Shqipëria/Aktualitet

Virusi korona në Kosovë: 13 të vdekur dhe 1901 raste të reja në 24 orët e fundit

Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999. Në total numri i rasteve aktive është 21.922.

Njoftimi i MSH-së:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

24 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës. Deri më sot 244.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 13 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999. Në total numri i rasteve aktive është 21.922.