Lapidari Hysen Çinos sot i shkatërrur në Kroin e Bardhë -Kukës
Burracake dhe tradhetare te djeshem dhe te sotem, behen trima me monumente dhe me varre te atyre qe kur ishin gjalle, i benin t’u shpetonte shurra ne breke ketyre trimave te erresires dhe pjelles se tyre bastarde. Nuk ka se si te ndodhe ndryshe, kur regjimi antipopullor i demutokracise, me ne krye “legjenden e gjalle”, Sali Ram Serbi Berisha, ju sulen ne emer “te demokracise” te vdekurve dhe te gjalleve qe luftuan per clirimin e atdheut dhe ndertimin e vendit. Keta larashe dhe pjellat ne tyre, qe prishen varret dhe permendoret e te reneve te luftes, shkaterruan edhe gjithe ekonomine, ushtrine, shendetesine dhe arsimin bashkekohor, duke e detyruar popullin te marre arratine per copen e bukes. Demet e medha qe i shkaktuan popullit dhe atdheut keta gjakeprishur dhe falangat e pjellat e tyre, nuk ka kalem historie ti pershkruaje, po populli po kthjellohet dhe po e merr vesh se ku fle lepuri. E keqja dhe demi jane te pallogaritshem, ai vazhdon te behet gjithnje me i madh, po ne te njejten kohe, thote populli nje fjale te urte, qe zullumi, vjen nje dite, dhe ha e mbyt veten. Keshtu do te ndodhe edhe me kete fare tradhetie, qe eshte shtuar si bari i keq i livadheve. Ky bar i keq do shkulet, duan apo nuk duan ata qe e mbollen dhe e ushqyen ate qe te rritet dhe ti marre frymen mbare kombit shqiptar.
Keto veprime banditeske, te “trimave” te erresires, kane qellime te theksuara, teresisht kunderkombetare. Duke ju drejtuar perdhosjes se varreve dhe monumenteve per 30 vjet pa pushuar, armiqte e popullit, kerkojne jo vetem te rivrasin te renet, por edhe te humbin luften e tyre te lavdishme per atdhe e liri. Qellimi me ogurzi eshte te transmentojne ne brezin e ri te popullit tone idene se “eshte e pavlere” te luftosh per popull e per atdhe, se vjen nje dite qe nuk te lene edhe varr, se ta zhdukin e shkaterrojne, dhe se “eshte me vlere” te vjedhesh, te shesesh interesat e popullit e te atdheut, te pasurohesh duke tradhetuar, te besh jete luksoze, pa c’ka se atdheut dhe popullit i del tymi dhe flaka?!
Po jo o fare e keqe, o kopila te pushtuesve te huaj, Shqiperia do te behet perseri, bile edhe me e forte, se do te jete SHQIPERI E BASHKUAR, dhe fara juaj e ndyre e hiskellit dhe e gramit, do te digjet ne flaket e urrejtjes popullore qe fuqishem vlon ne zemrat dhe shpirtin e cdo shqiptari me gjak shqiptari.
Dita e hakmarrjes popullore mbi tradhetinee pamase, po vjen dhe do te beje shkrumb e hi te gjithe qenien tuaj te ndyre te tradhetise. Vrima e miut do te jete peseqind grosh, po ju nuk do te mund ta paguani as ate vrime te miut, edhe pse keni vene qindramiljona nge djersa e vjedhur e popullit dhe pasurite e atdheut.
Populli dhe e drejta vonon, por nuk harron.
USA
12 Gusht 2021
add a comment