Shqipëria/Aktualitet

Bedri Halimi: Krimet monstruoze të Serbisë në burgun e Dubravës (7)

Derisa katër nga gardianët ishin të ulur në gjunjë me zolla në dorë të drejtuara në drejtim tonin, ne i dëgjuam: “Futni të gjithë në sallë”!

TUBIMI TE SALLA

SADIK ZEQIRI: Derisa katër nga gardianët ishin të ulur në gjunjë me zolla në dorë në drejtim tonin, ne i dëgjuam: “Futni të gjithë në sallë”. Menduam se do të na vrasin dhe filluam ta përshëndesim njëri-tjetrin, duke dhënë hallallin e fundit. Pas një kohe, ata na dhanë urdhër të hyjmë në sallën e sportit, por para se të hyjmë në sallën e sportit, na dhanë cigare, të cilat ne u frikësonim t’i ndezim sepse mendonim mos ka ndonjë gaz apo bombë të vogël që mos po pëlcet.ISMET MAHMUTI: Rasti tjetër ka qenë para se të shkojmë, kur na mblodhën te fusha e sportit dhe erdhën disa eprorë, që pyesnin sa mund të jenë këtu? Ne ishim dendur të grumbulluar, dhe e pyeten dikë, që ishte në rendin e parë: “sa jeni këtu?” Ai tha diku 400 – 450 dhe pyetnin njeri -tjetrin eproret, se sa kanë qenë këtu më parë? Njeri iu përgjigj: 950. Ai tha që “mirë qenka puna”. Pra ata besuan në atë shifër dhe mendonin që gjysma ishim të vrarë. Të nesërmen na transferuan në burgun e Lipjanit me disa kamionë që ishin përdorë për bartjen e shtazëve.XHEVAT HAZIRI: Me vonë na futen në sallën e sporit. Ishim 400-500 të burgosur, dhe filluan të na numërojnë: pas pak thotë – rreth 500 të burgosur janë këtu, dhe gardiani thotë që “gjysmën i paskemi hequr”. Tash ushtari e pyet: “sa kanë qenë?” Ai thotë në bazë të evidencës se ushqimit, duhet me qenë 954 të burgosur, që d.m.th. nuk e dinin as ata sa ishim në Dubravë.BILBIL DURAKU: Në sallë erdhën disa me maska që e detyruan një të burgosur ta rrahë një tjetër. Madje filluan t’i kërkonin të burgosurit me syza, që i konsideronin ma intelektual.NAIT HASANI: Ne pritnim momentin kur do të na vrisnin, në dritare ishin policë ushtarakë me zolla në shpinë.Disa të burgosur kanë pasur fotografi të familjeve të tyre duke i shikuar për herë të fundit, sepse mendonim që do të na vrasin.SELIM LOKAJ: Dyshimi ishte se ne këndin e sipërm të spitalit ishte një kamerë e fshehur, duke incizuar nga pika më e lartë. Neve na lindi ideja se ky është një fotografim i fundit një skenografi si në Srebrenicë, mirëpo frika ishte edhe më e madhe. Kur erdhën disa pako me cigare “Partner” dhe ata i shkyen ato, dhe jo me na dhënë nga një pako, por filluan t’i gjuajnë nga lartë. Kur filluan t’i gjuajnë në atë mënyrë kamera, doli në sipërfaqe me incizu krejt hapësirën në mënyrë qe ne kishe po kujdesemi për ju. Mirëpo ne e krijuam atë bindjen që është momenti i fundit dhe do te kalojmë keq.NJAZI KRYEZIU: Më 24 maj i pari që ka hyrë në burg ka qenë Darko Bullatoviqi, shef i qarkut, ish shef i sigurimit shtetëror për qarkun e Pejës. Ka qenë i futur brenda vetëm me një revole të tipit Zastava CZ. Darko Bullatoviqi ka thënë, unë jem shef i sigurimit shtetëror në nivel republikan, edhe unë jem zoti këtu.Komandanti Darko Bullatoviqi ka pas një hierarki komanduese shumë të qartë, ka qenë interesant, kur na kanë dërgue te salla e sportit më 24 maj. Kur na kanë grumbullue te salla e sportit, na kanë sjellë ujë, na kanë sjellë cigare me boksa dhe na kanë përqesh në mënyra të ndryshme na kanë thonë “pini këto se janë të fundit juajat.Pjesëmarrësit në kryerjen e të gjitha këtyre krimeve, kanë emër e mbiemër. Disa prej tyre i kanë njohur vetë të burgosurit politik, e veçmas disa të burgosur ordinerë shqiptarë, të cilët janë trajtuar njëjtë, sikur të burgosurit politik. Në këtë burg ka pasur zingjir komandues, kështu që nuk është vështirë për ti zbuluar të gjithë kriminelët që kanë marrë pjesë në këtë masakër. Por në këtë rast, po i sjellim disa të dhëna nga të burgosurit shqiptarë për emrat e kriminelëve serbë, duke filluar që nga drejtori i burgut e deri te të burgosurit serbë.KRIMINELËTXHELAL CANZIBA: Unë e di që ka pasur forca serbe në ngrohtore dhe rreth saj dhe disa kriminel që kanë qenë në burgun e Nishit dhe Mitrovicës kanë ardhur në Dubravë dhe kanë qenë të armatosur.AVNI KLINAKU: Mendoj që rolin kryesor e ka pasur Aca Rakoqeviqi, i cili ka bo një mobilizim të shpejtë me të burgosurit serbë që kanë qenë aty, sepse edhe ata kanë marrë pjesë në këtë masakër, dhe kur na kanë thirrur me dalë në oborrin e burgut, kinse me na transferuar diku tjetër, ka qenë pikrisht Aca Rakoqeviq, ai i cili na ka thënë me dalë jashtë.ISMET MAHMUTI: Është një komandat që i kanë thëne MIKI, me këtë emër e kanë njohur të gjithë të burgosurit, ndërsa gardianët tjerë kanë qenë ata që kanë punuar edhe përpara në burg. Tjetër gardian që ka marrë pjesë në masakër ka qenë MITRI, RAKOQEVIQI, ka pasur edhe të tjerë, po më shumë nam e veçanërisht ka qenë MITRI.Mitri, gjatë masakrës ka qenë në karakollë dhe në momentin që neve na vendosen te muri, ata që kanë mbijetuar sulmit të parë, MITRI nga karakolla gjuante me snajper dhe vriste secilin me rend nga pozicioni që kishte. Nja 20 herë ka gjuajtur e nuk e di sa ka vrarë. Ka pasur edhe disa të burgosur serbë, që janë bashkuar me ata, ka qenë një MIGA emrin nuk e di, ashtu e quanin, edhe ky ka qenë pjesëmarrës i masakrës dhe ka qenë shumë i tmerrshëm.NASER SHPORTA: Gardiani i quajtur Mitri nga Baja e Pejës, ka marrë pjesë në vrasjet tona, madje e di saktë, që ky ka qenë në karakollë me snajper. Ka qenë me rroba të gardianëve dhe pa maskë. Edhe më parë ka pasur shumë qejf t’i maltretoj të burgosurit.Në pavijonin tjetër, ishte një tjetër gardian që tani nuk më kujtohet emri. Ai me Mitrin i kanë maltretuar shumë të burgosurit. Neve të burgosurve ordinerë jo shumë, por ata politikë në pavijonet tjera i kanë maltretuar shumë.Pastaj ka qenë Miki Vidiç, komandant i burgut dhe Aleksandër Rakoçeviç drejtor i burgut ka qenë. Ndërsa ka qenë edhe një Aca tjetër, zëvendës i Miki Vidiçit që ka marrë pjesë në vrasjet tona.AGIM GASHI: Deri në bombardime Moma, ka qenë ndoshta më i miri, dhe pas bombardimeve është shndërruar në kriminel ma i keqi, madje një herë kishte ardhur me një gardian tjetër dhe i ka rrahur që nga dhoma e parë deri në dhomën e fundit të gjithë të burgosurit.XHELAL CANZIBA: Njëherë e kam dëgjuar duke i thënë mbikëqyrësit, një pjestarë serbë, na leni neve në dorë dhe në do t’i palojmë të gjithë.NAIT HASANI: Ka qenë ACA drejtor i burgut, MIKI komandanti i burgut, Branko gardian i cili edhe e kishte marrë Ukshin Hotin. MANCE ishte një gardian që e kanë parë aty.ISTERF HASANI: Gjatë natës kanë hyrë në podrume dhe çka kanë parë të plagosur, i kanë pushkatuar. Njëri ndër ata ishte Paçarizi, nuk e mbaj në mend emrin, ndërsa nëpër puseta, kanë hedhur bomba. Këta kryesisht i udhëheqke drejtori i burgut, sepse në burgun e Pozharevcit kishte ardhur Arkani, dhe kërkonte kriminelë që ishin për vrasje. Kërkonte t’i binte në Kosovë vetëm për këtë masakër. Ndër ata që kishte ardhur ishte Sinisha Petriq i quajtur Zenica, ai e ka udhëhequr stafin e burgut Çka ka dashur ka bërë deri sa kanë filluar bombardimet. Ishte 30-32 vjet dhe ishte i dënuar me 20 vite për vrasje.AVDI MEHMETI: Në një formë isha në izolim dhe një pjesë të madhe të burgosurve nuk kam pasur mundësi t’i shohë, po tre veta i kam parë dhe i kam identifikuar që kanë qenë të burgosur: njëri ka qenë nga Pozharevci, ka qenë për krime. I armatosur dhe nuk ka qenë i maskuar, dhe një tjetër ka qenë në uniformë të policisë, ku njëherë e kam parë duke vozitur veturën e policisë.RASIM SELMANAJ: Svetllani ka qenë për vrasje aty dhe quhej Dritan. Interesant, ky është njeriu që ka bërë një masakër në Deçan, dhe ka qenë i burgosur, por në masakrën e Dubravës është ky që ka bërë masakër gjithashtu. Ai është parë i armatosur dhe është pjesë e çdo krimi që ka ndodhur në burgun e Dubravës, sepse ka shprehur një lloj urrejtje të shfrenuar ndaj neve.SADIK ZEQIRI: Svetllani ishte shef i atyre që na binin bukë. Sa herë na binin bukë, na rrihte, por edhe më vonë, kur ndodhen pushkatimet, kur ka qenë nevoja me vrarë njerëz, ai e ka bërë këtë.RIZA TAHIRUKAJ: Svetllani një kohë ka shërbyer si kuzhinier. Ai na njihte, mirëpo gjatë shërbimit të bukës shumë pak gjellë i mbushte pjatën dhe thoshte mjaftë është për juve, dhe kur dilnin nga burgu atë gjellë që tepronte e hidhnin poshtë dhe nuk u jepnin të burgosurve.NASER SHPORTA: Kur kemi qenë në burgun e Sremit që gjithë të burgosurit serbë që kanë qenë i kemi parë në Dubravë, që kanë punuar në kuzhinë, furrë, depo. Kur ka ndodhur bombardimi ata i kanë larguar, dhe njëri nga të burgosurit serbë e mbaj mend mirë ishte Zenica, emri nuk po më kujtohet tani, që ka qenë i mobilizuar, me grada ka qenë kapedan i Arkanit. Pas bombardimit ky ka qenë udhëheqësi i krejt vrasjeve. Tani mu kujtua që “Zenica” ka qenë Sinisha Petriç.ISTREF HASANI: Vllada ishte një i burgosur në Serbi, është edhe në foto me arme në dorë, ky ka bërë masakër të madhe edhe nga karakollët e kemi vërejtur këtë dhe është shoqëruar me gardianët. Pas pushkatimit kishte të veshura rroba të gardianëve.Është një rast që një i burgosur serbë ka kundërshtuar ta marrë armën, dhe quhej Zoran ishte në burg, sepse kishte vrarë nënën e tij, kur jam transferuar në burgun e Pozharevcit, kam mësuar që e kanë rrahur shumë Zoranin, që nuk pranonte ta merrte armën. Zorani ishte nga rrethi i Istogut.Gjatë bombardimeve si drejtori ashtu edhe Miki me Sinishën kanë marrë pjesë në pushkatimin masiv. Aty e kam vërejtur që është edhe Aca zëvendës i komandantit.Në Pozharevc kam mësuar nga Zorani, që “në pyetje ishte me ju pushkatuar të gjithëve” dhe “këtë urdhër e kishte dhënë Sinisha”, sepse Aca Rakoqeviq ka thënë që mjaft kemi vrarë dhe ky është një urdhër nga Ministria. Madje Zorani ishte prezent kur ka dashur Sinisha Petriq ta vras Aca Rakoqeviqin, sepse ai thoshte mjaft kemi vrarë dhe këtë ma ka treguar Zorani.Ishte një gardian nga Baja e Pejës i quajtur Mitri, ai ka qenë si vullnetar në luftën e Bosnjës, dhe atje me një gardian tjetër kanë qenë në Dubravë. Ata u tregonin kolegëve të tyre për vrasjet në Bosnjë. Në Dubravë i kanë torturuar shumë shqiptarët e sidomos ata të burgosur politik.AVNI KLINAKU: Të burgosurit serbë kanë pasur rrobat që i ka një i burgosur, por kane qenë të armatosur, nuk ka qenë e vështir m’i identifiku.BAJRUSH XHEMAJLI: Të gjithë të burgosurit janë mobilizuar dhe kanë vrarë shqiptarë.Përpos fatit të të vrarëve e të mbijetuarve, një episod në vete është fati i shumë të burgosurve shqiptarë të plagosur, të cilët edhe në gjendje të tillë çfarë ishin, u bartën sikur të kishin qenë thasë papatesh, duke i vendosur njëri mbi tjetrin, ku vuajtjet e tyre nuk u ndalën as në Burgun e Lipjanit, as në burgjet serbe, ku u transferuan sërish. Kësaj radhe t’i shohim rrëfimet e disa prej tyre për të plagosurit në burgun e Dubravës dhe trajtimin që iu bë atyre në gjendje të plagosur: Vijon