Kulturë\Letërsi

Landa Molishti: Sa herë (Poezi)

SA HERË?!

Sa herë jam e dëshpëruar, flas me vete,

në ndonjë strofë, pyes me trishtim;

Ç’u bëmë ne shqiptarët, pse u shpërndamĕ, si zogjtë e korbit nëpër  botë?!

 

Mendohem, mendohem, e vrarë në shpirt,  e vrenjtur në fytyrë, si mos më keq…

Pse të mos jemi të bashkuar,

Në gjirin e Nënës Shqipëri, si dukur?!

 

Shqiptarët luftuan maleve, punuan fushave me pushkë, kazmë dhe flamur.

Kush na ndahu, na përçau, për dreq,

S’i gjej forcat e ribashkimit, s’ paska më keq?!

 

Të shpërthej në vargje, të mos ndalem,

Para syve më del i varfër, o  Atdhe,

Me lot në sy të shoh moj Nënë.

Pse mbetëm pa Ty, pse mbete pa ne?!

22/8/2022