Shqipëria/Aktualitet

Jon Bislimi: Kënga që (s’)na përfaqësoi në Eurovizion

Eurovizioni, një nga ngjarjet ku “vendet e vogla” si Shqipëria mund të përfaqësohen në skenën kulturore ndërkombëtare, të tregojnë kulturën dhe artin e tyre, të promovojnë vendin e tyre. Problemi është se përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion zgjodhi një këngë veçanërisht të lidhur me idenë e Karma (Karma është një fjalë sanskrite që do të thotë “veprim”. Sipas mësimeve budiste është një rast i veçantë i ligjit të shkakut dhe pasojës, që të gjitha veprimet tona shpjegohen me shkaqe dhe të gjitha përvojat tona janë pasoja të këtyre shkaqeve. Shumë më thjeshtë: “gjithmonë kthehet kundër teje”. Me pak fjalë, është një fjalë me një koncept të besimit primitiv, përveç një populli që nuk ka asnjë lidhje me tonin. Së dyti, me shprehjen: “Zoti nuk ma falë”, ajo e vendos veten (dhe me të edhe popullin shqiptar) në një ide të viktimizimit dhe lë një vend të rëndësishëm për fenë në përfaqësimin, që Shqipëria jep përmes Eurovision-it. Ajo këndoi bukur, por të kemi parasysh se kjo nuk është thjesht një këngë personale, është një këngë që supozohet se përfaqëson Shqipërinë dhe shqiptarët. Schopenhauer thotë: “Një fjalë më shumë gjithmonë shkatërron qëllimin e një fjalimi të tërë”. Aty ishte pra problemi, këngë e pa vënë në kontekst. Ku përzihet zoti me Karmen, ku përzihet falja fetare me njeriun ose ndoshta edhe me një popull, nuk kuptojmë fare se çfarë ishte domethënia e vërtetë e kësaj kënge dhe cili ishte mesazhi që donte të kalonte?!