Një fotografi që po qarkullon aktualisht në rrjetet sociale ka marrë vëmendjen e shumë mediave, sidomos atyre gjermane.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një fotografi të cilën e ka rishpërndarë edhe virologu më i mirë gjerman Christian Drosten nga Charité e Berlinit, mbi të cilën ka shkruar: “Kjo është shumë mbresëlënëse”.

Një foto është shpërndarë në rrjetet sociale nga Dr. David Frocester, i cili thuhet se punon në një njësi të kujdesit intensiv në Spitalin Mbretëror Gloucestershire në Mbretërinë e Bashkuar.

Aty shihen shumë ilaçe, të cilat sipas përshkrimit të tij, të gjitha janë të nevojshme për të trajtuar një pacient me Covid-19 për një ditë në njësinë e kujdesit intensiv.

 

Qetësues, antiinflamatorë, relaksues të muskujve, antibiotikë – ka edhe infuzione të ndryshme dhe preparate të tjera. Dhe mesazhi i tij është i qartë: “Kjo mund të parandalohet me vaksinim”.

Forcester u drejtohet kryesisht atyre që nuk janë vaksinuar ende kundër koronavirusit për shkak të shqetësimeve mjekësore, shkruan tg.

Sipas një përshkrimi tjetër, trajtimi në njësinë e Kujdesit Intensiv lë gjithashtu gjurmë sepse zgjat dukshëm më shumë se, për shembull, pneumonia e lidhur me gripin: Mesatarisht, sipas RKI, njerëzit me Covid-19 janë në njësinë e kujdesit intensiv për 16 ditë.