Më 2 shtator të vitit 1957 u themelua Universiteti Shtetëror i Tiranës.
Krijimi i universitetit erdhi si rezultat i bashkimit të instituteve si: Instituti Pedagogjik, Instituti Politeknik, Instituti i Larte Ekonomik dhe Instituti i Larte i Mjekësisë duke formuar Universitetin Shtetëror të Tiranës. Në fillim i formuar nga dhjetë fakultete, ky Universitet u nda në vitin 1991 kur fakultetet e inxhinierisë u grupuan në Universitetin Politeknik, duke lënë Universitetin e Tiranës me shtatë fakultete të cilat mbulojnë shkencat humane, ekonomike dhe natyrore. UT është universiteti më i madh dhe më i lartë në Shqipëri. Ai përfshin 6 fakultete, 50 departamente akademike, dhe 41 programe studimi. Shumica e programeve janë të ofruara në Tiranë, disa kampuse më të vogla lidhura me ta janë të vendosura në qytete të tjera të Shqipërisë, duke përfshirë Sarandën në jug dhe Kukësin në veri. Sot, Universiteti i Tiranës është universiteti më i madh publik në vend. Ai është zgjedhja e parë për maturantët e shkollave të mesme. Në Universitetin e Tiranës studiojnë rreth 40 mijë studentë në të tre ciklet e studimit në sistemin me kohë të plotë dhe atë të pjesshme.
add a comment