Një natë para se shovinistët serbë ta kapnin dhe ta vrisnin pabesisht atdhetarin e madh, intelektualin dhe mësuesin, Atë Shtjefën Gjeçovin, ai i mblodhi nxënësit në shkollën e tij, në fshatin Zym të Prizrenit, dhe u përsëriti, si gjithmonë pas çdo mësimi, këto fjalë: “Shqipëria është vendi ku kena lind dhe ne jemi vetëm shqiptarë. Gjuha jonë është shqipja. Këto mos i harroni kurrë, fëmijë të dashur”. Dhe atë mbrëmje, kur do të kthehej për në shtëpi, rojtari i shkollës i tha:– Ruaju, zotni Shtjefën! Armiqtë të kanë vu në shenjë e nuk e durojnë këtë shkollë shqipe!– Ani çka!, – u përgjigj, duke qeshur Gjeçovi. – Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë…
add a comment