Në një intervistë nga Tokio, ku i është bashkuar ekipit tonë kombëtar në lojërat olimpike atje me ftesë të bashkisë së Tokios, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndertimi i Teatrit Kombetar do të vijojë.
“Ju ftoj të shihni këtë ndertese, e cila i ngjan shumë Parkut Olimpik që kemi bërë në Tiranë, ku ne zhvillojmë aktivitete të ngjashme sportive. Sa sherr u bë për Parkun Olimpik, po pastaj sa sherr u bë për Stadiumin! Stadiumi ku ishte sot Luiza Gega dhe dje Izmir Smailaj, i cili po ashtu u rendit tek më të mirët e botës, ishte një stadium që nuk dallonte fare nga stadiumi yne, kur vjen puna tek struktura, moderniteti, ndaj ne shqiptarët, kur duam të bëjmë gjëra si jashtë shtetit dhe nuk pengojmë njeri-tjetrin, ia arrijmë t’i bejme. Ajo që na ndodh është që ne pengohemi, pengojmë njeri-tjetrin, që gjërat që ne mund t’i bëjmë, siç i kemi provuar për një, dy vjet, marrin zakonisht 10-12 vjet apo 20, apo si në rastin e sheshit Skënderbej, 100 vjet, që pas Pavarësisë, për të vendosur se çfarë do bëjmë me sheshin. Problemi i Teatri eshte ezauruar. Toka i kalon bashkise pa ndërtesë, sepse s’ka ndërtesë. Prandaj Gjykata Kushtetuese thotë: Për sa kohë që s’ka ndërtesë, do i kalosh vetëm truallin, kështu që ka kaluar vetëm trualli, që ne të vijojmë me pasjen e një teatri modern, ashtu siç kemi bërë një park olimpik, siç kemi bërë një stadium”, tha Veliaj.
Ditën e premte, Qeveria mori vendimin që sipërfaqja e truallit ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.