Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Dy krenaritë tona botërore e mbarëshqiptare (Poezi)

Dy krenaritë tona botërore e mbarëshqiptare
Kjo Shqipëri jona natyrale, e ndarë padrejtësisht
Ndonëse pa të vetmen mëdyshje që ishte dhe një është
Pati fatin e madh, që në gjirin e kombit të saj
T’i ketë dy shenjtërit e për krenaritë e tyre shqiptare:
Gjergj Kastriotin e Nënë Terezën!
Juve që na jeni dy figurat më madhështore,
më markante e më brilante të kombit;
Që na shkëlqeni, na shkreptini e na ngjasoni në qiellin,
tokën detin, yjet…
Dhe krejt na jeni
Një territor i bashkuar, dhe si një oqean
dhe një xhamadan i artë, i veshur botërisht
me një aromë të rrallë, Shqiptarie!
Ju, që na jeni absolutisht,
ashtu bash si lisi, plisi e fisi ynë
Ju na jeni gjeneza gjenerale e gjakut tuaj- timit!
Nëna, e shenjta e botës,
me origjinë e gjak shqiptare,
humanistja e botës së  mbarë njerëzore e Kombëtare
SHËN NËNË TEREZA jonë!
Ndërsa ti, o i shtrenjti Kryekomandanti,
Kryeheroi, Kryeprofeti e Kryegjenerali ynë, SKENDERBE!
Ju ishit  betuar shqiptarisht
Në komb, gjuhë, flamur, Zot
Dhe në fe,  për sot e për mot
Yni shumë vuajturi, mëmëdhe!”…
Juve që ju njohu, e po u njeh bota anembanë…
me lapidare e buste të vendosura në çdo vend të mbarë
Ndërsa akoma, vallë, s’po ju njohin disa të ashtuquajtur,”shqiptarë?!”
Ju krenaritë, mburojat, stemat e muralet tona
GJENIA E LARTËMADHËRIA e jonë
Ju na mësuat e na edukuat, se si duhet,
ndihmohet, ruhet e mbrohet njerëzia dhe SHQIPTARIA!…
L a v d i !