Kulturë\Letërsi

Prend Buzhala: MBI ILIRËT, FRAGMENTE NGA SHËN AMBROZI E NGA SHËN JERONIMI

Sot është DITA E PËRKTHYESVE, pajtor i të cilës është Shën Jeronimi ilir. Këtu po ripublikojmë një zgjedhje tekstesh nga libri “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë”, Rilindja, Redaksia e Botimeve, Prishtinë 1979, f. 351-355. Ribotim sipas botimit të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës të vitit 1965. (Publikuar te monografia ime “Shën Jeronimi dhe bota ilire”).
AMBROZI
Ambrozi është një ndër shkrimtarët e njohur kishtarë të shek. IV të e. sonë. Lindi rreth vitit 340 në Trier të Gjermanisë në një familje të pasur dhe mori arsim në Romë. Gjatë shërbimit si peshkop (qysh nga viti 374) ai bëri një luftë të pamëshirëshme kundër arianizmit dhe ishte përkrahës i flaktë i pavarësisë së kishës nga pushteti laik.
Në shkrimet e tij të shumta e të ndryshme ai merr për model oratorin e madh latin Ciceronin. Disa nga veprat e tij, kryesisht «De officiis ministrorum» (Mbi detyrat e nëpunësve), “De fide ad Gratianum Augustum» (Mbi besimin tek perandori Gratian) dhe «Epistolae» (Letrat), kanë rëndësi për ne mbasi hedhin një vështrim mbi gjendjen e Ilirisë dhe të provincave të tjera ballkanike në periudhën e dyndjeve të gotëve (376-382).
Përkthimi është mbështetur në botimin:
Ambrosii, De officiis ministrorum libri III; De fide ad Gratianum Augustum libri V; Epistolarum classis I et II. Migne Patrologia Latina XVI, 1880.
SANCTI AMBROSII
1. DE OFFICIIS MINISTRORUM (Mbi detyrat e nëpunësave)
LIBRII 70 15
Bujaria më e madhe është që të blihen robët, të nxiren nga duart e ar- t mikut, të shpëtohen njerëzit nga vdekja dhe më tepër gratë nga përdhuni- mi, t’u kthehen fëmijtë prindërve të tyre dhe prindërit fëmijve të tyre, të kthehen qytetarët në atdheun e tyre. Të gjitha këto janë të njohura nga shkretimi i Ilirikut dhe i Thrakisë. Nëqoftëse do mblidheshin në një vend të gjithë robët, të cilët shiten gjithkund nëpër botë, ata nuk do mund të plotësonin numërin e robërve të njërës nga këto provinca. Kishte, megjithatë, nga ata që i çlironte kisha, të cilët dëshironin të ktheheshin në skllavëri, që ishte më e rëndë se robëria, sepse e urrenin mëshirën e huaj. (§86, co!.129A)
2. DE FIDE (Mbi besimin) LIBRI III
140 16 Nuk është e këndshme që të kujtojmë për vrasjet, torturat dhe internimet e të krishterëve, për kryerjen e detyrës së priftit nga njerëz të pa fe, për shërbimet e kryera nga trathëtarë. A nuk dëgjuam ne se është tronditur nga zërat djallëzore dhe njëkohësisht nga lëvizjet e barbarëve i gjithë ai limes që fillon nga kufitë e Thrakisë dhe kalon nëpër Dakinë Analumase dhe Myzinë dhe nëpër gjithë Valerien panone? Ç’mund të na sjellë kjo fqinjësi1) kaq mbytëse? Dhe si do mund të mbrohej shteti romak duke u ruajtur në këtë mënyrë? (§ 496, col.613 A)
3. EPISTOLAE (Letrat)
16 8 Episkop Anemi tha:
«Koka e Ilirikut nuk mund të jetë tjetër, përveçse qyteti Sirm. Dhe unë jam peshkop i këtij qyteti». (§790, col. 960 ?
76 Emrat e peshkopëve dhe priftërinjve, të cilët morën pjesë në sinod2) … Anemi, peshkop i Sirmit në Ilirik. (§ 805, col.979 A).
Është fjala për fqinjësi në mes të gotëve dhe perandorisë.
Ky është sinodi i njohur i thirrur më 3.IX.381 në qytetin Akuile, i cili luajti një rol të madh në luftën kundër arianizmit.
EUSEBIUS HIERONYMUS
1. EPISTOLAE
(Letrat)
16 XL Më rënqethet shtati kur mendoj të tregoj për shkatërrimet në kohën tonë. Në vazhdim të njëzet vjetëve, bile edhe më tepër, gjaku romak derdhet për çdo ditë ndërmjet Konstantinopolit dhe Alpeve Jule: goti, sarmati, kuadi, alani, huni, vandalët dhe markomanët shkretojnë, plaçkitin dhe grabisin Skythinë, Thrakinë, Maqedoninë, Dardaninë, Dakinë, Thesalinë, Ahe- në, Epirin, Dalmatinë dhe gjithë Panoninë1)- Sa matrone2), sa virgjëresha kushtuar zotit, sa njerëz të lirë dhe fisnikë u dhunuan në këto lufta! U morën robër peshkopë, u vranë presbyter dhe shërbyes të tjerë të ndryshëm të kishës. U shkatërruan kishat. Pranë altarëve të Krishtit u vendosën si në grazhd, kuajt. Kockat e martirëve u nxorën nga varret. Kudo zi, kudo ofshe dhe hija e madhe e vdekjes… (t.XXII, 344-345,col.600).
14 LXVI … Për këtë arësye… u detyrua të dërgojmë në atdheun tonë8) vëllanë Paulinianin, që të shiste shtëpitë e vogla gjysmë të shkatërruara, të cilat u shpëtuan duarve të barbarëve, dhe pasurinë e prindërve tonë të përbashkët, në mënyrë që mos t’u japim rast të qeshin cmirëzesëve dhe atyre që mendojnë keq, duke lënë pa kryer punën e shenjtë që kemi ndërmarrë (t.XXII,403, col.647).
2. DE VIRIS ILLUSTRIBUS LIBER
(Libër mbi njerëzit e shquar)
CVH Fotini, nga Galogreqia, dishepull i Marcelit, i zgjedhur si peshkop i Sirmit, u përpoq të vendosë herezinë e Hebionit, por pas kësaj u përjashtua nga kisha prej perandor Valentinianit. Shkroi shumë vëllime… (t.XXIII,938, col.743 A).
CXXXV Unë, Hieronymi, biri i Eusebit, nga qyteti Stridon i cili di- kur gjendesh në kufi në mes Dalmatisë dhe Panonisë dhe që u shkatërrua nga gotët deri në këtë vit4) dhe pikërisht deri në të 14-in vit të sundimit të perandorit Theodos, shkrova këto vepra… (t.XXIII,953, col. 755 C).
Në këtë pjesë autori ka parasysh sulmet e gotëve, sarmafëve, kuadëve e barbarëve të tjerë dhe shkretimin prej tyre të tokave të Ballkanit në çerekun e fundit të shek. IV.
Gra fisnike.
Është fjala për vendlindjen e Hieronymit në qytetin Stridon, që gjendet në kufi, në mei Dalmatisë e Panonisë, me sa duket në Dalmati.
Nga teksti del se këtu është fjala për vitin 393 pasi Teodosi mori oushtetin perandorak në vitin 379.
3. COMMENTARIORUM IN SOPHONIAM PROPHETAM LIBER
[Libër komentarësh për profetin Sofoni)
I… Kur shkatërrohen qytetet dhe vriten njerëzit, ikin dhe rrallohen edhe kafshët, zogjtë e Deshqit. Për këtë është dëshmitar Iliriku, dëshmitare është Thrakia, dëshmitar është edhe vendi ku kam lindur, ku çdo gjë u zhduk përveç qiellit e tokës, gjëmbave që rriten dhe pyjeve të dëndur (t.XXV, 676,col.l340 D- 1341 A).
4. HIERONYMI CHRONICON
(Kronika e Hieronymit)
8 XXXVIII Probi, prefekt i prefekturës Ilirike, me mbledhjen e taksave në mënyrë krejt të padreitë, i dobësoi provincat që sundonte, përpara se ato të shkretoheshin nga barbarët (p.246 18 — 21 PL,t. XXVII, col. 505-506).