Nuk përkthehen dot fjalët e zemrës,
Nëse zotëron edhe tjera gjuhë,
Dhimbja dhe gëzimi që ndjehen,
Veç në gjuhë të nënës shprehën.
Gjuha jonë ka rrënjët e thella,
U ruajtë me fanatizëm ndër breza,
Si një lis me dy degë,
Aty janë dialektet: Toskë edhe gegë.
Sa e ëmbël shqipja për ta folur,
Me plot 36 margaritarë,
Zoti e bekoi si gjuhë që kur krijoi njerëzimin,
Bashkë me kombin shqiptar.
Gjuha shqipe sa shumë sakrifica u bën për ty,
Vetëm pse flisnim shqip – armiqtë vrisnin njeri,
Të deshtëm më shumë se vetën,
Për ty rrezikonim çdoherë edhe jetën.
Regjimet e ndryshme mjaft na keqtrajtonin,
Të flisnim, shkruanim shqip asesi nuk na lejonin,
Synimi i tyre ishte të na asimilonin,
Por nuk arritën të na tjetërsonin.
Andaj shqip dua të flas e të shkruaj,
Me shkronjat më të bukura shqipen ta ruaj,
Paraardhësit tanë na kanë lanë amanet,
Ta ruajmë gjuhën e kombin kudo që jem.
Ganimete Jakupi Demiri, Zvicër.