Arkiv / Ripublikim

Xhevat Gjini: Urimi për shqiptarët e besimeve fetare

Prishtinë, 9 qershor 2013 (Ripublikim)

Besimtarë shqiptarë!

Ky është një muaj më i veçantë për shqiptarët e besimit islam. Prandaj, ky është edhe muaji kur shqiptarët e këtij besimi do të mendojnë, do të shkruajnë dhe do të punojnë edhe më me zell, më me përkushtim dhe më me përulje për gjuhën e tyre shqipe, për kombin e tyre shqiptar, për familjet e tyre, për vendlindjet e tyre dhe, posaçërisht për Atdheun tonë të përbashkët dhe të vetëm, SHQIPËRINË. Me Shqipëri kuptohet Republika e Shqipërisë (shteti shqiptar), Republika e Kosovës, Maqedonia shqiptare, krahinat shqiptare në “Greqi”, Mal të Zi dhe në Serbi. Vetëm kështu madhrrojmë ZOTIN dhe besimin tonë… Të njëjtën gjë kanë bërë dhe po bëjnë edhe vëllezërit tanë të një gjaku, të një gjuhe dhe të një brumi-kulture, por me besime tjera fetare. Kështu po bëjnë dhe duhet të bëjnë edhe më shumë të gjitha partitë e ndryshme politike, por të një gjaku e të një gjuhe e të një kombi… Vetëm të bashkuar rreth Atdheut, Flamurit tonë shqiptar dhe një ZOTI, i cili ishte, është dhe mbetet një për të gjitha besimet monoteiste, mund dhe do ta beëmë Shqipërinë (ribashkimin e saj)… Kjo është edhe dëshirë, ky është edhe vullnet Hyjnor…