POLITOLOGU E MEDIET OSE TALLJA ME SHKRIMTARIN
(Pamje të realitetit tonë), 1
Kush qenkan shkrimtarët e poetët për politologët e mediave tona? Janë ata që nuk kanë asnjë rol, asnjë vlerë publike, asnjë rëndësi… ndryshe nga politikanët apo rep e hip-hop muzikantët e rrugëve, apo të modeleve e “pevaçicave” që shpallen yje apo që shpallen super të afirmuar(a) e super të njohur(a) nga publiku.
Poetët e shkrimtarët, nga ana e politologëve dhe mediave, janë qenie për t’u tallur, qenie për t’u marrë si krahasim i të gjërave pa vlerë … Gjithsesi, merren edhe si sinonim i idealizmit tragjik. Por, në jo pak raste, këto medie e kanë bindur opinionin publik (si në shtetet orientale totalitare) se shkrimatrët nuk vlejnë, se janë personifikim i budallallëkut dhe i marrëzisë, pasi ata nuk dinë ta shesin me para mendjen e tyre, fjalën e tyre, si e shet politologu, apo të ashtuquajturit opinionistë në tv-të tona, në qarqet e biznesit politik apo në qarqe tjera pas perdes…
Kështu qëndron puna në shoqëritë e politikës primitive e të mediave primitive, por jo edhe në shoqëritë e ngritura mbi një sistem të qëndrueshëm vlerash…
Harruan se shkrimtari asnjëherë nuk i ka dhënë as pesë para për sojin e tillë. Në të kaluarën shkrimtarët edhe janë vrarë, burgosur e përbuzur, ndryshe nga politologët a opinionistët (zhurmaxhinj si dje si sot), që janë shitur dje e shiten edhe sot. Dhe janë ky soj që ia ulin vlerat një shoqërie, një publiku, një kombi e një shteti…
(Përshtypje nga debatet në TV-të tona, jo vetëm nga leximet)
pb
add a comment