Moskë, 24 Janar 2021
Rusia po përjeton një nga protestat më të mëdha kundër Kryetarit të saj, Vladimir Putinit. Deri më tani vetëm brenda disa orësh janë ndaluar mbi 3 mijë protestuesë. Protestat nisën pas arrestimit të udhëheqësit opozitar, Navalny, teksa ky i fundit, që ndodhet tashmë në një proces gjyqësor, bëri thirrje për protesta masive kundër pushtetit në fuqi. Protestat vijojnë tashmë në Rusi, teksa turma përleshet dhunshëm me forcat e policisë që janë të shtuara gjithashtu.
Mediat e huaja raportojnë se protesta më e madhe po zhvillohet në qendër të Moskës, me mbi 40 mijë përfaqësues, kurse protesta më të vogla ka në qytetet e tjera.
add a comment