Per çështjen Çame po flitet vetëm një herë në vit, më 27 qershor, ditën e çamëve dhe, pa pikën e turpit, nga kryetarët e organizatave të Çamërisë shahet Enver Hoxha që u hapi dyert e Shqipërisë çamëve dhe u shpëtoi farën, kur po i grinte greku. Shajnë Enver Hoxhën në çdo nisje historike fjalimi, se gjasme “s’bëri gjë për t’u dhënë pasurinë, të konfiskuar nga xhelatët grekë me anën e ligjit të luftës. Sa për të qeshur po aq për të qarë… Po pse o derdimenë mosmirënjohës shani Enver Hoxhën dhe shtetin e Tij?! Çfarë pasurie ju dhanë këto 30 vjet dhjetokratët antienveristë? Po ka pasuri më të madhe se kaptina? Po që Enveri ju trefishoi e katërfishoi s’është gjë sipas jush?! Po që ju bëri me shkollë e me para më mirë se askush tjetër (shumica e çamëve që s’ia thoshin për grada shkencore, u bënë shitës dhe në vitin 1991 privatizuan dyqanet e u bënë pronarë?! Kush i njeh statistikat me siguri mund të na ndriçojë sa përqind e biznesmenëve shqiptarë janë shqiptarë Çamërie… Me sy, do të thoja 70%, po mbase gabohem, mund të jenë më tepër… Apo është bër e modës të hedhësh baltë mbi Enver Hoxhën në kohën e dhjetokracisë se të del me qar?!!
add a comment