Komenti

Xhevat Gjini: Bisedimet për tokën – Kosovën e babait

Në thelb të të gjitha konflikteve dhe luftrave që kanë bërë e që bëjnë njerëzit (fiset, popujt, shtetet…) ka qenë dhe është toka. Qysh se lindi fjala “e imja” lindi edhe prona, lindi edhe ambicja per sa me shume prone – toke e pasuri e per pasoje edhe konfliktet e lufterat…
E ketille eshte edhe e gjithe historia e Ilirise (Ballkanit), qe popullohej nga te paret tane, iliret. Invazioni i sllaveve ne token ilire, ne Iliri, krijoi nje realitet te ri demografik dhe etnik ne Ilirine e ilireve. Qendresa ilire, dhe ne vazhdimesi arberore-shqiptare, kunder ketij invazioni sllav ishte sa heroike aq edhe deshpruese. Dyndja e ketyre fiseve sllave kishte ndodhur ne kohen kur Iliria ishte e pushtuar nga Perandoria Romake e me vone Bizantine… Kjo gjendje kishte kufizuar shume mundesite e ilireve per t’i mbrojtur tokat e tyre, qe po uzurpoheshin e po pervetesoheshin dhunshem nga fiset sllave…
Ky uzurpim-pushtim dhe pervetesim i tokave arberore-shqiptare vazhdoi edhe ne kohen e Perandorise Otomane… Mundesit dhe mjetet e popullit shqiptar per ta frenuar zgjerimin sllav ne tokat e tij ishin te kufizuara e te pakëta edhe gjate shek XIX e XX, kur Serbia, Mali i Zi dhe Greqia (me vone edhe Maqedonia, pas LDB…) pushtuan dhe pervetesuan më shume se dy te tretate e tokes se Shqiperise! Populli me i madh ne Iliri e ne Evrope po rrudhej e po kthehej ne nje popull te vogel e te copetuar!! Kjo u be e mundur edhe per faktin e qendrimit te popullit shqiptar ne pozita mbrojtese, kur kerkohej sulmi!… Nje faktor tjeter mjaft determinues per kete tragjedi te popullit shqiptar dhe Shqiperise ishte edhe etja e shtresave te pasura te popullit shqiptar (pas periudhes se lavdishme te Gjergj Kastriotit…) per pushtet, grada dhe per pasuri e lavdi nen hijen, uniformën e gradat e sulltanëve dhe te Perandorise pushtuese otomane!! Në favor te popujve pushtues sllave ishin edhe shtypja barbare, dhuna, terrori dhe reprezaljet otomane ndaj popullit shqiptar, te cilit i mohoheje çdo e drejte kombetare. Kurse ne favor te ekspansionizmit sllav ne tokat e Shqiperise ishte Rusia cariste, e cila e bente “zap” Stambollin dhe i mbeshteste Serbine, Malin e Zi e Greqine per gllabrimin e tokave tona. Mbeshtetja nuk u mungonte edhe nga Fuqi tjera evropiane!…
Ne kushte dhe rrethana te tilla, me shume veshtiresi, perpjekje, lufte e sakrifica te medha u krijua shteti shqiptar me nje te treten e Shqiperise brenda kufijve te tij… Ky shtet, me 28740 km katrore u pavaresua dhe konsolidua plotesisht si shtet i popullit shqiptar dhe i gjithe shqiptareve vetem ne periudhen e qeverisjes se Enver Hoxhes. Republika e Shqipërisë u bë mbeshtetja e madhe dhe e vetme e aspiratave dhe perpjekjeve te krahinave te pushtuara te saj per liri dhe bashkim me shtetin Amë. Kjo Levizje, qe rrenjet i ka ne Epoken e Enver Hoxhes, çoi ne krijimin e UÇK -se dhe te luftes se armatosur çlirimtare ne Kosove dhe viset e saj… Rezultat i kesaj perpjekjeje dhe lufte mbareshqiptare ishte çlirimi i njeres nga krahinat e pushtuara te Shqiperise, Kosoves me kufijte qe kishte imponuar Jugoserbia pas Luftes se Dyte Boterore, duke i copetuar dhe ndare tokat e pushtuara te Shqiperise midis republikes se Serbise, Malit te Zi e Maqedonise…
Çlirimi i Kosoves shqiptare, pa viset e saj, ishte FITORJA E MADHE shqiptare pas Shpalljes se Pavaresise per krejte Shqiperine ne Vlore… Kjo fitore e madhe, qe per here te pare pati edhe perkrahjen e disa Fuqive te Medha, sidomos te Amerikes, erdhi duke u “zbehur” ne kohen e paqes (pas Luftes)!! Dialogu pa fillim e pa fund me Serbine dhe koncesionet e medha dhe te rrezikshme qe iu bene dhe po i behen Serbise dobesuan mjaft poziten e Kosoves shqiptare dhe te kombit tone!!
Terheqja e shtetit tone Amë (i vetmi pronar legal dhe legjitim i Kosoves dhe i çdo pellembe te tokes shqiptare) per arsye “taktike” dhe “dorezimi” i fatit te Kosoves ne duart e nje klase politike me hipoteka te renda (kryesisht kolaboratore) doli te ishte e gabuar. Nje pjese e “politikaneve te rinj”, qe vinin nga Lufta Çlirimtare, u mposhten nga joshja e madhe dhe nga mungesa e dijeve dhe pervojave politike e shteterore… Ne kete hulli ishte edhe projekti i disa fuqive evropiane qe Kosoven e shihte te lidhur pas qerres se Serbise! Keshtu, si e pavrejtur, po ndodhte ajo qe shqiptaret nuk mund ta pranonin: Kosova nga çeshtje shqiptare dhe e Shqiperise po behej “çeshtje serbe dhe e Serbise”!!?? Ne vend se per Kosoven dhe trojet tjera shqiptare te bisedoheje me Tiranen ( shtetin shqiptar), bota po bisedonte me pushtuesen dhe vrastaren e Kosoves, shfarosesen e nje pjese te madhe te shqiptareve, Serbine!! Dhe po bisedonte me gojen e shqiptareve te perzgjedhur me llupën evropiane te shekujve XIX -XX!! Kusht per t’u perfshire ne bisedime me Serbine ishte: “dialog pa kushte dhe pa fund me Beogradin”!! Kete kusht – kriter e plotesonin plotesisht vetem ata shqiptare qe nuk kishin derdhur nje pike djerse e nuk kishin falur nje dite jete per kete toke, nuk kishin dhene nje pike gjaku e nuk kishin dhene nje metelik per çlirimin e tokave te pushtuara te Shqiperise… Me ta mund te “dialogoheje” per shtate pale qejfe si per Kosoven e babait!! Madje, i gjithe “mundi” i tyre ne kete dialog pa fund u shperblehet e kompensohet, perveç me rroga, edhe me meditje te majme e perfitime tjera te shumta!! Pjese e ketij procesi te dhimbshem per Kosoven tone ishin bere (sa per t’i dhene karakterin e “besueshmerise patriotike”…) edhe disa politikane te veshur me kostumin e Luftes Çlirimtare, por qe ishin te shantazhuar nga “drejtesia” nderkombetare dhe mekanizmat e tyre per nenshtrimin e lirise dhe te drejtes se popujve te vegjel per vetevendosje e shkeputje te plote nga shtetet pushtuese vrastare, si Serbia…
Prandaj, kryenegociatore (kryevasale) per dialog me Serbine, per çeshtje teresisht te brendshme te Kosoves, jane perzgjedhur ata qe Kosoven e kishin dhe e kane te babait: Ibrahim Rugova, Blerim Shala, Edita Tahiri dhe tash Besnik Bislimi… No koment! Megjithate, toka sillet e Kosova shqiptare dhe e Shqiperise do të mbetet…