Kulturë\Letërsi

Ismail Gashi: Dëshmorët e lirisë (Poezi)

DESHMORET E LIRISE
 Në 30-vjetorin e rënieve të Dëshmorëve për liri

                                                     Të plagosurit u numruan

                                                     Me dy gishtrinjët e fitores

                                                           

                                                      Në Suharekë fërfëlluan  

Fëmijët e gurëve

Përball vrastarëve

 

Në javën e përgjakshme

Mbi kokë Mig-at

Jeta në dyluftim

Ylfete Humolli 1972

Fadil Vata 1965

Në rrapin e vjetër

N’krihët e shqiponjës

Urrejta anatemë

 

Dimëri i plmbët

                                                     Gurëzim kufomash

                                                      Zbehje fytyrash

Qamil Morina 17

Vra më 31 janar 1990

Ndalet qiriu

Përshpirtëshmëria

E drejta në takim

Vetëm në varrime

Në marshin e lirisë

Numërimi i vdekjeve

 

Shënohen ngjarjet

Kryeshtetari në Prishtinë

U vranë 11-të shqiptarë

31 janar 1990

 

Simboli i rezistencës

U lirua nga burgu

Kapishnica kala

Gurë mbuluar me lot

Peja Tijanmen

 

Rahoveci e Malisheva

Punishte varresh

 

U vra Agron Fetahu ‘66

Nesimi Elshani’62

Hilmi Krasniqi   ‘49

 

Reka e Keqe

Rridhte lot

Reka e Vogël

Doli nga shtrati.