Kulturë\Letërsi

Arben Duka: Nuk ishim ferr, o kryeministër! Poeti ka një këshillë për Ramën: “Mos hidh kaq baltë mbi atë çfarë ishim para ’90, sidomos jo mbi gratë e asaj kohe”!

 

Rama çdo ditë jep intervista,
si për të huaj dhe për tanët,
Vijon këmbëngulës dhe bajat,
na krahason ne me afganët!

Pra sipas tij, ne në ’90-n,
lamë pas “regjimin taliban”,
kjo është gënjeshtër, mendoj unë,
dhe paturpësi, o kapedan!

Këtu te ne, si në gjithë Lindjen,
falimentoi Ekonomia,
por ishim shtet shumë dinjitoz
civilizim kish’ shoqëria

Me talibanët – gratë afgane,
Të gjithë e dimë çfarë po kalojnë,
Me ato gratë e “ferrit” tonë,
në asgjë dot s’i krahasojmë!

Këtu tek ne, gratë, more Edi,
Nuk kishin situatë kritike,
qenë deputete dhe ministre,
anëtarë Byroje Politike!

Emancipim, jo veç i grave,
në Shqipëri ishte i plotë,
kur i bën njësh me gratë afgane,
Më fal, por shprehesh si idiot!

Ky “ferri” që ti s’heq nga goja,
Ishte për dreq Ferr i zhvilluar,
Vajza e djem studionin bashkë,
Me ferexhe s’ishin mbuluar

Mos hidh kaq baltë mbi vendin tënd,
E mos i bjer’ daulles kot,
Se ai vend në shumë drejtime,
më i zhvilluar ish’ se sot!

Po, sigurisht, kishte të meta,
që ju të gjithë sot i kujtoni,
Por as si emra s’qenë dëgjuar,
as droga, as prostitucioni!

Mora dy shembuj, por ka shumë
Ishte Arsimi, Shëndetësia
Nuk ishte mor Edvin i dashur,
Nuk ishte Ferri, Shqipëria!

Këto arritje “talibane”,
Ishin të popullit shqiptar,
dhe që ta dish, punë kaq të mira,
Nuk i bën dot një vend barbar!