II 1913 “NEUE FREIE PRESSE”.

Në Ferizaj priftërit katolik ndiqen në çdo hap për t` u likuduar. Në janjevë jetojnë 400 familje katolike. Aty është e përqëndruar një masë krishtere katolike laramane.Por, edhe pas presonit të pushtetit, ata nuk pranojnë me asnjë çmim të kthehen në ortodoksi.

 Mizoritë serbe pa ashpërsohen në Letnicë, Nashec, Zhur, Dibër, Krujë, Tiranë, Kavajë, Elbasan, Barbullush, Durrës, Rrafsh të Kosovës dhe Llap, ku oficerët serbë i lidhin nga 50 burra me shoka dhe i likuidojnë të gjithë para antarëve të familjeve. Të shkretëve të mbetur u thonë : Ose shporruni ose do të vdisni se jetë këtu nuk keni” (….).

15. DËSHMI TË MISIONARËVE AMERIKANË : Mr Newinsoni dhe Mr Ericsoni (15 qershor 1913)

Më 15 qershor shkuam në Lezhë, duke kaluar nepër fshatra të djegura nga serbët. Serbët në tokat shqiptare merrnin njerëz nga rruga dhe i vranin pa gjyq.

Në Kavajë dhe Peqin mësuam për masakra të reja serbe.

Në Elbasan serbët kishin arrestuar dhjetra patriotë shqiptarë. Serbët na thanë në Strugë se dialekti i Strugës është një serbishte. Ata kishin plane granitçare që ne nuk i kuptonim në fillim. Më 27 VI (1913) ishim në OBRIN e veshur me të zi prej serbëve.

Dita e Kosovës ishte një festë me pamje tç zezë. S` ka asgjë më të dhëmbshme sa pamja e një populli që detyrohet të GËZOHET nga një ushtri okupatore. Të gjitha dyqanet janë mbyllur. Populli u thirr për të kremtuar “Çlirimin e vednit në kishë”.

16. Nga një ditar i një ushtari që babai i tij kishte qenë TOPGJIA i parë që i kishet pranuar topat  erëndë nga Austria më 1813. Atëbotë thot ai në kujtime, gradat e oficerëve ishin në gjuhën gjermane. Ndërsa topat e parë serik Austria (8 topa) ia fali Srbisë më 1821. Topat tjerë ia dhuroi Serbisë Sulltani më 1836 në ditën e datlindjës së Millosh Obrenoviqit. Një vit më vonë Serbia do të fillojë për të prodhuar topa vebdas ( në fillim i prodhoi 12 topa). Të gjithë do t` i prdorë kundër shqiptarëve për t` i shfarsosë, nga Toplica 1877 e deri në fund të shekullit XX).

17. Edit DYRHAM, Njëzet vjetë ngatrresa ballkanike, Romë 1942, f. 241: “ Në Shalë muslimanët ose duhej të konvertoheshin ose do të mbytëshin. Një njeri nga Peja rrëfente: Çdo ditë telalli thërret nepër rrugë” –Qeveria do të pushkatojë sot nja dhetë vetë. Asnjeri s` di cilët janë këta njerëz dhe përse vritën. I shpiejnë përpara një grope që do të jetë varri i tyre. Pstaj 12 ushtarë shtinë mbi ta derisa bien për dhe. Atyre u hidhet dheu përsipër, pa marrë para sysh në janë gjallë apo të vdekur. Njerëzit hidhën në ujin e akullt të lumit, pastaj detyrohen të qëndrojnë pranë prushit të zjarrit derisa të kërkojnë mëshirë. Dhe çmimi për të gjithë këtë ishte të kthyerit në FENË E KEISHTERË. Shumë nga këta që ishin pagzuar (konvertuar) në tmerr vinin te unë”.

Dekreti për kolonizimin e Kosovës 20 II 1914 (….)   

Neni 8- Të drejtë për kolonizim (në Kosovë) kanë në rend të parë serbët, ata që kanë jetuar përgjatë kufirit të vjetër dhe popullsia serbe nga Serbia dhe dispora” (… Uredbe, KRF, 1916, f. 110).

Në publikimin: “DVA MESECA U JUGOSLLOVENSKOM SIBIRU, Novi Sad 1916” (Dy muaj në Sibirin Jugisllavë), autori Dragisha Vasiq, do të shkruaj: “Ushtria serbe ishte e orientuar për ta shfarosë një popull autoktion. Misioni i saj ishte edhe rus, edhe francezo- britanik, sepse më 1914 Rusia dhe Britania u dakorduan në msheftësi që:  Britania të fitojë PROTEKTORAT mbi EGJIPTIN, kurse Rusia mos të reagojë; kurse Britania pajtohej që Rusia nëse arrin për ta shkatërruar Turqinë, që duhej të ndahej, të ketë PROTEKTORAT në  BOSFORIT DHE DARDANELE.(Ekziston marrëvrshja seretet 1914, një muaj pasi që Kisha serbe dhe Vatikani lidhin KONKORDAT.

Një vit më vonë, më 26 prill 1915 në Konferencës SEKRETE të Londrës, Rusia, Britania dhe Franca arritën që ta nxierrin ITALINË nga aleati me Gjeramninë dhe Austro Hungrainë, duke iu dhurar një pjesë të Bregdetit Kroat dhe vendin ku LINDI SHTETI SHQIPTAR-VLORËN. Ky akt barabar imperialist aq i dëshproi shqiptarët, sa që do të synojnë të shpërngulën të gjtihë në Anadolli, sepse më nuk kishin asnjë shpresë. E në rritjën e pesimizimit dhe tragjedisë 395 anije Evropiane kanë bartë shqiptarë në Anadolli.

Arqbatd RAJS, për eproin serbian: Nepër duartë e mia kanë kaluar 11 ditarë lufte, të cilët i kamë dorëzuar në Arkivin e Koamndës. Ata ditarë, nuk duhet publikohën, sepse tërë USHTRIA SERBE do të turpërohet para botës, se është siellë ndaj Aranutëve, kudo dhe kurëdo!.

Reagimi i NAZIM GAFURRIT për mizoritë në Krahinën e Llapit –janar /shkurt 1921.

“Ne poshtë të nënshkruarit, përfaqsuesit e Sanxhakut Kosovës dhe Maqedonisë, meqë kemi marrë raporte rrënqerthëse për krimet të cilat po bëhen mbi shqiptarët e pafajshëm; mbi femrat e pafajshme dhe fëmijët jomadhor, protestojmë sepse në viset tona nuk vlejnë ligjet dhe rendi. Kinse po i ndiekim bandat e shpifura drejtueisi i ushtrisë dhe xhandarmërisë në Qarkun e Prishtinës, ku bënë pjesë Nahia e Llapit i është nënshtruar një ploje të paparë mizorishë, të çdo lloji. Është fjala për mbi 26000 banorë që kanë mbetë pa kulm mbi kokë, në pikë të dimirit. Kjo tragjedi tantalsite ndodhë për t` i detyruar shqiptarët të shpronësohen, shpërmgulën dhe shfarosen, për ta sllavizuar zemrën e Shqiptarisë, Kosovën Dardane.

Shkojmë me radhë duke i numruar lokalitetet një nga një:

1.Fshati Bellepojë; Në këtë fshat janë masakruar:Nëna e Ibishit, Fazilja, gruja Fatimja, dhe 6 kufoma që nuk ka kush për t` i identifikuar. Në fshat janë therrë me bajoneta: Grueja e Ramdanit, Eminja 20 vjeçe, Nëna e Sinanit Qamilja 51 vjeçe, grueja Fazlija 30 vjeçe, vjaza Hrishaja 12 vjeçe, vajza Mihanja 10 vjeçe, vajza e Dinorës Nazifja 22 vjeçe, djali Asllani 20 vjeç, djali Mustafa 12 vjeç, gruaja e Shaqirit Hatixhja 51 vjeç, vajza Rabija 18 vjeç, Hanifja 14 vjeç. Është mbytë me torturë Mahmut Ejupi 15 vjeç, Jashar Shabani 14 vjeç, Salih Mehmeti 12 vjeç. Këta në grumbull janë therrë me bajoneta.Për së vdekuri u është shprazë edhe nga një plumb në xhoks.

Në këtë fshat janë varë edhe këta fatëzi: Ramdani 4 vjeç, Hashim Mehmeti 3 muajsh, Ajvazi 20 vjeç, Gruja Rabija 20 vjeç, e ëma Azizja 45 vjeç. Është diegë për së gjallë në zjarrë Abdullah Ibrahimi 55 vjeç, tregtar nga Prishtina. Është masakruar gruaja e Jasharit Dinorja 38 vjeç, gruaja e Namanit Hatixhja 43 vjeç. Është mbytë me torturë dhe i është ngulur një hu në gjoks, si  kryq Emin Ademi 41 vjeç, gruaja e Ramdanit, Hafija 50 vjeç. Kufoma është me kryq në ball.

Nga ky fshat ËRRFIA (Shtetërrethimi) ka vijuar mizoritë ndaj musafirëve nga fshatin Tërnavë. Të masakruarit janë dekompozuar nga egërsinat dhe nuk ka kush t` i identifokojë. Kufoma që nuk janë të Bellepojës janë 12. Të gjitha janë varrosë në një gropë.     

2.Fshati Popovë i kishe 55 shtëpi. I tëri është diegur. Në një skaj të fshatit kanë mbetë 5 shtëpi të padjegura. Të masakrarit e identifikuar janë: Nuhë Osamni, Fatime Osamni, Zukëmia (nëna), Metija (vajza 3 vjeçe). Janë vrarë mizorisht: Murat Halili 70 vjeç, Maliq Ibrahimi 28 vjeç, Sherif Arifi 58 vjeç, Osman Harisi 5 vjeç, Azim Hamiti 22 vjeç, Bajram Gamo 70 vjeç (muhaxherë), Abit Agushi 42 vjeç, Sherifja 40 vjeç, Sherif Saidi 55 vjeç, grueja e Shakut Mihanja 56 vjeç, Bajram Hamitit 60 vjeç, grueja e Hysenit Zemiha 30 vjeç, Riza Sadiku 56 vjeç, Hazir Hasani 8 vjeç, Azim Hasani 5 vjeç, Akika-vajza e Hasanit 21 vjeç, Hasan Abidi 55 vjeç, Zejnel Musliu 65 vjeç, Mehrima (Nëna e Tahirit 70 vjeç, Gjyleja, gruaja e Tahirit 38 vjeç, Hamdia, djali i Tahirit 3 vjeç.   

3. Fshati Lupç i Epërm të gjithë lagja e Menxhiqëve janë dëmtuar. Sidomos Azem Menzhiqit i janë vrarë të dy fëmijët. Të nacionalitetit Jevxh janë diegur 6 shtëpi. Në zjarr janë hudhë 4 persona . Disa pleqë janë kidnapuar dhe fati i tyre nuk dihet. Tërë fshati është plaçkitë. Lagja Dushi, është diegë pjesërishtë. Por banorët ishin arratisë në male. Pasuria u është diegë.

4, Fshati Majanc, është plaçkitë i tërë. Hoxha i fshatit me që është urdhëruar të bëjë kryq e nuk ka bërë është ekzekutuatr dhe iu ka ngulë një kryq në gjoks. Me rastin e varrimit kryqi i është larguar nga trupi.

5. Fshati Penuhë është dëmtuar çdo e dyta shtëpi. Banorët ishin arratisë në male.

6. Fshati Nikaj (Gllamnikë) është bastisë dhe janë diegur 9 shtëpi. Popullsia është arratisë kah Popova. Tre pleq janë ekzekutuar në rrugë. Afer xhamisë është gjetur një grumbull kufomash që nuk dihet të cilit fshat janë.

7. Fshati Sekiraçë është plaçkitë i tëri edhe pse dy xhandar që kishin  marrë rrushfet u kishin  premtuar se nuk do të ngucët askush. Dy gra shumë të moshuara janë gjetur të masakruara në rrugë nga qentë e fsahtit. Gratë ishin therrë me bajoneta.

8. Fshati Llaushë është plaçkitë i tëri. Nga fshati janë vrarë dy haxhi me tespi në dorë. Të dy pleqëve prifti serbë u kishte vu kryq në ballë, që do të thot se viktima është kthyer në pravosllavë pas vdekjës.

9. Fshati Dumnicë është bombarduar. Xhamia është kthyer në shtallë të kuajëve. Nga banorët 8 burra të lidhur janë marrë dhe fati i tyre nuk dihet.

10. Lokaliteti adminstrativ Podjevë, janë diegë 6 shtëpi. Janë vrarë, gruja e Adbid Agushit me 1 fëmi 15 vjeç. Në një lagje tjetër janë masakruar: Murat Maliqi, Ibrahimi dhe gruaja e Muratit, emri i së cilës nuk dihet sepse nuk ka kush për ta identifikuar (8 janar 1921).

11. Fshati Ballofc është diegë lagja e Vllasalive e tëra. Familja e Ramë Vllasës është marrë peng dhe është dërguar në burg, me kusht që Rama të dorëzohet. Janë marrë peng edhe 6 vllazër të familjës Vllasa. Ata janë dërguar në Prishtinë. Nuk janë vrarë por do të deportohën në Kampin e Nishit. Banorët e lagjeve tjera janë arratisë nepër male. Shtëiat janë plaçkitë.  Në kalim fshati Hericë është kërcnuar se do të masakrohet, por ka pasë korruptim të xhandarëve. Janë vrarë dy kalimtarë dhe janë plaçkitë bagti të shumta nga serbët e andej kufirit vjetër.

12. Fshati Ladofc është diegë i tëri. Burrat e fisit Kelmend janë seleksionar një nga një dhe janë deportuar në drejtim të panjohur(8 janar 1921).

13. Fshati Shajkofc është në flakë e tym nga zjarri. Xhamia është rrënuar. Nga fshati janë deportuar në drejtim të panjohur 18 burra të moshës 19-45 vjeç. Nga fshati janë marrë 6 gra dhe ato nuk janë kthyer më (8 janar 1921). Hoxha i fshatit është kidnapuar dhe nuk dihet fati i tij dhe 9 xhematëlive të tij.

14. Fshati Gërdofc u janë diegë shtëpit e Bahtir dhe Veli Govorit. Të gjithë antarët e familjës janë masakruar dhe për dy ditë nuk është lejuar varrimi.

15. Fshati Sharban është diegë i tëri, sepse në te paskan bujtë Ramë Vllasa dhe qeta e tij për tri ditë. Mu për këtë janë vrarë e hudhë në zjarrë për së gjalli:  Rexhep Haziri 14 vjeç, Qazim Haziri 8 vjeç, nëna e tyre Hamidja 50 vjeç. Është mbytë mizorisht Bahtir Behluli 24 vjeç, e ëma e tij Lametullahja 60 vjeçe, gruaja e Asimit 23 vjeç, Mustafë Ramadani 50 vjeç, Zylfie Qazimi 50 vjeç, gruaja e Asllanit, Zarifja 51 vjeç, vjaza Hava 15 vjeç, vajza tjetër Haila 10 vjeç. Janë masakruar Sherif Jasahri 80 vjeç sespe i ka pshty kriminelët.Të vrarët kanë në trup therrje me bajoneta.

Të masakruarit tjera janë: Abdyrrahman Mehmeti 50 vjeç, nipi Selimi 4 vjeç, nipi tjetër 2 vjeç (nuk i dihet emri), gruaja Hyryshahja 45 vjeçe, vajza Gjyklyshahja 12 vjeçe, vjaza Rabia 4 vjeçe, Grueja e Ramdanit, Kada 51 vjeçe, gruja e Tahirit, Azeminja 30 vjeçe, djali 1 vjeç, Abdyrrahman Shaqiri 7 vjeçar, nëna Zejna 60 vjeçara. Janë hudhë në zjarr: Gruaja e Shabanit Rabija 30 vjeçare. Ajo ishte shtazënë dhe xhelatët e masakruan.Djali i Shabanit 12 vjeç, është hudhë në zjarr. Informatori i gazetës “HAK” që botohej në SHKUP, nuk kishte arritur për t` i identifikuar edhe 54 kufoma që ishin gjysëm të deigura.

Është rrënqerhës deklarimi i Qamile Barishorit-Bajramit, kur i thot gazetarit “HAKUT” se: “E mora nënën gjysëm të deigur në zjarr dhe provoja për t` i ngrohë duart. Por duart e të vdekurit nuk po ngrohëshin”!.    

16. Fshati Prapashticë ka psuar më së tepërmi gjatë mizorive dhjetëditëshe. Në lidhje me këtë, edhe në shtypin e kohës: HAK (Shkup), PRAVDA (Sarajevë), BESA SHQYPTARE (SHKODËR), SHKUMIMI (ELBASAN) e nja 8 gazeta evropiane janë marrë me krematoriumin në Parashticë. Në të gjitha publikimet që janë konsultuar jipet një shifër për vuiktimat. Fjala është për 1020 persona nga tërë Krahina e Llapit dhe Gallapit. Burimet flasin, sidomos për mizorinë që psoi hoxha i fshatit Adem Efendija.

 Nazim Gafurri informon se nga ky lokalitet së pakut janë masakruar 550 persona.  Kufomat e tubuara edhe nga lokalitetet tjera janë hudhë në një humnerë.Si më të dëmtuarta numrohën familjët e Tahir Fanës, Beqir Bajramit, Qazim Fetahut, Mustafë Jahës,Ibrahim Bajramit janë deportuar në Leskofc….

17.Fshati Keçekollë ka psuar në disa lagje, por popullsia ishte arratisë në male dhe rastësisht ka shpëtuar. Në këtë lokalitet janë plaçkitë dhe pastja janë diegë 5 shtëpi. Ka pasë edhe vrasa në rugë, por ata nuk janë identifikuar.

18.Fshati Orllan janë dëmtuar 4 familje. Prona e tyre, sidomos bagëtia janë grabitë. Vrasa në njerëz për shkak se janë korruptuar tre xhandarë, nuk ka pasë.

19. Fshati Ballban janë dëmtuar 11 persona. Të gjithë janë vrarë me bajonta në fyt.

20. Fshati Kushevicë janë dëmtuar 6 familje. Prej tyre 9 burra janë deportuar në Leskofc. Fati i tyre nuk dihet.

21. Fshati Keçekollë ka psuar shumë. Çdo i dyti banor është masakruar. Të vrarët nuk ka pasë kush për t` i identifikuar, sepse frigoheshin nga ushtria që e ka granatuar këtë fshat edhe për një javë rresht.

22. Fshati Makofc ka psuar gjinia femrore e cila është rrahur deri në alivanosje.

Në Arkivë,  Fondi i Komittit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, dokumenti vërteton se në Qarkun e Prishtinë janë varë 4600 persona nepër shtëpia dhe kudo nepër rrugë; janë burgosur 3650 persona, ku ka edhe fëmi 3 muajsh. Në kampin e Nishit, nga janarai 1921 e deri më 1923 janë deportuar 604 familiarë të prisëve të Qetës Kryengritëse Nacionalçlirimtare Shqiptare.

Rerspekt për Leon dhe të gjithë gazetarët  objektiv; respekt për NAZIM GAFURRIN (e vranë serbët me atentat më 1928 në Prishtinë), që ia bëri të njohur botës, tragjedinë shqiptare, përmes gazetës “HAK”, që botohej në Shkup. Ajo gazetë, duhet të ribotohet e tëra, sespe përmes saj flet: toka, njerëzit dhe xhaku i shqiptarit, që ka rriedhë si lum pa pushim deri te Ushtria e Adem Demaçit dhe Adem JASHARIT-Lregjendarit 1993-1999.

Përfundim

Nga viti 1807 kur “Pravitelstvujushqi Sovjeti” i Serbisë mori vendim për spastrimin e të huajve. Nga kjo kohë e deri më 1995, politika, kisha dhe ushtria serbe i ka përpiluar 35 programe për shpronsimin, shpërnguljën dhe shfarosjën e shqiptarëve.  Atë politikë, Serbia parafashiste, fashiste dhe neofashiste (sot) e ka në qarkullim. E kur do të përfundojë kjo politikë?. I njoh të 35 programet 1844-1995. Por pa i paguar Serbia dëmet e luftës, vetëdijësimin nuk do ta kuptoj si detyrë civilizuese. Me gjithë këtë, në radhët e serbëve ka arsyeshmëri në çdo kohë. Por politika ruse, sidomos nuk ka interes që Ballkani të kthehet në zonë paqe, sepse me këtë Peterburgu i mbulon mizoritë dhe ambicjet e veta në Bosfor dhe Dardanele, sespe ëndrron për ta zëvendsuar politikën bizantine.

Për fund një porosi Shqiptarisë: të investojmë në ekonomi, arsimim të popullit dhe shëndetësi. Por mbi të gjitha, duhet ta ndajmë edhe kafshatën e bukës, për ta forcuar ushtrinë dhe policinë, kuptohet me strategji mbrojtëse, për të siguruar mbrojtje dhe rend, për të gjithë qytetarët e Republikës Kosovës. [k1] 


 [k1]