E DREJTA PËR TË VOTUAR ANDEJ E KËNDEJ DRINIT (KUDO NË SHQIPËRI)E drejta per te votuar kudo ne Shqiperi (hapsiren shqiptare) eshte e plote dhe e pakundershtueshme. Ashtu siç eshte e drejte dhe detyrim i plote dhe i pakundershtueshem i shtetit Ame qe te perkujdeset per pjeset – gjymtyret e shkeputura me dhune e terror nga trupi i tij. Por, nuk eshte e drejte dhe duhet kundershtuar nga te gjithe tendenca qe Qeveria e Prishtines (SIDOMOS) dhe institucionet e saj shteterore te perfshihen dhe te behen pale ne garen zgjedhore ne shtetin tone AMË (kombetar)… Nuk eshte e drejte dhe duhet kundershtuar nga te gjithe edhe perfshirjen e Qeverise dhe te institucioneve te shtetit Ame ne garen zgjedhore ne Prishtine si pale apo krah i njeres ose tjetres force politike… Qeverite e dy shteteve te Shqiperise (R. e SH. dhe R. e K.), SIDOMOS Qeveria e R. se SH. dhe institucionet shtetrore te shtetit tone Amë, kane te drejten dhe detyrimin qe te bashkepunojne, t’i bashkerendojne dhe harmonizojne e unifikojne politikat dhe projektet me interes kombetar dhe per interes kombetar pa u bere pale ne çeshtje partish e zgjedhjesh… Qeveria ne Tirane dhe shteti Ame ka te drejten natyrore, historike, politike dhe kushtetuese te “nderhyj” dhe te perfshihet ne trojet shqiptare ne Maqedonine tone, ne Mal te Zi dhe ne Kosoven Lindore (pa e harruar Çamerine me poziten dhe rrethanat e saja te veçanta!), jo per t’u ber pale apo krah i nje partie, por per te ndihmuar ne unifikimin e qendrimeve dhe programit kombetar dhe permiresimin e fuqizimin e pozites se tyre… Tendenca partiake e perfshirjes ne garen zgjedhore dhe angazhimi i krereve te institucioneve te R. se K. eshte e padrejte, e papranueshme dhe duhet te kundershtohet nga secili shqiptar… Ky “eksperiment” dhe kjo tendence per ta zhvendosur vemendjen nga R. e Kosoves (pozita, rregullimi i saj i brendshem dhe marredheniet me Serbine po vazhdojne te diskutohen dhe “definohen” edhe sot si “çeshtje te hapura”) ne R. e Shqiperise eshte i demshem dhe i rrezikshem per çeshtjen shqiptare, pergjithesisht dhe per shkeputjen e plote te Kosoves nga Serbia, posaçerisht. Ajo qe duhet te bejne institucionet e R. se Kosoves menjehere dhe, pa humbur nje minute kohe ne “boten e aventurave”, eshte bashkerendimi, bashkepunimi dhe harmonizimi i plote i nismave, angazhimeve dhe politikave shteterore-kombetare me shtetin tone Ame dhe (ri)orientimi dhe mobilizimi i te gjitha energjive dhe fuqive per shkeputjen-pavaresimin e plote dhe definitiv nga Serbia… Kjo eshte çeshtje dhe detyre mbi çdo çeshtje dhe detyre tjeter…
FITORE BINDËSE DHE GËZIM I LIGJSHËM Gara zgjedhore ne shtetin tone Ame ka fituar me te drejte vemendjen e kombit dhe te botes. Shqiptaret me te drejte ishin te shqetesuar. Ngritja krye e tendencave per ta kompremetuar procesin zgjedhor dhe tendenca per te inskenuar perçarje, urrejtje, tensione dhe konflikte ndershqiptare mori krah nga vet kreu i Republikes, Ilir Meta, i cili bente thirrje publike per qerim hesapesh, per rrokje armesh, etj. Keto tendenca gjeten “simpantizantet” e tyre edhe ne Prishtine !!Megjithate, Partia Socialiste Shqiptare, e vetme e mundi bindshem koalicionin e PDSH-se se Lulezim Sali Berishes me 14 parti e me 20 bishta (satelite) mbrapa. Edhe me keq humbi LSI-ja e Ilir Monika Metes… Gezimi ne keso rastesh (pa teprime e pa dalldisje) eshte i ligjshem. Ta mundesh koalicionin e PD -se me 14 parti e 20 bishta dhe LSI-ne, fill e vetme, eshte me shume se sukses…
DEKADË E JETUAR (E NJOHUR)!…Në vitet e nëntëdhjeta elita politike e Prishtinës (LDK – LKJ), inteligjencia e brumosur dhe formuar ne sistemin diktatorial e pushtues të Tito – Rankoviçit dhe mediet e tyre, poashtu te brumosura me ideologjinë jugotitiste të diktatorit dhe satrapit Tito, ishin angazhuar me kapacitete të plota në propagandën dhe fushatën e “sinkronizuar” kundër shtetit Amë, Republikës së Shqipërisë!! Fushata e tyre propagandistike kishte mbeshtetjen dhe miratimin e plote te pushtuesit dhe te levizjes esadiste ne Tirane!! Faqet e gazetave te tyre dhe ndonje radio a TV i tyre mbusheshin me shkrime qe i kushtoheshin “mjerimit”, “varferise” “dhunes dhe krimeve te diktatures se Enver Hoxhes”, etj. Keto ishin tema te perditshme te ketyre medieve ! Kjo ishte propaganda qe benin aktivistet politike te LDK – LKJ – se nga mengjesi ne darke!! Krejt kjo per te krijuar mendimin dhe pershtypjen se jeta e ne shqiptareve te pushtuar kishte qene lule e drite po te krahasoheje me jeten pjeses se lire te shqiptareve qe e kishin jeten sketerre!! Madje, edhe ne kohen e Milosheviçit keto elita, mediet dhe aktivistet e tyre, nuk kishin pse te mendonin, te flisnin, te shkruanin e te benin propagande e fushate (te vepronin jo se jo!) kunder dhunes, shtypjes, shfrytezimit, represionit shteteror e terrorit qe bente pushtuesi ne Kosoven e Shqiperise dhe ne viset e saj !! Teme qendrore mbetej pjesa e lire e kombit dhe shteti Ame!! E gjithe media, elitat e mjera te Prishtines dhe aktivistet e tyre te gjitha energjite e tyre i shpenzonin duke i “qare hallin” shtetit Ame me qellim qe te harrohet pozita teper e veshtire e poshtruese e Kosoves se pushtuar dhe e viseve tjera te pushtuara !!Besoj qe ju qe jeni te moshes 45 vjeçe e lartë e mbani mend mire ate kohe dhe ate angazhim te jashtezakonshem per ta sabotuar organizimin, qendresen dhe mobilizimin e te gjitha energjive per çlirimin e Kosoves dhe te viseve te saj… E solla ne vemendjen tuaj kete DEKADË te turpshme dhe te demshme per Levizjen Çlirimtare, per ju shoke, miq e lexuese te dashur, sepse fillimi i DEKADËS se trete te shek XXI po me ngjane fort me ate DEKADËN e fundit te shek. XX!! Duket qe shumica e atyre qe ishin angazhuar ne ate dekaden e fundit te shek. XX jane akoma gjalle e te forte !! Kur t’i shtohet atyre edhe pjella e tyre kuptohet qarte pse gjithe ky angazhim, gjithe kjo fushate propagandistike e gjithe ky hugjym per ta “diskredituar” shtetin tone Amë, duke u bere pale atje me krahun me destruktiv te historise moderne dhe duke nderhyre e duke u angazhuar brutalisht e poshtersisht kunder kohezionit, marreveshjes, bashkepunimit e mirekuptimit brendashqiptar!! Dhe kur se? Ne kohen kur e gjithe forca shpirterore, mendore e materiale (te gjitha energjite) e kombit ketu dhe kudo ne bote do te duhej te koncentroheje e te perqendrohej per ta shkeputur e pavaresuar Kosoven shqiptare (krejte dhe te teren!) nga Serbia… E kuptoni ku po synojne te na katandisin e perplasin ?! Ne dekaden e fundit te shek. XX forcat reaksionare, filojugosllave e kolaboracioniste e humben luften me forcat kombetare dhe atdhetare, por demet ishin dhe jane te medha. Luften me forcat kombetare do ta humbin edhe ne dekaden e trete te shek. XXI, por demi per çeshtjen shqiptare eshte perseri i madh !!…