Komenti

Sadri Ramabaja: Hijet që mbesin prapa vrasjes së Qerim Kelmendit

Njëzetë e dy vite pas atentatit ndaj Ilir Konushecit, në mënyrë mizore do të vritet edhe Qerim Kelmendi, shoku i tij i armëve. Në vrasjen e Ilirit dhe tashti edhe të Qerim Kelmendit, duket se janë të implikuar po të njejtat shërbime

Prishtinë, 27 shkurt – Sot u mbush një vit, nga dita kur kishte marrë dhenë lajmi për atentatin ndaj Qerim Kelmendit, ushtarit model të UÇK-së. Pak orë pas këtij kumti të rëndë, do të mësojmë se ai ishte një akt i përkryer prej profesionistësh të fushës, tejet makabër, i ngjashëm me ata që shërbimi serb i kishte kryer edhe më heret në Kosovë e gjetkë, gjithandej në Europë, në ndjekje të kundërshtarëve të tij.
Në rrethana normale për vrasjet e kësaj natyre, përveç organeve gjegjëse të Republikës së Kosovës, do të duhej të angazhoheshin edhe instatcat e sigurisë së Republikës së Shqipërisë. 

E kam përjetuar rënd, tepër rënd lajmin për humbjen e Qerim Kelemendit. Kjo vrasje u bë në kohë e rrethana të jashtëzakonshme, kur prisja të merrte rrugë zgjidhjeje pengmbajtja tutje e Republikës sonë.
E kam përjetuar rënd, tepër rënd lajmin për atentatin ndaj luftëtarit të lirisë, sepse e dija që atë ditë, kishte marrë fund jeta e luftëtarit që mbrunte në vete historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kësaj kryevlere politike të Dardanisë sonë.
Një vit pas këtij akti makabër, ia vlenë të pohojmë edhe publikisht, meqë Prokuroria ende po hesht (!), këtu në cilësinë e studjuesit dhe mikut të Qerim Kelemnendit, dy nga arsyet e supozuara se përse u krye ky atentat politik i llojit të vet.

Disa javë pas përfundimit të luftës, kisha rastin që ta takoj në Prishtinë profesorin e Universitetit të Oksfordit, Xhejms Petifer, autorin e monografisë më të mirë të shkruar deri tashti për UÇK. Në një nga verandat e Hotel Ilirisë, ai më kishte rrëfyer në detaje, shumë më shumë ngase kishte sjellë në libër, për vrasjen e Ilir Konushecit dhe mjekut Hazir Mala më 8 maj 1998.
Në këtë vrasje, sipas profesor Petiferit, ishin të angazhuar tri shërbime sekrete të huaja dhe segmente të veçantë të sigurimit shqiptar!  Shkas ishte jo vetëm likudimi i bartësve dhe ideatorëve të arteries kryesore të furnizimit të UÇK-së, por edhe i vetë kryesisë së LPK-së nga drejtimi i UÇK-së.
E vetëkuptueshme që në krye të këtij projekti, autor real ishin shërbimet e intelegjencies serbe. Ata ishin tejet të interesuar ta mbanin Shqipërinë politike në atë gjendje kaosi e mjerimi ekonomik e politik, në njërën anë, ndërkaq në anën tjeëtr ta zotronin si koloni të saj tutje Kosovën.


Ilir Konushevci dhe Hazir Mala (ky i fundit nga Tropoja), siç dihet tashmë edhe falë dëshmive të mbledhura nga Qerim Kelmendi, u vranë nga grupi i përbërë nga Bislim Demiri, Agim Demiri, Petrit Braha, Isa Kernaja dhe Shkëlzen Kurbala. Ky grup vrasësish me proosi qe zbuluar nga Fatmir Haklaj. Anëtarët e këtij grupi identifikoheshin si njerëz të afërt me Sali Berishën. Këta të gjithë tashmë janë vrarë, me përjashtim të Petrit Brahës, i cili jeton në Belgjikë dhe është i paralizuar.
Ngjarjen e ka zbërthyer në detaje pikërisht shoku i ngushtë i Ilir Konushevcit, luftëtari i shquar i UÇK-së, Qerim Kelmendi.
Qerim Kelmendi ka zbuluar njerëzit që çuan në pritë Ilir Konushevcin dhe mjekun Hazir Malaj, si edhe ata që mbajnë të mbyllur dosjet për atë vrasje.

Njëzetë e dy vite pas atij atentati ndaj Iliri Konushecit, në mënyrë mizore do të vritet edhe Qerim Kelmendi. E qartë, pas vrasjes së Ilirit, po edhe pas asaj të Qerim Kelmendit, duhet të jenë po të njejtat shërbime. Por, nëse atbëtë kishte motive politike e strategjike për vrasjen e Ilirit, për këtë të Qerimit, tek gama e shërbimeve të huaja dhe jo vetëm, duket se kanë mbizotruar elementë tjerë specifik, që pres ta trandin drejtësinë shqiptare në të dy republikat tona, madje edhe nëse do të duhej të silleshin para drejtësisë politikanët e përfshirë në që të dy rastet.
                                               _________________