Shtjefën Gjeçovi: Mua edhe mund të më vrasin por gjuhën dhe kombin shqiptar s’mund t’i vrasin kurrë
Një natë para se shovinistët serbë t’i zinin pusi dhe ta vrisnin pabesisht mësuesin Shtjefën Gjeçovi, ai i mblodhi nxënësit në shkollën e tij, në fshatin Zym të Prizrenit dhe u përsëriti, si gjithmonë pas çdo mësimi, këto fjalë:”Shqypnia asht vendi ku kena le e na jena vetëm shqiptarë. Gjuha jonë asht shqypja. Këto mos i harroni kurrë, fëmijë të dashur”. Dhe atë mbrëmje, kur do të kthehej për në shtëpi, rojtari i shkollës i tha:- Ruaju, zotni Shtjefën. Armiqtë të kanë vu në shenjë e nuk e durojnë këtë shkollë shqipe!- Ani ç’ka!, – u përgjegj duke qeshur Gjeçovi – Mua edhe mund të më vrasin, por gjuhën dhe kombin shqiptar nuk do të mund t’i vrasin kurrë…
add a comment