(Fjalimi i Kuvendit të Lezhës krijoi VETËDIJEN E PËRBASHKËT ARBËRORE, traditat shtetformuese, përfaqësuese, ato demokratike, të pajtimit e të bashkimit etnik) Nga Barleti e deri te Frang Bardhi gjuhë epirote quhet gjuha shqipe. Pothuajse në secilin kapitull të veprës së Barletit flitet për gjuhën shqipe si gjuhë epirote, në të cilën flitnin prijësit shqiptarë që nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu e deri te Fran Bardhi. Pothuajse, të gjithë studiuesit dhe historianët e Letërsisë së vjetër shqipe, kur e përmendin Frang Bardhin si autorin e tretë të kësaj letërsie, e theksojnë meritën e tij për dy gjëra të tjera: në krahasim me autorët para tij, Buzukut e Budit, Frang Bardhi përmendet si autor që shkroi veprat e tij të para jashtë kontekstit fetar, sikundër është vepra e parë leksikografike “Fjalori latinisht –shqip” (“Dictionarium latino-epiroticum”, 1635) dhe vepra e parë polemiste e letërsisë sonë, e shkruar për Skënderbeun, e njohur me emrin “Apologji për Skënderbeun” (“Gjergj Kastrioti, Epirotas, i quajtur Skënderbe, princ trim mbi trimat dhe i pathyeshëm i Epirotëve, u kthehet bashkatdhetarëve dhe atdheut të tij, prej Frang Bardhit, ipeshkëv fatlum i Sapës dhe Sardës, Romë, 1636 e shkruar latinisht). Te (“Dictionarium latino-epiroticum”, njëra fjalë është latinisht e tjetra shqip (në gjuhën epirotase.) Edhe Buzuku, Biçikemi, Bardhi etj, e thonë që edhe në Kuvendin e Lezhës ata folën epirotisht, dmth shqip. Edhe vepra e parë polemike e letërsisë sonë (hiç veprat e latinitetit ilir, si të Shën Jeronimit). Bardhi vlerësohet si apologjet i flaktë. Titulli i plotë i saj është: “Gjergj Kastrioti, Epirotas, i quajtur Skënderbe, princ trim mbi trimat dhe i pathyeshëm i Epirotëve, u kthehet bashkatdhetarëve dhe atdheut të tij, prej Frang Bardhit, ipeshkëv fatlum i Sapës dhe Sardës”, Romë, 1636 e shkruar latinisht). 1. Në frymën e Renesancës evropiane, që depërtoi edhe në trojet e Arbrit, për të ndjekur traditat etnike, Skënderbeu deklaron se është pasardhës i mbretit Pirro te Epirit. Këtë e deklaronte si formulë mbijetese (veten e quante epirot, e jo arbër, për t’i bërë bahskë arbërit, arvanitasit, kishat, krahinat…) Barleti flet edhe për Pal Engjëllin që e ka shkruar Formulën e Pagzimit (ishte njeriu kyresor në qeverinë e Skënderbeut), dhe shktuan:”Ky kryepeshkop (Pal Engjëlli pb) ishte epirot, nga qyteti i Drishtit, bir i AndreaEngjëllit, për të cilin folëm më lart, burrë i pajisur me mendje shumë të lartë dhe me zotësi të rrallë në të folur, me dituri si askush dhe i vaditur me letërsinë e shenjtë dhe humane, si greke si latine, sidomos i shquar për rreptësi në jetë dhe në zakone, i flaktë për fenë e krishterë, burrë që Skënderbeu e mbante mbi krye për maturinë, kulturën dhe pastërtinë e jetës, që e respektonin dhe e dëgjonin si një orakull gjithë epirotët dhe arbrit.” (Barleti, “Historia e Skënderbeut”, f. 430). Barleti po shkruante si humanist, dhe heroi i tij, në radhë të parë, është humanist, zëdhënës i ri i pikëpamjeve për lirinë. Madje, fjalia e parë retorike, me figurën e apelacionit, hapet me fjalinë që ka thelb të saj lirinë: “Ju epirotët (arbnorët, P.B.), mund të gjenit një tjetër mbrojtës të lirisë…”, Dhe kombi shqiptar, dje e sot, i ka gjetur formulat e veta të mbijetesës (epirotizmi) dhe së fundmi, kur u krijua ky sintetizim e gërshetim “multikulturash, multireligjionesh e multi-identitetesh”, gjeti formulën e shqiptarisë:”Feja e shqiptarit është shqiptaria.” Gjergj Kastrioti e kishe formulën e tij mbifetare e mbikrahinore;: epirotizmin… Në frymën e Renesancës evropiane, që depërtoi edhe në trojet e Arbrit, për të ndjekur traditat etnike, Skënderbeu deklaron se është pasardhës i mbretit Pirro të Epirit….2. Në historinë e oratorisë botërore shënohen edhe Fjalime që kanë ndryshuar botën a që kanë lënë gjurmë. “Nëse dëshironi të jeni orator, atëherë duhet të bëni një vepër të madhe”, shkruan Wendell Phillips. I tillë është Fjalimi i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i mbajtur në Kuvendin e Lezhës, më 2 mars 1444. Që Skënderbeu nuk ka qenë vetëm kryeushtarak, po edhe mendimtar e strateg politik, me vizione largpamëse, e dëshmon pikërisht ngjarja e madhe historike e Lezhës. Secili fjalim i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, është historik, fjalim i ngjarjeve të mëdha, që shënuan një krye-epokë. Përpos Fjalimit të Tij përpara arbërorëve pas çlirimit të Krujës nga Osmanët, më 28 Nëntor 1443, të tilla janë edhe Fjalimi i Gjergj Kastriotit në Kuvendin e Lezhës 2 Mars 1444 apo Fjala e Skënderbeut para princave para vdekjes. Porse, me thesarin e tillë të fjalimeve epokale, a të ngjarjeve me shumë rëndësi, ka edhe në literaturën tonë. Ato janë shqiptuar në kohën e duhur, kanë shënuar ngjarjen që ka lënë vulë dhe kanë përcjellë mesazhin e mobilizimit a mesazhin e madh testamentor historik. Fjalimet e Mëdha thuhet se i japin përmbajtje dhe trajtë historisë dhe kohës kur ato u shqiptuan e u shkruan. Nëse te Fjalimi i Parë i Skënderbeut hasim tonin mobilizues, atdhedashës, luftarak, të urtë, gëzimin e fitoreve të para kundër pushtuesit; Fjalim që dhuron frymëzim për beteja të reja e për ekzaltimin e pamatshëm ndaj lirisë; atëherë po ky mobilizim, si vetëdije historike që shtegtoi nëpër shekuj, u shfaq kujtesa monumentale shqiptare për vlerat e lirisë, pavarësisë e, gjithsesi, edhe demokracisë. Te rrëfana e nëntorit kastriotian, ne i ndërlidhëm nëntorët e mëdhenj të shekullit XX… Te Fjalimi tjetër, i mbajtur në Kuvendin e Lezhës 2 Mars 1444, Gjergj Kastrioti po u drejtohej një elite të zgjedhur arbërore, një Kuvendi të madh Historik; po fliste përpara Gjergj Arianitit, figurave të mëdha arbërore si Andrea Topia (me nipat Muzaka, Tanushi e Komini), apo Teodor Muzaka, Pal Dukagjini, Nikollë Dukagjini, Lekë Zaharia, Pjetër Spani, Lekë Dushamni, Gjergj Stresi e shumë të tjerë, që të gjithë luftëtarë e prijës të spikatur, me përvoja të shuqara në fushën e betejave. Kuvendi ishte institucion organizimi që përfaqësonte politikisht e atdhetarisht të gjitha krahinat arbërore. Të mbaje Kuvend, do të thoshte se je një popull i pjekur, i organizuar, se ishe në gjendje të merrje vendime demokratike, se ke ditur ta bësh Hapin e Madh Historik për bashkim politik të trojeve etnike arbërore brenda një udhëheqjeje qendrore nën Skënderbeun. Prandaj ai tubim u quajt edhe Besëlidhja e Lezhës, Liga e Princërve Arbërorë, e që u mbajt në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, në organizim të vetë gjeneralit të posakthyer nga ushtritë osmane. Te ky Fjalim ai shpalos vendimet e qëllimet e kësaj Besëlidhjeje e bashkimin e principatave e të fisnikëve shqiptarë, një si Rimëkëmbje e Mbretërisë së Arbrit. Kuvendi u mbështet edhe nga Papa. Kuvendi mori vendim për formimin e një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu, krijimi i një arke të përbashkët për shpenzimet e luftës. Ky Kuvend dha traditën e marrjes së vendimeve të shumicës më vonë, ndër shekuj, traditë e Fjalëve të pleqve e të pleqësisë. Iashte njël Besëlidhje jo vetëm ushtarake, por edhe politike. Mbi të gjitha, dha Traditën Proverbiale Shqipatre të Pajtimit (le t’i kujtojmë kuvendet e mëvonshme, deri te Pajtimi i Madh i Gjaqeve më 1990, nën drejtimin e Atnon Çettës).3. Skënderbeu dallonte luftëtarin lakmitar nga ai që lufton për lavdinë e atdheut: “Një plaçkë e madhe lufte mund rë mendohej se do t’i sillte fitimtarit pushtimi i dejës, që kemi përpara. Por asnjë arsye e tillë, ju lutem, le të mos ju armatosë ju, në këtë luftë; arsyet e tilla janë zakonisht dëshira njerëzish lakmitarë dhe shtytje turme të ulët. Burrat trima le t’i nxisë vetëm zegzhi i dashurisë për lavdinë e dëshiruar,… “Kësisoj, ai tregohet vizionar, largpamës, udhëheqës i vendosur, bashkues, pajtimtar. Nëpërmes fjalimit, Skënderbeu analizon situatën e luftës, raportin e forcave, shpalos planin e betejave. Kryeprijësi ushtarak e politik, dinte të prekte plagën e përçarjes: “Është për të qarë me lot se si princat e kombeve të krishtera, nga mos uniteti dhe kontratat e dëmshme të tyre, duhet ta fajësojnë veten për mjerimin e përgjithshëm. Por qielli është dëshmitar se pushtuesi otoman mund të thyhet lehtë vetëm duke i bashkuar forcat tona. .. Por unë nuk do të ndalem në fatin e trishtuar të princave të huaj. Ata janë vëllezërit e mi, të cilët u vranë mbrapa shpine në mënyrë të turpshme.”Më tutje ai shpalos përvojat e hidhura të vëllavrasjeve, e sidomos të shfarosjeve të familjes së tij, për ta arritur atë të bashkimit:”Më lejoni t’ju them, pra, pse shtëpinë time e zhdukën me qëllim në mënyrë të mjerueshme. Babai im, miku juaj, u sulmua nga sulltani turk me një ushtri të madhe. Fqinjët tashmë ishin nënshtruar para këtij pushteti barbar dhe askush nuk mundi t’i shkojë në ndihmë atij. Kështu që ai u detyrua të pranojë një ndër kushtet më të rënda: dhe kjo ishte shkatërruese për të. Ai vdiq, bijtë e tij u vranë. Vetëm unë mbeta gjallë. Qielli e ka dashur këtë dhe unë shpresoj se ju do më lejoni që të marr hak ndaj të pabesëve. Babai im ra viktimë e mos unitetit dhe e përqasjes së princave shqiptarë. Unë shoh akoma edhe sot të njëjtin fat si më parë të mbretërisë sime, por edhe ju, ashtu si unë, nuk doni të qëndroni në buzë të humnerës.Çfarë mendoni?Qëllimi i turkut nuk është vetëm shkatërrimi im… “Përmes elokuencës, fakteve të gjalla, rrezikut të përbashkët të zhdukjes, ai fliste thjeshtë, me qartësi të habitshme, pa shprehje të emfatizuara. Rëndom, fjalimet e tilla karakterizohen me Fiorcën e Fjalës së Gjallë, por edhe nga depërtimi në thellësi të çështjes së përgjithshme, një depërtim në realitetin e ngjarjeve: “Tani ju ftoj që të jemi unanimë, dhe kjo do të ndihmojë që ne të dalim triumfues, ashtu si Hungaria doli triumfuese ndaj këtij armiku të egër.Forca e Shqipërisë është njësoj si një lumë i vogël që rrjedh në drejtime të ndryshme. Nëse të njëjtit bashkohen në një shtrat të vetëm, ata formojnë një pjesë të madhe dhe të fuqishme të lumit. Kjo rrethanë më frymëzon mua, më jep besim dhe shpresë e më magjeps se shqiptarët, me armët e tyre, do të korrin fitore të lavdishme e kështu krishterimi i Europës do të vërtetojë vlerën e tij të njëjtë. Unë vetë kam jetuar afërisht tridhjetë vite si peng dhe në oborrin e tyre, i mësuar me armët e tyre, e di mënyrën e luftës së tyre, e njoh tërë ushtrinë e tyre, ndaj mendoj se tani është koha për të vepruar me sukses kundër tyre. Prandaj, në qoftë se unë, si komandant i tyre në shumë beteja të përgjakshme e kam mundur armikun e tyre, si do të duhej të veproja unë tani? Vendi im, mirëqenia e tij dhe e miqve të mi, më kanë dhënë besën e tyre që me gjak të mbroj vendin. A nuk do të mbetemi fitimtarë? Mos lejoni që të frikësoheni nga thashethemet boshe rreth krocave të armiqve tanë, duke ditur se para pak kohësh ata janë mposhtur krejtësisht nga Huniadi, dhe që në bërthamë trupat e tyre ishin shkatërruar krejt. Kështu, ajo çka ka mbetur tani nuk është asgjë më shumë se një grumbuj banditësh, një turmë frikacakësh e barbarësh pa asnjë qëllim dhe përvojë. Unë i referohem edhe historisë së lartpërmendur të kohëve të fundit rreth betejës së mëparshme të Moravës, të Huniadit me forca të vogla, por të veshura fuqishëm. Perëndia nuk pyet për numrin e armiqve, nëse besimtarët e duan fitoren.Nga bashkëbisedimi i sotëm varet fati i Shqipërisë. Unë ju kam treguar për rrezikun e përbashkët, si dhe për mjetet se si duhet shmangur ai; ajo çka varet sot prej jush është përmbushja e kësaj që u tha, e planeve të mia të menduara në mënyrë të pjekur. Dhe, nëse ju e bëni këtë dhe e pranonin, Shqipëria do të shpëtojë dhe brezat që do të vijnë do të jenë mirënjohës dhe do të luten për ju e për shpëtimin e tyre dhe të vendit”.4. Gjon Keka, te vepra e tij historike “Roli politik dhe ushtarak i shtetit të Arbërit” (2016), shkruan se, në saje të “politikës së tij vizionare, duhet rikujtuar këtu se në fjalimin e tij në Kuvendin e Lezhës, para të pranishmëve ai shpalosi strategjinë e tij të rikthimit të natyrshëm të hapësirës së plotë të Ilirisë në vendin e vet. Ky fjalim, në lidhje me këtë bashkim apo lidhje, është transmetuar nga dëshmitarët venecianë në këtë asamble apo kuvend kombëtar, të cilët e kujtojnë të ngjashëm me stilin e madh të heronjve të Homerit. Luftëtarët shqiptarë ngjasonin tashmë si në ditët e lashta të Epirit dhe Ilirisë, oratorë dhe poetë. Ndërkaq, duhet nënvizuar edhe ajo çka shkruajnë kronistët, se pavarësia, edhe pse ishte e shkurtër, ajo qe si një meteor mbi qiellin kombëtar të arbërorëve. “Ky Fjalim shënon, pra, ngritjen e Shtetit të Arbrit, krenarinë arbërore, i faktorizuar edhe ndërkombëtarisht, duke qenë edhe “model edhe për vetë Evropën dhe kombet e saj të periudhës së Mesjetës. Ndërkaq, ai kishte themeluar shtetin dhe kishte shpallur pavarësinë e gjerë kombëtare mes popullit arbëror; energjia dhe aftësia e tij tashmë ishin pranuar pothuajse pa përjashtim nga të gjithë prijësit arbërorë, me të cilët qeveria e Gjergj Kastriotit përfaqësonte interesat e shtetit në të gjitha drejtimet, duke e fuqizuar atë në themel dhe duke siguruar se do të kishte marrëdhënie ndërkombëtare e diplomatike të fuqishme me aktorë të kohës në shumë vende evropiane. ” (Gjon Keka, po aty). Fjalimi i Kuvendit të Lezhës ngriti një traditë që vazhdoi ndër shekuj deri më sot: atë të Besëlidhjeve Shqiptare, të organizimeve politike e ushtarake, të përfaqësimeve elitare, të vendimeve me shumicë demokratike, të idesë së mbajtur gjallë për një shtet të përbashkët etnik dhe atë të pajtimeve të mëdha historike.=========================
FJALIMI I GJERGJ KASTRIOTIT NË KUVENDIN E LEZHËS, 2 MARS 1444Është ndoshta e panevojshme, o princa të admirueshëm, të përshkruaj urrejtjen e turqve kundër ndjekësve të Zotit tonë Jezus Krisht! Janë plagët e shumta, me të cilat është mbuluar krishterimi dhe Shqipëria që e dëshmojnë më së miri këtë. Gjithashtu, o Princa të Shqipërisë, ne e kemi përjetuar thellë se si armiqtë tanë e kanë pasuruar veten me të mirat e vendit tonë dhe na kanë rrënuar ne në gjithçka.Më lejoni që të përmendim shkaqet e aksidentit të fundit, nga i cili ne tani kemi marrë mjaft këshilla dhe e kemi përmirësuar pozicionin tonë.Është për të qarë me lot se si princat e kombeve të krishtera, nga mos uniteti dhe kontratat e dëmshme të tyre, duhet ta fajësojnë veten për mjerimin e përgjithshëm. Por qielli është dëshmitar se pushtuesi otoman mund të thyhet lehtë vetëm duke i bashkuar forcat tona.Por unë nuk do të ndalem në fatin e trishtuar të princave të huaj. Ata janë vëllezërit e mi, të cilët u vranë mbrapa shpine në mënyrë të turpshme.Më lejoni t’ju them, pra, pse shtëpinë time e zhdukën me qëllim në mënyrë të mjerueshme.Babai im, miku juaj, u sulmua nga sulltani turk me një ushtri të madhe.Fqinjët tashmë ishin nënshtruar para këtij pushteti barbar dhe askush nuk mundi t’i shkojë në ndihmë atij. Kështu që ai u detyrua të pranojë një ndër kushtet më të rënda: dhe kjo ishte shkatërruese për të.Ai vdiq, bijtë e tij u vranë. Vetëm unë mbeta gjallë. Qielli e ka dashur këtë dhe unë shpresoj se ju do më lejoni që të marr hak ndaj të pabesëve.Babai im ra viktimë e mos unitetit dhe e përqasjes së princave shqiptarë. Unë shoh akoma edhe sot të njëjtin fat si më parë të mbretërisë sime, por edhe ju, ashtu si unë, nuk doni të qëndroni në buzë të humnerës.Çfarë mendoni?Qëllimi i turkut nuk është vetëm shkatërrimi im… O trimat e mi të dashur, nga ky rrezik i papërshkrueshëm janë të kërcënuar të gjithë, edhe ju. Sa e lehtë do të mund të tingëllojë brohoritja e gëzimit të fitores, nëse ju jeni të gatshëm të ma dhuroni vetëm veshin tuaj për të dëgjuar këtë që po flasim sot. Mendimet dhe aspiratat e turqve janë të drejtuara në shkatërrimin e të gjithëve ne, nga i pari e deri tek i fundit. Nuk mund të jetë një turk, nëse nuk mendon kështu.Ligjet e tij, zakonet e tij, karakteri i tij, sidomos gjithë vullneti i profetit të tyre Muhamed, i bënë ata shkatërrues. Ata nuk mund ta dinë emrin e Krishtit, sepse ata të tillë janë, dhe e njëjta ideologji e tillë është edhe te Murati, i cili është i rrethuar nga vezirët dhe bashkëpunëtorët e tij keqbërës. Ai mendon gjithë ditën për hakmarrje dhe për urrejtje. Ai e falënderon profetin e tij që i ka dhënë mundësinë për ta pushtuar Shqipërinë, pas humbjes shkatërruese në Hungari dhe në vendet e tjera. Ndërsa tani do të më shkatërrojë mua, që e gjithë kjo luftë të bëhet kundër princave të mi shqiptarë. Të gjithë ju, a doni të më shihni të lidhur në zinxhirë para tij?!Kjo është aspirata dhe dëshira e turqve! Besomëni mua, besojini përvojës sime, njohurisë sime për këtë ideologji dhe për zakonet e saj! Mendoni ngjarjet e tmerrshme, nga e kaluara e deri në ditët e sotme.Janë ndoshta tepër serioze këto fjalë që unë duhet t’i flas o princat e mi të çmuar. Janë njësoj si mjeku që tregon për rreziqet shëndetësore dhe për vuajtjet, dhe i njëjti më pas vendos për kohën e përshtatshme të operacionit.Vetëm të bashkuar mund të rezistojmë; dhe pikërisht këtë njësi (unitet) e do edhe vetë Zoti.Ju e dini se si në të kaluarën Hungaria, Transilvania, Bullgaria dhe Serbia ranë veç e veç nën pushtetin barbar të turkut.Megjithatë, si në vitet e mëhershme, kur princat qenë të bashkuar, edhe qielli i kishte bekuar armët e tyre, dhe kështu ata korrën fitore më të shkëlqyera, fituan, e Krishterimi triumfoi. Ky është shembulli më i lavdishëm i fundit që ju keni para jush. Oh! Le të shkojmë pra dorë për dore, dhe mbrojtja hyjnore na është e sigurt!Besoni vërtet se turqit do e kishin nënshtruar Shqipërinë dhe jetëgjatësinë e atit tim, nëse princat do të kishin rënë dakord që të dalin në ndihëm dhe në mbrojtje të tij?Ishte pikërisht shkaku i mosmarrëveshjeve dhe i përçarjeve që vendi ynë i bukur ra viktimë e pushtetit otoman. Tani ju ftoj që të jemi unanimë, dhe kjo do të ndihmojë që ne të dalim triumfues, ashtu si Hungaria doli triumfuese ndaj këtij armiku të egër.Forca e Shqipërisë është njësoj si një lumë i vogël që rrjedh në drejtime të ndryshme. Nëse të njëjtit bashkohen në një shtrat të vetëm, ata formojnë një pjesë të madhe dhe të fuqishme të lumit. Kjo rrethanë më frymëzon mua, më jep besim dhe shpresë e më magjeps se shqiptarët, me armët e tyre, do të korrin fitore të lavdishme e kështu krishterimi i Europës do të vërtetojë vlerën e tij të njëjtë. Unë vetë kam jetuar afërisht tridhjetë vite si peng dhe në oborrin e tyre, i mësuar me armët e tyre, e di mënyrën e luftës së tyre, e njoh tërë ushtrinë e tyre, ndaj mendoj se tani është koha për të vepruar me sukses kundër tyre. Prandaj, në qoftë se unë, si komandant i tyre në shumë beteja të përgjakshme e kam mundur armikun e tyre, si do të duhej të veproja unë tani? Vendi im, mirëqenia e tij dhe e miqve të mi, më kanë dhënë besën e tyre që me gjak të mbroj vendin. A nuk do të mbetemi fitimtarë? Mos lejoni që të frikësoheni nga thashethemet boshe rreth krocave të armiqve tanë, duke ditur se para pak kohësh ata janë mposhtur krejtësisht nga Huniadi, dhe që në bërthamë trupat e tyre ishin shkatërruar krejt. Kështu, ajo çka ka mbetur tani nuk është asgjë më shumë se një grumbuj banditësh, një turmë frikacakësh e barbarësh pa asnjë qëllim dhe përvojë. Unë i referohem edhe historisë së lartpërmendur të kohëve të fundit rreth betejës së mëparshme të Moravës, të Huniadit me forca të vogla, por të veshura fuqishëm. Perëndia nuk pyet për numrin e armiqve, nëse besimtarët e duan fitoren.Më besoni, vetëm për shkak të mos unitetit tonë turqit mund të ngrihen përsëri. Ndryshe, ata nuk do të guxojnë kurrsesi të na sulmojnë, edhe nëse e mendojnë ta bëjë atë, sepse e gjithë ndërmarrja e tyre do u kushtojë shtrenjtë.Kështu që ju po e shihni, o princa të urtë, se shpëtimi ynë varet nga ne vetë. Në qoftë se ne shikojmë se si shkatërrohen fqinjët tanë, në qoftë se ne mbetemi të frikësuar, joaktivë, atëherë ne do jemi si qengjat në gojë të ujkut.Nga bashkëbisedimi i sotëm varet fati i Shqipërisë. Unë ju kam treguar për rrezikun e përbashkët, si dhe për mjetet se si duhet shmangur ai; ajo çka varet sot prej jush është përmbushja e kësaj që u tha, e planeve të mia të menduara në mënyrë të pjekur. Dhe, nëse ju e bëni këtë dhe e pranonin, Shqipëria do të shpëtojë dhe brezat që do të vijnë do të jenë mirënjohës dhe do të luten për ju e për shpëtimin e tyre dhe të vendit”.Dhe kështu, princat e Shqipërisë vendosën në zemrat e tyre frymën e unitetit, si dhe frymën e rezistencës kundër armiku të tyre të përbashkët.(Nga Gjon Keka, “Roli politik dhe ushtarak i shtetit të Arbërit”, 2006. Autori Keka komenton: “Përshtypja e këtij fjalimi ishte jashtëzakonisht e fuqishme; të gjithë delegatët e pranishëm (përveç delegatëve venecianë dhe të tjerë), pas një bashkëbisedimi të shkurtër zgjodhën Gjergj Kastriotin komandant suprem të forcave të përbashkëta të Shqipërisë. (…)Në këtë fjalim ne mund ta shohim në dritën e qartë karakterin, personalitetin mbikohor dhe lidershipin vizionar të Gjergj Kastriotit, si dhe njeriun e burrështetasin e urtë e të talentuar, me besimin e tij të thellë në rrënjët e lashta të kombit. Fjalimi i tij u mbajt në kishën e Shën Nikollës më 2 mars 1444.,ku morën pjesë gjithë kryefisnorët dhe fisnorët, si dhe delegatë e përfaqësues të tjerë nga mbarë vendi. Ishte vërtet një nga fjalimet e Gjergj Kastrioti plot frymëzim, i rafinuar, mbushur me vetëbesim dhe kurajë. Ja se ç’foli ai në këtë meshë.)