Kulturë\Letërsi

Ismail Gashi: Në ditëlindjen tënde (Poezi)

l.        RRUGETIM

 

Unë do t’i bart

Lotët dhe brengën

Kujtimet e vuajtjet

Vetëm Ti

Të jeshë

E të ecësh

Me forcën

Fizike e mendore

Në rrugën e jetës

E lumtur.

 

ll. LOTET

 

Me të gëdhirë

Zgjohem me lot

Më del përpara

Kontrasti mes nesh

Unë lotoj

Ti qesh

Të urova

Qofsh e qeshur

Dhe e lumtur

Gjithmonë.

 

 

lll. TE SHOH

 

Të pash

Në lojë

Të ndjeva

Në poezi

Natyrshëm

Si dita me diell

Si nata me hënë.