DILEMË TRISHTI
Jam në dilemë
Kam shqetësim
Instiktivisht eci
Dukem në rrugë
Vij kah banesa
Vetëm të shoh
Mbetem shtang
Shqetësim trisht
Syt më shkojnë
Nga ballkoni
Aty nuk je
Apo me zhdukesh
Si hije
Je lum në rrjedhë
Diell që nxen
Je jeta vet
Që vazhdon
Do ecimë
Kështu të ndarë?!
Jo bifurkacion
Si Drini i Bardhë
E Drini i Zi
Të bashkuar në Një.
LAJ FYTYRËN ME LOTËT E MI
Zgjohem në mëgjes
Sikur flasim
Unë e Ti
Luajmë, shkruajmë, lexojmë
Ngjyrosim, vizatojmë e
Recitojmë.
Ti vallëzon “Bareshën”e Nexhmijes
Unë qeshem nga gëzim
Në fund aplaudojë
Ti luan leksionin e Baletit
Dhe vazhdimisht më thua:
Gjysh shikom!
Ti hidhesh në përmasa
Përdridhesh
E lodhur përshëndet
Unë prap duartrokas
Laj fytyrën me lotë e mi.
Në piano
Deklamon
Shikon në pentagram
Me fuqi ritmi
Shpërdan gishtrinjët
Me mimikë fytyre
Gjestikualcion
Shpreh mall e gëzim
E unë laj fytyrën