Shqipëria/Aktualitet

Adela Alla: Qyteti i një mbi një dritareve nën magjinë e festave të Fundvitit

TIRANË, 26 dhjetor /ATSH/ Qyteti i një mbi një dritareve është shndërruar këtë dhjetor në një vend magjik në atmosferën e festave të Fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme me pamje nga qyteti i Beratit, i cili është zbukuruar me dritat e festave dhe me zbukurime të shumta festive.

“Dhjetori i festave në Berat”, shprehet Rama.

Zbukurimet festive janë vendosur në qendër të qytetit ndërsa janë zbukuruar edhe pjesët e tjera. Të parët që kanë nisur të gëzojnë kanë qenë fëmijët. Tingujt e muzikës dhe dritat e festës ndjehen kudo.

Postimet e fundit !