O Enver të ishe gjallë!
Ju që në xhungël jetoni,
pa një rregull-pa një ligj,
Enver Hoxhën e mallkoni,
vetëm se jini të liq!
Enver Hoxha-ju them unë,
u bëri aq shumë të mira,
u dha bukë e u dha punë,
u nxori nga errësira!
Kurrë për veten e vet,
po për popull ka punuar,
të paktën dhe Njëmijë vjet,
s’do ketë të krahasuar!
Shpuri dritën dhe në male,
ju nxori nga terr i zi,
bëri shkolla dhe spitale,
bëri njeriun-njeri!
Për të gjithë fukarenjtë.
Enver Hoxha qe një Krisht,
për larot dhe maskarenjtë,
qe kamxhiku natyrisht!
Shqipëria qe xhenet,
pa drogë e pa kurvëri,
tani e shikoni vetë,
se ç’bëhet në Shqipëri!
Po s’e shihni-jini qorra,
këtë turp që na mbulon,
se nuk bëhet shtet me horra,
me vjedhje dhe korrupsion!
Një ushtri këtu u ngrit,
që nga pushka tek raketa,
po e gjitha u grabit,
nga kusarët çeta-çeta!
Bëri një shtet të vërtetë,
nxori ligjin mbi kanunë,
sa ishte në këtë jetë,
mender jush i hëngrën munë!
Komandant e Komisar,
shkëmb e bëri këtë vend,
këta pisa-as për varr,
nuk i lanë dy metra vend!
Po ka Zot në këtë jetë,
ka një Zot dhe Shqipëria,
po kemi mallkim vërtetë,
na zunë të mirat e tija!
Ju që qetë né kohë të tija,
s’e kuptoj pse s’flisni dot,
qe e jona Shqipëria,
edhe vendi kishte Zot!
Thoni ju që më lexoni:
“Si s’u lodhe Arben Duka?!”,
ju që atë kohë mohoni,
harram kripa-harram buka!
Jemi tridhjet vite mbrapa,
po s’jemi aspak më mirë,
se sërish na zuri nata,
një e madhe errësirë!
Me mijëra djema të ri,
rrëmbeu kjo kohë mortore,
sa s’u vranë në Shqipëri,
as në Luftën Botërore!
Ti e di-more Sovran,
Arben Duka s’të gënjen,
as sa një cigar duhan,
sot jetë e njeriut s’vlen!
Që prej Jugut e Veriut,
vdekja bluan porsi mokrra,
kur s’vlen jeta e njeriut,
gjithë të tjerat janë dokrra!