Shqipëria/Aktualitet

Abetarja e përbashkët duhet të përdoret edhe në Maqedoninë Shqiptare dhe kudo në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama u shpreh se abetaren unike me të cilën do të mësojnë fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë e kanë përqafuar edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se tashmë kanë për detyrë që të mbrojnë gjuhën shqipe nga kërcënimet e shumta, për shkak të globalizmit.

Kryeministri u shpreh se ka pasur presione të jashtëzakonshme, jo vetëm për të tjetërsuar gjuhën, por edhe për ta zhdukur atë. Shqipja, u shpreh Rama është një nga gjuhët më të vjetra, por që është shkuar vonë.

“Është një moment i veçantë sepse kjo abetare e unifikuar, një punë mes dy qeverive ishte një sfidë me kohën pasi hapi vendimtar për t’u nisur në rrugëtimin e realizimit të saj u hodh jo shumë kohë më parë në një mbledhje të dy qeverive dhe puna e kërkuar nga të dyja skuadrat e ngritura.

Ja ku jemi sot me një abetare të unifikuar, një libër i njëjtë për nxënësit që hyjnë në shkollë për herë të parë në Shqipëri dhe Kosovë dhe një lajm i mirë është se edhe miqtë dhe kolegët tanë në Maqedoninë e Veriut e përqafuan këtë ide pak më vonë, sepse ideja fillimisht ishte produkt i dy qeverive dhe sot janë në momentin kur e kanë marrë vendimin për ta futur abetaren e unifikuar edhe në klasat ku mësojnë fëmijët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Për ne është një barrë e posaçme që këtë gjuhë ta mbrojmë nga kërcënimet e mëdha që janë të pranishme si rezultat i globalizimit dhe si rezultat i rrjeteve sociale, i komunikimeve elektronike.

Si kurrë më parë njerëzit marrin pjesë në një diskutim përmes kanaleve të komunikimet që janë krijuar. Gjuha jonë është nga më të vjetrat, por e shkruar vonë dhe sot është e domosdoshme që ne të gjejmë rrugët për t’ua treguar sa më mirë atyre që vijnë pas nesh”, tha ndër të tjera Rama.

Postimet e fundit !