Portreti/intervista

Xhevat Gjini: Kryetari që bashkon – shembull që do të duhej ndjekur

NJË KAFE ME NJERIUN- KRYETARIN QË BASHKON… Shoqeria shqiptare te ne, ne Kosove, eshte polarizuar bukur shume gjate ketyre du dekadave LIRIE !! Te gjithe si me nje goje dikur flisnin e thoshin ne Kosove: “A thua do te lirohemi ndonjehere e te jetojme, te punojme e te perparojme si popujt e zhvilluar? S’do de kete fuqi qe do te mund te na ndaje e perçajë”, thoshin e perserisnin te gjithe. Bijte e bijat me te mira te kombit, te organizuar ne LPK-UÇK, ia krisen pushken Serbise dhe, me perkrahjen e mbare kombit e te botes demokratike, e çliruan Kosoven e Shqiperise… Gezim i papare. Kudo feste. Populli i debuar, pa u bere muaji, (ri)mbushi Kosoven e tij. Shqiptare qe kishin shkuar deri ne Australi po ktheheshin ne vatrat e tyre stergjyshore… Kjo dashuri e kjo lidhshmeri me token e tyre shqiptare mahniti boten! Mirepo, prania “nderkombetare” – unmikiane, e lidhur ngushte me shtresen e kolaboracionisteve tradicionale dhe me disa “patriote ” te rinj, qe nxori ne skene Lufta, e qe i mundi lakmia per pasuri, pushtet e lavdi, e permbysen situaten ne favorin e tyre! Shoqeria shqiptare e Kosoves nisi te “hallakatej”! Partite politike, shefat e tyre, moren flamurin e polarizimeve e te perçarjeve!! Statusi i pazgjidhur dhe i paqendrueshem i Kosoves u shkonte per lale edhe “nderkombetareve”, edhe ketyre “boseve” te partive dhe grupeve tjera te interesit, qe i bene rrush e kumbulla pasurite e Kosoves!!! Kjo gjendje y rendua shume dhe prodhoi zhgenjim e deshprim! Ikja e popullsise, sidomos e rinise, mori permasa shqetesuese dhe s’po ka te ndalur!! Koha kerkon njeri e njerez perbashkues, sot me shume se dje…Rufki Suma, luftetar, komandant, kur e kerkonte Atdheu, intelektual, politikan e Kryetar komune pas Lufte, eshte shembulli qe duhet ndjekur nga politikanet, kryetaret e partive dhe nga kryetaret e komunave dhe shoqerive (shoqatave). Kryetari Rufki Suma eshte shqiptari qe per interesin e komunes, te qytetareve dhe te Republikes bashkon partite dhe njerezit ne komunen e tij… Jo vetem i bashkon dhe i mban bashke, por edhe i degjon dhe respekton me modesti njerezore, me kulture, takt e pjekuri. Ështe merite e tij historike, qe qytetit te tij dhe te gjithe neve, Hanit te Elezit, ia ka hequr edhe zyrtarisht emrin qe i kishte vene Serbia pushtuese, emrin e atij qe kishte bere krime e gjenocid ndaj shqiptareve duarthate, Gjeneral Jankoviçit. Kete gje nuk e beri deri sot, p. sh., Ferizaji, qe quhet edhe “Uroševac”, emri i nje krimineli tjeter pushtues!! Hani i Elezit eshte i vetmi qytet shqiptar dhe e vetmja komune ku mbishkrimet (edhe emrat e rrugeve) jane vetem ne gjuhen shqipe, sepse banoret jane te gjithe shqiptarë. Kjo edhe per t’u treguar institucioneve dhe partive tona qe, per faqen e tyre te zeze, e ben te “barabarte” gjuhen serbe ne vendin ku mbi 90% e popullsise eshte shqiptare!!! Mjediset e komunes, ku eshte Kryetar Rufki Suma, jane ne çdo kohe me te pasterta se spitalet tona publike… Mjediset e komunes jane te mbushura me lule te shume llojeve, tamam si nje mini kopsht me lule. Vertet ndjehem mire qe jam qytetar e shqiptar i ketij vendi kur shkoj ne komunen e Hanit te Elezit dhe kur pij kafe me mikun tim, Kryetarin dhe njeriun qe bashkon ne nje kohe kur nga çdo ane “investohet” per ndarje e perçarje… Shendet e mbaresi per Rufki Sumen, shembulli i te cilit duhet ndjekur…