Bedri Halimi: Poezi për shqiptarin liridashës, veprimtarin dhe luftëtarin e paepur Hysen Gega
HYSEN GEGA
(Që sot më 28. 07. 2021, shkoi në amshim)
Ti e mbajte lartë trarin e çatisë
Muret e kalasë janë të sigurta me ty
Jeta s’ka gëzim pa ju
Roja e kufirit nuk vajton në gjumë
Ti je instrument i paqes së atdheut
Në çdo qytet këndohet për ty
Çdo dimër që vjen
Duket si shi me ju
Në rrugën mes pyllit
Dëgjoj ushtrinë e engjejve
Që nuk plaken kurrë
Me varrimin e njerëzve të zbrazët
Nuk mbetet toka e shkretë
Çasti më i vështirë mbeti
Kur të mëdhenjtë që i njihnim dje
Sot pëshurren në shtrat
Dhe shetisin me një shpatë nëpër kafene
Pa u kujtuar për vdekjen
Moti u janë ndalur orët
Duke i trishtuar qytetarët e panjohur
Duke lëshuar britmë pas shtatë gardhesh
Me Ty jam shumë afër
Ti je shpikja e mirë
Për orën e mësimit
Se si duhet atdheu
Raporti i juaj s’ka të dhëna të mangëta