Kulturë\Letërsi

Landa Molishti: Ne (Poezi)

NE

 

Ne, kur me njëri-tjetrin s’ flasim,

Për të tjerêt “kuajt” i ngasim…

“Nuk kemi gabime”, kur grindemi për tê tjerët, kot ngrisim shqetësime…

 

Asgjë s’po ndodhë midis nesh,

“Problemin”, që krijojmë e kapërcejmë,

Pa menduar, e, pa pranuar asgjë, krijojmë përçarje komunikimi?!…

 

Gjithçka që bëjmë dëmtojmë veten,

Pa e kuptuar, vuajmë nga komplekse epërsie,

A nuk e kuptojmë, që po vërdallisim veten?!

 

Koha do të tregojë, ” ku gabuam”?!

E, ndoshta, ku po  gaboj, dhe ku po gabojmë.

Unë e di, dje ku gabova…

Ju, e dini?!…

22/8/2021