Shqipëria/Aktualitet

Jon Gjini: Nuk duhet lejuar që të drejtat e grave të shkilen e dhunohen nga njerëz që duhet të izolohen e trajtohen në psikiatri

“Kudo që burri ka degraduar gruan, ai ka degraduar veten. “

(Charles Fourier, filozofë)
Dhuna ndaj grave dhe vrasjet e përsëritura në Kosovë në kohët e fundit, për më tepër si në çdo vend tjetër, jo vetëm që degradojnë njeriun, por degradojnë vlerat tona shqiptare, kulturën tonë, degradojnë edukatën që na u dha dhe respektin tonë për veten.
Jam i sigurt që gruaja shqiptare ka ditur gjithmonë në histori do të dij se si të mos e lërë veten të dominohet, të mos lejojë që të skllavërohet nga askush. Jam i sigurt, gjithashtu, se kultura dhe tradita shqiptare gjithnjë ka qenë mbrojtse e të drejtave të gruas, ndoshta më herët se shume shtete tjerë.
Demonstratat e organizuara në Prishtinë duhet të jenë, nëse qeveria nuk e bën, një shfaqje force për të dënuar këto krime dhe për të treguar, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, se populli shqiptar i Kosovës nuk mund të tolerojë që të drejtat e grave të shkelen në këtë mënyrë nga njerëz të prapambetur që kanë nevojë për kujdes psikiatrik…