Shumë vështirë është të presësh në heshtje
Kur pritja të duket që nuk ka fund
Kur lëkundesh mes nostalgjisë dhe mallit përvëluar
Që shpirtin në thellësi si një tërmet e tund.
Shumë vështirë është të jetosh në tokë të huaj
Aty ku ndjenjat shpesh ngatërrohen mes veti
Kur shpirti do që të jetë atje ku lindi
Atje ku Hëna e ngrohë më shumë se ai Diell gurbeti.
Sa shumë dhemb kur jeton në mes dy dashurive
Kur shpirti thotë në atdhe të shkosh
Por zëri dashurisë së madhe ndaj pjesëve të shkēputura nga zemra
Të thotë n’gurbet të qëndrosh.
Sa shumë dhemb kur duhet të jetosh mes dy brigjesh
Kur malli si një vullkan furishëm shpërthen
Kur dëgjon zërat e brendësisë që të flasin
Duhet të lundrosh nga njëri breg në tjetrin breg
Shumë vështirë është të jetosh në mes dy botëve
Kur ndjenjat rebelohen mes takimesh dhe ndarjesh
Kur gjithmonë duhet të udhëtosh
E mbi supe t’i mbashë barrë të rëndë bagazhesh.
Sa shumë dhemb….
add a comment