Opinion

Ylli Meçe: Zonja Kim! Nuk bëtë mirë që lënduat ndjenjat e popullit tim për Enver Hoxhën

Thënë më së buti është ligësi të përdoren burgjet e të dënuarit e një vendi për t’i “sulmuar” figurat dhe periudhën historike të një populli, siç është udhëheqësi më i madh i të gjitha kohërave, Enver Hoxha, dhe periudha e Tij që RILINDI kombin shqiptar në Iliri (Ballkan) dhe i bëri krenarë shqiptarët kudo në botë. Burgjet as i shpiku dhe as ia doli t’i “zhbënte” Enver Hoxha me shtetin e tij. Ato i gjeti tmerrësisht antinjerëzore dhe me kushte tmerrësisht të rënda për njeriun e dënuar. Të këtilla ishin, në mos më të tmerrshme në Evropë e në Amerikë si dhe në vendet e Lindjes. Shteti i Enver Hoxhës bëri shumë, si askush tjetër, që ta humanizonte dhe emanciponte jetën e popullit shqiptar në Shqipërinë politike, ku mbretëronte varfëria, shfrytëzimi barbar dhe obskurantizmi fetar mesjetar… Pjesë e këtyre politikave humanizuese shtetërore ishin edhe burgjet dhe të dënuarit. Megjithatë, burgu mbetet burg. Shteti shqiptar i Enver Hoxhës edhe po ta kishte synim keqtrajtimin dhe dhunën ndaj të ndaluarve dhe të dënuarve (që s’e kishte kurrë…) nuk mund t’ua kalonte vendeve që kishin traditë të gjatë shtetërore edhe në këtë fushë… Llojet e torturave (jo vetëm fizike) që janë ushtruar dhe ushtrohen ndaj të ndaluarve dhe të dënuarve në vendet me traditë në këtë fushë shteti i Enver Hoxhës as që mund t’i imagjinonte, edhe sikur ta kishte synim… Prandaj, zonja Kim dhe të gjitha zonjat dhe zotërinjtë e Perëndimit do të duhej të ishin më të përmbajtur dhe t’i peshojnë fjalët kur japin mendim a deklaratë për figura e personalitete të përmasave siç është figura e Enver Hoxhës dhe të mos lëndojnë ndjenjat e miliona shqiptarëve. Enver Hoxha ishte dhe është edhe personalitet i shquar dhe nderuar në botën e civilizuar si Komandant e Komisar antifashist i orëve të para dhe si udhëheqësi që i dha dritë Atdheut dhe kombit të Tij… Bota e qytetëruar e ka vlerësuar si burrë shteti par eksellance, kurse shqiptarët kudo që janë e të çfarëdo bindjeje politike, ideologjike a fetare të kenë e kanë nderuar e do ta nderojnë në jetë të jetëve emrin dhe veprën e Tij madhore. Për shqiptarët pa dallim: VEÇ DITËLINDJE KA ENVERI! Përjetë nderim e lavdi! (Xh. Gjini)
Ajo që në fakt nuk më bëri aspak të habitem ishte porosia e “çmuar” e zonjës Kim, se shqiptarët duhet ta ruajnë Spaçin si një tregues të vuajtjve të shqiptarëve prej ligësisë së Enver Hoxhës. Nuk më bëri përshtypje, sepse e di që Qeveritë tona, të gjitha kanë qenë qeveri kukulla , marioneta të cilat komandoheshin nga mbrapa skenës politike prej SH B A-së dhe Bashkimit të Kurvave Evropiane. Them kështu, sepse historia e post komunizmit të vendit tonë, ka treguar dhe tregon se nuk ka patur asnjë rast që përfaqesuesit me te lartë të diplomacisë së USA-s të mos te futnin hundët në punët tona, prandaj dhe për këtë nuk habitem, sepse Shqipëria duke qenë një vend i kolonizuar politikisht deomos do të ndjekë një politikë servile, sikurse e ka ndjekur që mbas vdekjes se Enver Hoxhes. Tash duke u hedhur te tema, dua ta pyes ambasdoren Kim se ku kjo zonjë me gjysëm atdheu na i paska parë ligsitë e Enver Hoxhës? Mos vallë shpatet e thepisura e të izoluara të Spaçit i kallën datën ambasadores shëtitëse? Në fund të fundit, çdo regjim ka dhe kundërshtarët e vet të brendshëm e të jashtëm. Unë jam tejet i sigurt, se atë urrejtje që kanë popujt e botës për xhandarin ndërkombëtar, kurrë nuk e ka patur populli shqiptar për udhëheqësin e tij Enver Hoxhën. Po pse, mos kjo është një deklaratë e një nostalgjiku të prapambetur pasionant ndaj ideologjisë marksiste apo si? Filozofi i Greqisë së lashtë Sokrati ka thënë se …”E verteta nuk ka nevojë për avokat mbrojtes, sepse mbrohet vet”. Ju zonja Kim e dini se vet Shteti i juaj i madh por dhe fuqitë e mëdha te asaj kohe e kanë njohur luftën tonë Nacional- Çlirimtare dhe fitoret e arritura deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë, por ja që këtë luftë e benë shoket e Enver Hoxhes së bashku me të dhe për rrjedhojë ata amerikanet e tu e dinin se Enver Hoxha ishte komunist. Sikurse jam tejet i bindur se këto fuqi të mëdha e dinin fort mirë se kush ishte armik i fashizmit dhe e luftonte atë, por edhe ata që ishin bashkëpuntorë të nazi-fashizmit dhe që bënin gjasme sikur e luftonin . Por ja që ju ecët në rrugën e politikës antikomuniste të E.Huverit dhe J.Makartit. Makartizmi i juaj dhe frika nga “rreziku i kuq” i ka rrënjët jo te ju, sepse në atë kohë ju personalisht nuk ishit as nocion dhe as embrion dmth, qe skishit lindur, sepse ethet anti komuniste Joseph Mccarthy (Jozef Makkarti) kishin përfshirë gjithë Amerikën ndaj dhe ju dënuat dy puntorët italianë në karrigen elektrike, Nikola Sako e Bartolemeo Vanzeti….dhe përse? Sepse ata mendoheshin ( dhe kurrë nuk u provua) se ishin komunistë, por dhe sikur të ishin a duhej bërë kjo gjë?! Por se mos ishin vetëm ata , sepse ne atë karrige çuat dhe çiftin e shkencëtarëve Rosenberg. Ju vendi “kampion i demokracisë” kur lufta kishte mbaruar, hodhët bombat në Nagasaki e Hiroshima në gushtin e vitit 1945, duke vrarë qindra e mijëra japonezë banorë të pafajshëm teksa ende nuk ishin ngritur nga gjumi, ndërsa Perandorin fashist të saj Hirohiton , kryeministrin dhe ministrin e luftes i ruajtët dhe nuk e dënuat. Po pse ? Sepse ju nuk ju interesonte më Japonia me gjithë Perandorin e saj, por kërkonit tashmë të bëheshit superfuqi botërore, për të trembur popujt e botës, për t’ja u kërcënuar atyre lirinë e pavarsinë sikurse bënë me atdheun tuaj Korenë, qe e pushtuan gjysmën e saj, ne vitet 1950-53, ashtu sikurse do të bënin më vonë në Indokinë, ne Vietnam, Kamboxhia, Laos, në Kongo. në Kubë, në Irak, Afganistan e kudo, pa përmendur këtu grushtet e shtetit të organizuara nga Shtepia e bardhë, CIA dhe qeverite apo forcat reaksionare ku ju gjenit mbeshtetjen në disa vende të ndryshme kryesisht ne Amerikën Latine si në Kili, Panama, Uruguai , Guatemala, Venezuele Haiti Rep. Domenikane, e sa e sa të tjera në vende të ndryshme të botës. Të mos harrojmë se “KU Klus Klani” ështe vepër e juaja, vepër tërësisht raciste amerikane, sikurse vrasja e Kenedit, M.L.Kingut. Che Guevares, P. Lumumbës etj etjj . Ju ngritët një mur racizmi përgjatë Meksikës teksa nga Berlini Perndimor nëpëmjet armikut më të egër të popujve R.Regan më 1988 i luteshit Gorbacovit ta shembte atë mur, mur i cili de fakto kishte kohe qe kishte renë. Ju, nën maskën e “ruajtjes se lirisë se popujve” kini instaluar me shume se 646 baza ushtarake në të gjithë globin duke harxhuar shifra marramendëse që llogariten me bilionë e trilionë $, për të kërcënuar lirinë dhe pavarsinë teksa në anën tjetër me lot krokodili betoheni se mbështetni të drejtat e popujve për vetëvendosje. Për vetëvendosje?! Fjalë boshe, hipokrite, fasadë mashtrimi, sepse po të ishte ashtu, as ju si Amerikë dhe as zuska Evropë, nuk do e pengonit Bashkimin Kombëtar të Shqipërisë me Kosovën .Dhe ju ketë e bëni për të ruajtur balancat politike të mos zemëroni “Viçat” e Serbisë, sepse mbas tyre qendron “Baloshoja Rassija”e carëve të rinj të Kremlinit. . Ju e harruat shpejt Kubën, ku morët një leksion të mirë në “Plazhin e derrave” e harruat dhe Vietnamin dhe bombat me napalm mbi popullatën e pafajshme, sigurisht ajo vajza 8-9 vjeçare që vrapon lakuriq përkrah dy vëllezërve te saj duke qarë nga bombat tuaja me napalm, quhet si ti me emrin Kim (Puch), është si ti ambasadore e Vietnamit në UNESCO, si për ti treguar Amerikës veprën e turpit që ju e harruat po aq shpejt, sikurse harruat dhe Irakun e Afganistanin . I harroni ju, por nuk i harrojnë popujt dhe ata kanë kujtesën e tyre historike. Por ju nuk harruat vetëm ato, por harruat po aq shpejt të gjitha tentativat dhe marrëzitë tuaja për ta rrezuar Enver Hoxhën, por ja që në të gjitha misionet që ju dërgonit përfunduan me dështim të plotë duke dalë kështu të mundur nga Enver Hoxha dhe shokët e tij. Që prej periudhës së mbas luftës e deri tani, historia ka dëshmuar dhe dëshmon, se ju kini marrë rolin e xhandarit ndërkombëtar të popujve e që së bashku me superfuqitë e tjera por dhe ne konkurrencë me to, jini gati ta çoni përsëri globin ne një luftë të tretë botërore duke zvendësuar kështu rolin e Gjermanisë hitleriane…. me ndërhyrjen amerikane. Cila na qenka demokracia e juaj ajo e Al Kapones, apo apo shpifja qe bëri Kolin Pawell në OKB me epruvetën në dorë me helme te Sadamit e cila më vonë nuk rezultoi ashtu, por një “fake news” dhe ca zera humori të gazetarëve, thonë që jo që skishin qenë helme, por na qënkish urina e Sadamit. Pësuat vërtetë fiasko, u diskretituat , por ja që Irakun e pushtuat dhe me qënse shefi i CIA-s George Teneth ju pat mashtruar, përse nuk i tërhoqët në moment trupat dhe t’i kërkonit falje opinionit botëror? Por jo ! Ju nuk shkuat atje për të çuar demokracinë, por për t’i vjedhur popullit iraken naftën dhe pasuritë e tij, sikurse ashtu bëtë dhe me Afganistanin i cili ka rezerva te mëdha litiumi dhe minerale me vlerë që llogariteshin miliarda e miliarda dollarë. Prezenca e juaj çuditërisht është jo atje ku popujt kane nevojë për liri e pavarësi të vërtetë ( edhe pse dihet që liria e pavarësia fitohen dhe nuk dhurohen), por çuditërisht atje ku ju kini nevoja ekonomike, atje ku ju doni t’i skllavëroni ekonomikisht popujt duke ngritur lumturinë tuaj mbi kurrizin e të tjerëve, pikërisht dhe atje ku ju, ju kërcënon një ndërhyrje e një superfuqie tjetër, bëni çmos që të shtrini influencën tuaj duke justifikuar përdorimin e forcës se gjoja po”preken interesat dhe siguria amerikane”. Thjesht po ju kujtoj marrëveshjen e SHBA me Australinë e Japoninë mbas shpinës së Francës, për t’i shitur vendeve te atij rajoni nëndetëse dhe anije me armë bërthamore kundër Kinës duke e nxjerrë Francën, ketë vend po aq imperialist jashtë loje, këtë vend, i cili dhe sot e kësaj dite u rrëmben 14 shteteve afrikane “taksën e Pavarësisë” që llogariten mbi 1/4 e ardhurave të përgjithshme në franka afrikane.(Pikërisht këto vende që sot janë ende gjysëm koloniale perdorin si monedhë frankun afrikan. Ja pra se sa me hile jua u kini dhe partnereve tuaj, sikurse kini bere dhe pak vite më parë me Gjermaninë. Cila na qenka demokracia e juaj zonja Kim ? A e dini ju se ne kohën e Enverit nga 86% e popullatës që ai e gjeti analfabete realizoi një sistem arsimimi ku 100% shkonin në shkolla, që popullata u rrit 4,5 herë në raport me të dhënat e viteve te para te çlirimit, që në kohe rekord ne zhdukem malarijen, tuberkolozin e tifon e morrave, qe nga një vend i prapambetur ndërtuam fabrika uzina hidrocentrale komplekse industriale, miniera, rrugë, hekurudha, që kishim një shëndetësi falas, qe nuk e njihnim kriza, qe nuk kishim borxhe, i gëzoheshim bukës se duarve tona, që ruanim lirinë tonë dhe nuk kërcënonim asnjë vend sikurse kërcënoni ju? A e dini ju se kishim një rini te shëndetshme që shkonin në aksione si vëllezër dhe jo rini te kallashit te drogës e te prostitucionit dhe të kabareve rozë që na i eksportuat ju dhe BE-ja .Ne bëmë emancipimin e plotë të gruas dhe të të gjithë shoqërisë duke forcuar unitetin në popull, fuqizuam atdheun për të mbrojtur lirinë dhe pavarsinë tonë që ju dhe armiqtë për rreth na e kërcënonit në çdo kohe. Cila na qenka demokracia e juaj ajo e sulmit të Trampit mbi Kapitol apo e Sali satrap tVucidolit mbi tank, si ne vitin 1998….dhe pastaj hidheni e anatemoni Enverin ? Te ju një polic i thjeshtë i’a vendos kokën zezakut nën këmbë dhe kur ai i lutet që ta lirojë se po e mbyt, po ai polic, me një gjakftohtësi prej krimineli e mbyt pa të keq, ashtu sikurse po kjo polici ka vrarë me dhjetra e dhjetra zezakë, ashtu sikurse ne shkollat tuaja ka shumë raste që futen me armë e bëjnë kërdinë në mësues dhe nxenësa. Sigurisht që ju i dënoni. Po mirë moj zonja Kim, ja po marr një shembull : Kur këta sabotatoret shqiptarë që donin t’i vinin minat “Kombinatit te tekstileve”në Berat dhe u kapën me presh në duar, apo dhe kur na erdhi banda e Xhevdet Mustafes” (sigurisht me dijeninë tuaj) si duhej të vepronim ne ? Të mos i dënonim nga që do të cenonim lirinë dhe të drejtat e qytetarëve? Po sikur ai kombinati i tekstileve te hidhej në erë, ju do trishtoheshit se na u vranë me qindra punëtorë, apo do gëzoheshit se po sabotohej socializmi ? Jam i sigurt se do anonit nga kjo e dyta, teksa do derdhnit lot krokodili për te parën. Mësoje e ta mbash mend përgjithmonë, se për gati gjysëm shekulli ne nuk kemi patur asnjë rast, që dikush të futej në shkolla e të bënte krime dhe shkollat nuk ruheshin nga keqbërsit dhe a e dini pse ? Sepse i tërë populli ishte i interesuar për brezin e ri. Po, po ta mësoni madje dhe mirë, sepse nuk ka vend në botë që të përkëdhelë kriminelët dhe kundërshtaret e vet politikë, sidomos kur bëhet fjalë për ruajtjen e rendit kushtetues. Ata që juve ju dhimbsen aq shumë dhe qe vuajtën nëpër guroret e minierës së Spaçit me ndonjë përjashtim të rrallë, kanë qenë fajtorë. Po në atë minierë kanë punuar dhe njerëz të padënuar qytetarë të ndershëm, mos kjo i paska nxirë jetën punëtorit shqiptar? Shumë prej këtyre të përndjekurve sot mburren dhe e pranojnë me krenari( madje c’farë nuk thonë duke treguar se si kanë sabotuar) se i janë kundërvenë sistemit, pra sipas jush, ne ç’duhet të bënim? Ti përkëdhelnim ? Ti edukonim ? Sigurisht paralel me vitet e dënimit të cilat dhe këto kanë karakter edukimi (që të mos i përsëritësh më fajet e tua) dhe i edukonim nëpërmjet punës. Dhe kjo duhej bërë pa tjetër, sepse liria e një personi mbaron atje, ku ai sapo fillon të kërcënojë lirinë e tërë shoqërisë. Ja kështu janë këto punë z.Kim, prandaj para se të anatemosh Enverin dhe” ligësinë “e tij duhej që të, mateshit mirë. Me të drejtë ju mund të më thoni: “Oll right dhe Ok” kur na qenkish kështu, përse ra sistemi? Po dhe kjo e ka përgjigjen e vet te tradhtia dhe sabotimi që ju bë socializmit nga kasta më e degjeneruar e PPSH-së dhe e asaj shtrese të trembur që u vu në shërbimin tuaj dhe tërë reaksionit. Shembull kini Ramiz Alinë dhe tërë karvanin e radhitur mbas tij që të nesërmen e rënies së Enver Hoxhës, kaluan në anën tjetër të barrikadës, sikurse dhe agjentët e tjerë brenda radhëve të PPSH-se. Tipik kini Saliun që ju e katapultuat aq shumë dhe kur juve, jua u deshte nevoja e ngrinit atë në qiell dhe në të pastajmen mbasi e shtrydhet si një limon, doni ta flakni dhe pse e dini mirë se ai përsëri është gati ti verë flakën për së dyti krejt Shqipërisë. Natyrisht jua u do puna, por si diplomate para figurës së këtij burri madhështor dhe që fjala e juaj afërsisht përkonte dhe ditëlindjen e që ju me siguri ia njihni vlerat, mundet dhe të heshtnit dhe heshtja në disa raste në punën tuaj është veprim finesë dhe i matur diplomatik. Nuk bëtë mirë që lënduat ndienjat e dashurisë së popullit tim për këtë udhëheqës të madh në pragun e ditëlindjes së Tij. E di që jini dhe s’kini si të mos jini kundërt tij, ndryshe nuk do ju sillte Amerika si përfaqësuese të saj, por ja që zgjodhët momentin e gabuar.