U BETUAM
(Betim i rremë, kishte pas qenë)
U betuam: Në komb, flamur, gjuhë, bibël e në kuran
Gjithmonë por jo, jo asesi dhe kurrë
s’e dëshmuam këtë betim të dhënë
Në vazhdimësi edhe pse deklaruam
Se Shqipërinë e kemi Nënë!
U betuam: Në Shkolla, Kisha, Teqe e Xhamia
S’e kurrë kështu, nuk do të jetë SHQIPËRIA!
Shqiptarë të mirë me pas kanë
Kurrë, Shqiptarinë kështu s’e kishim lënë!
Amanet, porosi juve plisit e fisit tanë
Pra juve të gjithë kombit tim të mbarë
Mos ta lëmë në dorë të pisave,
Ta bashkojmë, Shqipërinë e ndarë!…
add a comment