Kulturë\Letërsi

Adem Gashi: Përpunim i rapsodisë popullore (Poezi)

PËRPUNIM I RAPSODISË POPULLORE
Po vijnë, po vijnë asqerët e mbretit
(kaptojnë detna n’bark centauri)
si hije natet zbresin,
të tanë ma t’zi se korbi
dalin vaporit
Po vijnë, erdhën
me na e pru natën e paçme të vorrit
qi ka me zg’jatun për pesë shekuj
as gjallë as dékun
Erdhën e po zbresin jo prej qjellës
po prej pamporit
e po shkelin përzishëm tokën
tue bâmun qull balte
…e prapë ka me mbímun, me dalun,
lastari i genit
midis guranave t’Mic Sokolit