Se do ta fillonte mbrapsht dhe se nuk do të ishte e të gjithëve, që nga vizita e saj në Shqipëri nuk kisha më dyshim dhe kur u luta që fitorja e saj të jetë fitore për të gjithë dhe të jetë një fillim i mirë e i mbarë, për të cilin gati – gati më gozhduan, kisha përplot arësye. Dërgimi me ngutje i ligjit për zgjedhjet, për të cilin kam shkruajtur, nuk duhej të ndodhte, por në asnjë mënyrë nuk duhej të ndodhte dhe nuk duhej të tolerohej edhe loja me simbolet shtetërore në ceremoninë e promovimit, të cilave iu mveshet edhe një, prejardhja e të cilit nuk dihet e nuk i dihet as domëthënia e tij, ndërkohë që flamuri kombëtar, i cili na priu në të gjitha betejat dhe me të cilin u mbuluan të gjithë dëshmorët, injorohet. „Flamuri i Dardanisë…“ Nga erdhi ai flamur, ku u muar yrrneku i tij, në cilat monumente të trashëguara, në cilët gurë varrezash dardane, apo arkive e muzeume u gjet ai flamur që dikujt, nga lojërat me kompjuter iu tek ta paraqes e ta imponoj si flamur dardanësh. „Flamuri i presidentit…“, „Vula e presidentit …“ A kaluan këta flamuj e këto vula nëpër ndonjë procedurë parlamentare, a u shqyrtuan kund në ndonjë seancë, apo edhe ku u vendos që ato të jenë simbole të presidencës?
Me anashkalimin që zonja Osmani i bëri flamurit kombëtar dhe emrit të Nderit të Kombit, simbolit të rezistencës e të lirisë së Kosovës Adem Demaçit, edhe një herë e dëshmoi se vërtetë nuk ka qenë e denjë ta marr atë post e as ta përmend atë emër simbol. Fundja, ajo bëri mirë që nuk e përmendi dhe nuk i shkoj te varri, ngase përmendja nga secili nuk bënë nderë, prandaj…
Sidoqoftë, të injorohet emri i Adem Demaçit, do të thotë të injorohen 666 shekuj burg për liri që i mbajtën shpiptarët, prej të cilave më shumë se një çerek shekulli Adem Demaçi. Të injorohet Adem Demaçi do të thotë të injorohet simboli i rezistencës dhe lirisë së Kosovës.
Poeti strugan Lebit Murtishi në një poezi të tij thotë se „njerëzimit zoti ua dhuroi tre Adema, dy prej të cilëve shqiptarëve“, prandaj po u injorua njëri, fyhet tjetri dhe kot shkohet te i dyti, mirëpo kjo për zonjën Osmani nuk ka rëndësi. Me rëndësi është që ajo ta ketë emrin presidente pavarësisht sjelljes dhe qëndrimeve të saj, pavarësisht animeve e inateve të saj.
Për ditën e hënë u tha se për shkak të situatës me cowidin nuk do të ketë ceremoni zyrtare, po pastaj si do të dëshmonte ndryshe ajo se nuk do të jetë presidente e të gjithëve dhe se nuk do të ketë nismë të mirë e të mbarë, siç e dëshmoi që me rastin e fjalimit pas zgjedhjes e në ditën e promovimit me lojën e fyerjen që ia bëri simbolit të shtetit – flamurit, duke ia bashkangjitur atë „flamurin dardan“ të cilit asnjëherë nuk ia pa kush yrrnekun, e duke e lënë anash flamurin kombëtar. Edhe dhe sot me paturpësi dëshmoi se nuk do të jetë presidente e të gjithëve kur e anashkaloj përmendjen e emrit të lvdishëm të UÇK-së në 22 vjetorin e Betejës së Kosharës, kur e anashkaloj përmendjen edhe të emrave tjerë emblematik të kësaj lufte, mes të cilëve edhe emrin e Heroit Xhemajl Fetahaj. Në atë betejë kishte rënë edhe Abaz Thaçi dhe shumë dëshmorë tjerë. Komandant i asaj beteje ishte edhe Rrustem Berisha, ishte edhe Anton Çuni, ishte edhe Nasim Haradinaj, i cili padrejtësisht sot gjendet në Hagë, jo edhe pa gishtat e zonjës presidente. Kishte edhe të tjerë, por emrat e tyre nuk ia zuri goja zonjës presidente.
E si do të na kujtonte presidentja ndryshe ambasadoren amerikane Jakobson, e cila politikbërësve të Kosovës iu pat thënë „E keni dhjerë punën“. Prandaj, zonjës presidente duhet kujtuar se është duke e dhjerë punën për çdo ditë dhe kjo nuk i ka hije. Na pat thënë se do të jetë presidente e të gjithëve, por jo ajo është largë të qenit e tillë çka do të thotë se këtu ka përgjegjësi dhe përgjegjësia nuk është vetëm e zonjës Osmani. Përgjegjësia është edhe e shefit të koalicionit zotit Kurti dhe e ushtruesit të detyrës së presidentit, tani kryetar i Kuvendit, zotit Konjufca i cili ia dorëzoi detyrën asaj, që e lejuan dhe e lejojnë një gjë të tillë. Përgjegjësia është edhe e opozitës, së cilës, si tha profesori Arsim Bajrami, „për kushtetutën i bije ndërmend vetëm kur i duhet për të marrë pushtete.
Se pat shkelje të kushtetutës nga zonja Osmani në ditën e promovimit të saj si presidente, u pa, por lind pyetja pse opozita heshti, i mjaftoj që nuk shkoj vendi në zgjedhje dhe arriti t’i ruaj vendet e veta në prlament apo është aq e frikësuar sa nuk guxoi as zë të nxerrë.
Edhe një gjë: Acarimi i marrëdhënieve me Shqipërinë po ndodhë, por nuk është i mirë. Mos të kërkojnë „qime në vezë“, si thotë populli se ato acarime nuk i don kush. Edhe përkundër përpjekjeve të shumta që acarime të fusin mes shqiptarëve të dy anëve të Drinit që nga ndarja e Shqipërisë, nuk ia ka dalur kush, prandaj, për ata që i dëshirojnë këto, duhet të ketë punë më të mençura, ngase të gjitha përpjekjet do t’u dështojnë.
Nëse dega e Vetëvendosjes në Shqipëri është në opozitë, zoti Kurti nuk është shefi i opozitës në Shqipëri. Ndonëse ka mundur të kandidoj për kryeministër në Shqipëri, ai ka kandiduar dhe është emëruar kryeministër në Kosovë, prandaj edhe këtu duhet qenë i kujdesshëm. Se me kë lidh koalicion dega e VV-së atje, është çështje e tij, por nga opozita e sotme as kur ishte në pozitë e as kur ishte në opozitë një argat të hajrit nuk ia bëri Kosovës.
Populli thotë: „Është lehtë me e fitu, po zor me e rujt.“ Ju e keni fituar ngase ne ua kemi dhënë, prandaj kthejeni për së mbari se sikur ua kemi dhënë edhe ua marrim!
Katër vjetë ikin shpejt!