Si duket shoqëria klasore e Suedisë sot?
Ndoqa një seminar nëpërmjet internetit ku temë qendrore ishte gjendja aktuale e shoqërisë klasore suedeze. Organizator i seminarit ishte Instituti Katalys ku farkohen ide të reja në funksion të ngritjes së opinionit për çështje aktuale dhe të ardhshme nga sfera shoqërore, ekonomike e politike.Me këtë rast u bë e ditur se nga ky institut sa ka dalë libri më i ri ”Klasët në Suedi: Pabarazia, pushteti dhe politika në shekullin 21”. Në bashkëpunim me 40 studjues dhe hulumtues synohet të shenjohen disa nga ndryshimet më përmbajtësore që kanë ndodhur në shoqërinë suedeze pas viteve 1980.Shoqëria klasore në Suedi është një fakt. Dallimet dhe pabarazitë janë shumë të ashpra. Disa mendojnë se është Ok që është kështu, por shumë më shumë mendojnë se nuk është mirë që është kështu si është.Dhe çështja është si të ecët në vazhdim dhe si të ulen këto dallime e pabarazi në shoqëri.•Shoqëria klasore është ashpërsuar:kjo vërehet në pabarazinë e të ardhurave, në varfërimin e shoqërisë, në rritjen e papunësisë dhe në segregimin e mirëqenijes që po zgjerohet gjithnjë e më shumë në një model të privatizimit të mirëqenjes.•Klasa punëtore edhe më tutje është klasa më e madhe shoqërore. Njerëzit me prejardhje të huaj e mbipërfaqësojnë klasën punëtore.•Përkatësia klasore tregon në masë të madhe edhe idetë politike të njerëzve dhe përcaktimin e tyre në zgjedhje.•Deri në vitin e 90-ta Suedia kishte një sistem të qëndrueshëm të mirëqenjes. Me privatizimin e një pjese të shkollave dhe të sistemit të përkujdesjes shëndetësore konsekuencat në sferën e mirëqenjes janë të dukshme.•Kriminaliteti duhet të analizohet me terme klasore.•Pushteti në kapital bëhet pushtet politik. Janë 15 familje në krye me familjen Wallenberg që kontrollojnë ndërmarrje me një vlerë afërsisht 5.000 miliard.Etj,etj.Shkurt, Suedia është në prag të një rritje të jashtzakonshme të pabarazisë. Fjalën e kanë tani partitë politike, sindikatat dhe lëvizjet popullore që të mbajnë anën e pagamarrësve për të nxjerrë propozime konkrete dhe reforma për të ndërtuar një Suedi më të barabart për të gjithë. Kërkohet një RIFRESKIM!