Në Prishtinë qenka mbajtur një protestë nga rrogtarët dhe ndërmarrësit e shoqërisë civile të sojit të Rron Gjinovcit e Shkëlzen Gashit në “solidarizim” me Palestinën. Një grup prej ca dhjetëra profesionistëve të manifestimeve e që i gjen në çdo “protestë profesionale” që ngushton Atdheun dhe njerëzit tanë. Qëllimi i vërtetë i protestës duket të ketë qenë më shumë në raport me marrëdhëniet diplomatike, historike dhe njerëzore të Kosovës shqiptare dhe izraelit (popullit hebrej) se te Palestinezët e gjorë! Porositës të protestës janë ata që do të përfitonin nga “krimi” apo lëndimi i raporteve diplomatike dhe njerëzore ndërmjet Kosovës dhe izraelit. Hiç më të mirë nuk janë as ata që u bëhen “sparring partner” në këtë lojë ping – pongu këtij grupi, duke i akuzuar dhe fajsuar shqiptarët si mosmirënjohës, sikur të kishin protestuar shqiptarët e jo ca të tillë që vetëm me mendësi dhe direktiva “shqiptare” nuk punojnë.
Solidaritet me çdo popull dhe çdo njeri që kërkon liritë dhe të drejtat e tij në tokën e tij me mjete të “drejta”. Por, konflikti në mes dy popujve semitë nuk rregullohet dot duke gjuajtur tenxhere me barut në drejtim të Izraelit – siç bën Hamasi – e aq më pak duke inskenuar protesta që vetëm shqiptarëve dhe palestinezëve nuk u shërbejnë. Gjenocidi më i madh dhe më i frikshëm që ka ngjarë viteve në fundit në botë është gjenocidi ndaj kurdëve Jezidi të Veriut në Irak dhe Siri Lindore. Realitet i paimagjinueshëm ku ndaheshin burrat veç për t’u vrarë gjersa gratë dhe vajzat e tyre 8 vjeçare shiteshin në tregun e kafshëve si skllave seksuale!! Askush nuk ngriti zērin, askush nuk e përmendi në Prishtinë këtë shtazëri të paemrueshme në të cilën kanë mund të jenë pjesë edhe njerëz nga vendi ynë. Shqiptarët nuk kanë fuqi, shqiptarët nuk kanë peshë, shqiptarët nuk kanë nevojë të përfshihen, të anojnë e aq më pak të “drejtojnë” çēshtjen botëtore dhe të ndërlikuar tē konfliktit Izraelo-Palestinez. Ndryshe do të dukeshim edhe ne gomerë si ambasadori i Palestinës, që pa e pyetur dhe pa i interesuar askujt pozicioni i Palestinës, e aq më pak opinioni i tij për Kosovën, çanë gërmazin, duke uluritur se “Kosova qenka pjesë e Serbisë”. Shqiptarët mjafton të tregojnë solidaritet njerëzor me popujt dhe njerëzit e lirë gjithandej globit. Tek e fundit, populli i gjorë i Palestinës është bombarduar edhe nga mbreti i Jordanisë dikur, dhe ka hasur në qendrime hiç më pak hostile nga disa shtete myslimane e arabe si Egjipti, që kontribuojnë në rreptësinë e asfiksisë ndaj territoreve palestineze. Neve nuk na takon të shpenzojmë aq shumë energji dhe negativitet ndaj miqve tanë ose ndaj një populli të lënë jetim dhe të shkelur nga dhjetëra vende arabe për hirë të një proteste të inskenuar me qëllime shumë dashakeqëse ndaj Kombit Shqiptar në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti. Çështjen Izraelo-Palestineze mund ta rregullojnë vetëm ata dy popuj fqinjë, që herët a vonë duhet të mbyllin këtë kapitull të dhimbshëm njerëzor, që më së shumti e kundërshton edhe vet populli i Izraelit me virtytet e tij njerëzore.
Israeli flag flying beside a decommissioned Israeli Centurion tank used during the Yom Kippur War at Tel Saki on the Golan Heights in Israel A view into Gaza City, Palestine, showing destruction of structures and buildings following a summer-long battle between militants and Israeli forces